Një marinar e ka lënë detin
varka e tij e ka lënë portin
dhe mbreti ka lënë mbretëreshën
një kurnac ka lënë arin e tij
… et voilà
një vejushë që lë zinë e saj
një e çmendur që lë çmendinë
dhe buzëqeshja jote që lë buzët e mia
… et voilà
Ti do të më lësh
ti do të më lësh
ti do të më lësh
ti do të kthehesh te unë
ti do të martohesh me mua
ti do të martohesh me mua
Thika martohet me plagën
ylberi martohet me shiun
buzëqeshja martohet me lotët
ledhatimet martohen me kërcënimet
… et voilà
E zjarri martohet me akullin
e vdekja martohet me jetën
ashtu si jeta martohet me dashurinë
Ti do të martohesh me mua
ti do të martohesh me mua
ti do të martohesh me mua.
Komentet