VOAL – E ka prej kohësh namin e një ushqimi pak të shëndetshëm, por gjalpi tashmë po rehabilitohet pjesërisht nga një hulumtim i ri i gjerë nga Friedman School of Nutrition Science and Policy i Tufts University, në Shtetet e Bashkuara, publikuar sot në Plos One, shkruan voal.ch.
Gjalpi është shoqëruar në njëfarë mase me vdekshmërinë, ndërkohë ai nuk ka lidhje me sëmundjet kardiovaskulare dhe shikohet edhe një mjet mbrojtës ndaj diabetit. Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë analizuar të dhënat e hulumtimeve të reja, ku janë përfshirë 636.151 vetq.
Sasia e gjalpit të ngrënë ditë është e barabartë me një lugë gjelle, rreth 14 gramë. Gjatë periudhës së ‘follow up’, në të cilën pjesëmarrësit e studimit janë vëzhguar, janë verifikuar 28.271 vdekje, 9.783 raste të sëmundjev të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut dhe 23.954 raste të fillimit të diabetit.
Por studimi ka gjetur lidhje të pakta mes sasisë ditore të përdorimit të gjalpit dhe vdekshmërisë, sëmundjeve kardiovaskulare e diabetit, ndaj të cilit madje ai mund të ketë ndikim pozitiv, çka duket se varet prej pranisë së qumështit.
Komentet