“Njeriu është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.” Edgar Morin, “Hyrje në një politikë të njeriut”
Ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj. Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike, politike ose karieriste të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e brendshë dhe tè jashtëm etj. Kjo vetmi shëndrrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë katastrofale e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga vende tjera dhe agjentët ose kolaboratorèt e tyre, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme etj.
Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “demarkacionit” dhe “asociacionit” e kështu me radhë, lirisht mund të quhën shantazhim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj disa liderëve ose politikanëve kosovar nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal, reaksionar dhe anakronik, janë të shumtë dhe tepër dubioz. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me komplotët dhe shantazhët e vazhdueshme ose sistematike të Serbisë dhe Rusisë (plus Turqisë) -ndaj Hashim Thaçit dhe disa politikanëve të tjerë kosovar.
Behgjet Pacolli thuhet se është njeriu kyç i Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, i cili supozohet se ka dosie ose materiale të shumèta kundèr Hashim Thaçit dhe disa ish anètareve tè tjerè tè ish Shtabit tè Pèrgjithshèm tè UÇK-s, tè cilat i ka tè huazuara ose siguruara nga intelegjenca ose shèrbimet e ndryshme sekrete tè Rusisè, Serbisè etj. Kèshtu qè Hashim Thaçi duket se èshtè i shantazhuari ose “pengu kryesor” i Behgjet Pacolli dhe shefafe tè tij nè Moskè, Beograd etj. Kjo mbase, duhet tè jetè edhe atuja ose deviza kryesore e kontrabandimit dhe inkriminimit tè Behgjet Pacollit nè tè gjitha postet ose funksionet e mundshme shtetrore, qeveritare, politike ose diplomatike nè Kosovèn e pasluftès-pèrballè tè tè cilit qèndrojnè ‘gatitur’ Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Xhavit Haliti etj. Kush e di! (….)
….!
Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik. Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.
Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Unit” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.
Për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhet të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.
Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?
Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) “Psikologjia e fashizmit” (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë ta konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.
Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.
Veç tjerash, Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, Zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.
Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.
Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore): nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat tona ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i panjohur për Jungun, i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori.
Komentet