Shqiptari është një njeri shumë frikacak për të luftuar dhe shumë i trashë për të vrapuar. “Nëse do të kisha vetëm zgjedhjen midis frikacakëve dhe dhunës, do të rekomandoja dhunën” – Mahatma Gandhi
*** Gjendja shëndetësore e shumicës së shqiptarëve është e lidhur me frikën, depresionin, ankth dhe stres.
Për të gjithë tiranët ka një justifikim: Nuk kanë faj që ata që i rrethojnë janë frikacakë.
Çfarë do të thotë frikacak? Frikacak do të thotë “pa guxim”; paburrëri, poshtërsi.
Paburrëria (të jesh frikacak) është një cilësi e vullnetit, e cila shfaqet duke shkuar shumë larg në shmangien e të gjitha rreziqeve dhe shqetësimeve.
Ne shqiptarët jemi shpesh frikacakë në komunikimin me pushtuesit. Ne nuk guxojmë të themi atë që duam apo mendojmë dhe shmangim ngritjen e temave që vërtet kanë nevojë të regjistrohen dhe dëgjohen nga ata që na sundojnë.
Por frikacaku (poshtërsia, paburrëria) ndëshkon veten.
Pritjet për barazi me pushtuesin (apo regjimin monist) mund të rezultojnë të jenë rruga më e sigurt për në ferr nëse je frikacak dhe nuk guxon të veprosh. Nëse duam të arrijmë marrëdhënie dhe relacione të mira me ta, duhet të pranojmë dallimet e njëri-tjetrit dhe të guxojmë t’i tregojmë ato, dhe të japim pengesë. Shembull: Qeveria fashiste-naziste në FYROM ju detyron gabimisht në një ide të ndërtuar të “barazisë”. Kombin shqiptar që është autokton dhe jo ardhacak si ata, si dhe numerikisht më shumë se ata, e thërrasin pakicë apo e shajnë rëndë me termin: 20%. Shqiptarët, pra “njëzet-përqindëshi” nuk lejohen të flasin gjuhën e tyre amtare dhe dënohen me burgim të përjetshëm nëse mbajnë flamurin ilir-shqiptar disa mijë vjeçar, dhe nëse ata nuk tundin flamurin tjetër të rremë të shtetit, të vizatuar para disa vitesh – Maqedonisë.
Më e keqja: Idiotësia e Shqipërisë, e vetmja nga fqinjët e pranoi FYROM-in si shtet pa e kushtëzuar fare për të drejtat e shqiptarëve atje, ndërkaq Serbia, Bullgaria dhe Greqia (me të drejtë) u mohojnë gjuhën, kombin, shtetin, flamurin dhe fenë e tyre.
Që nga viti 1989, në vazhdimësi, kudo nëpër stadiume gjatë garave sportive, tifozët “maqedonas” (dhe serb), me miratimin e qeverisë së tyre dhe me simpati për “dhomat e gazit” dhe Holokaustin, lehin si qentë e zgjebosur duke kërkuar gjenocid ndaj nesh:
“Vrite, digje, there shqiptarin, shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur!”
Ndërkohë shqiptarët (sidomos, politikë-bërësit e tyre nuk reagojnë. Heshtin sepse janë frikacakë. Por edhe servil sahanlëpirës, të korruptuar, antikombëtarë, Analfabetë por me diploma false. Dhe hajdutë. Ndershmëria mund të dëmtojë, por bëhet një faktor pozitiv në planin afatgjatë. PS: Izraeli dhe OKB-ja duhet të informohen zyrtarisht për këtë çështje 34 vjeçare. Simpatia e zjarrtë e këtyre barbarëve për dhomat e gazit nënkupton Holokaustin.
Holokaust-i është një term për gjenocidin e nazistëve ndaj hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në periudhën 1938-1945, më shumë se gjashtë milionë hebrenj u vranë, edhe atë në mënyrën më mizore.
***
Burrat shqiptarë duhet të mësojnë të guxojnë të bëhen burra të vërtetë, të guxojnë të jenë të sinqertë, të guxojnë të thonë ashtu siç është. Ne kemi lindur të ndryshëm, por jemi gati të “vdesim” si të barabartë. Nuk është e rrezikshme të jesh i sinqertë, nëse nuk ke bërë asgjë të keqe.
Shumica e burrave shqiptarë janë frikacakë. Nuk kam për qëllim të jem i vrazhdë, gjykues ose i pasjellshëm këtu, por fatkeqësisht është e vërtetë. Nuk është e rrezikshme të marrësh një pozicion të qartë. Gjëja me të vërtetë e frikshme është të bëhesh nxitës (motivues) i tifozëve pasiv të dhunuesit.
Të famshmit (pushtuesit sllav-ortodoksë) pengohen si domino pasi në mënyrë të dehur kanë shqiptuar sharje diskriminuese dhe raciste. Marrëzitë janë bërë një çështje e rrezikshme, si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë ligjor. Tani më në fund rrjeta e merimangës kap edhe spektatorët shqiptarë burracak e frikacak. Jo më. Në të njëjtën kohë, më në fund ka ardhur koha që spektatorët e skenës poshtëruese e tragjike, sidomos partitë politike shqipfolëse me BDI-në dhe “krye-heroin” e saj që akuzohet për tradhti kombëtare dhe krime ekonomike, që me dekada mbështesin qeveritë fashiste sllavo-“maqedone” – të përgjigjen për pasivitetin e tyre.
Të vetëshpallurit “maqedon”, emër të cilin ua dhuroi shoku Tito në vitin 1944 vetëm që Bullgaria të mos pretendojë trashëgimi në Jugosllavi, nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë e vërtetë antike. Ardhacakët kanë filluar të shpërngulen në vendet tona nga Karpatet 2.000 vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh (Leka i Madh), shqiptar. Historinë e të cilit përpiqen ta falsifikojnë dhe përvetësojnë.
Sepse është gjithmonë grupi i qetë rreth dhunuesit (mercenarët shqipfolës) ai që është motori i vërtetë që shtypja, fyerja dhe ngacmimi ndaj shqiptarëve etnik të pranohet dhe të lejohet të bëhet model. Mekanizmi është i njëjtë. Teknikat e dominimit janë efektive vetëm nëse pjesa tjetër e “paketës” pranon dhe e mbyll gojën.
Dhe, tufa tenton ta bëjë këtë. Justifikimet janë të shumta dhe frikacake: “Nuk dua të futemi në konflikt”. “Ata mund t’i zgjidhin gjërat vetë.” “Nëse pohoj veten, unë vetë bëhem jopopullor.” Nëse keni frikë për sigurinë tuaj duke ndërhyrë, duhet të kontaktohet policia. Nuk ka justifikime të mira për të pranuar abuzimin.
Ne jemi të mirë për shumë gjëra në tokën shqiptare, por problematizimi etik dhe moral nuk është gjëja kryesore, por për të penguar ndryshimet. Ne flasim shumë pak për faktin se gjithçka është një zgjedhje. Të mos bësh asgjë është gjithashtu një pozicion i qartë. Paburrëria (poshtërsia) madje ngatërrohet me aftësi të mira bashkëpunuese me armikun. Fakti që rrethimi i dhunuesit më në fund ballafaqohet me të qenit kalimtar është i bukur dhe me të vërtetë i përket kohës. Sepse kur shqiptarët pasiv të zgjohen dhe ndërmarrin veprime, atëherë shumica e padrejtësive, e fyerjeve, e shfrytëzimeve, e nënçmimeve, ngacmimeve, dhunimeve, burgosjeve politike dhe maltretimeve të rrezikshme nga ana e egërsirave kundër kombit tonë, do të zhduken.
***
Ke guxim? Apo je thjesht një frikacak? Dua të flas për guximin, çfarë është guximi? Guximi është gatishmëria për të vepruar për të arritur një qëllim, edhe nëse kjo do të shkaktojë dëm për veten tuaj.
Ka shumë spekulime rreth kësaj teme. Të kesh guxim kërkon të brendshme pohimi dhe vetëbesim. Duhet të jetë mjaft e rëndësishme që ju si qenie njerëzore ta përballoni luftën edhe nëse mund të jetë në dëmin tuaj. Sa prej nesh posedojnë guxim të mjaftueshëm? Guximi është një nga 4 virtytet kryesore së bashku me drejtësinë, maturinë dhe mençurinë.
Është e panatyrshme që çdo qenie njerëzore të ekspozohet instinktivisht ndaj lëndimeve personale, fizike apo psikologjike, ju duhet të jeni mjaft të lartë në ndjeshmëri, d.m.th. të kujdeseni për të tjerët, në mënyrë që të shihni kuptimin pas një veprimit të guximshëm. Sa prej jush atje kanë guxim? Unë mendoj se shoqëria jonë shqiptare karakterizohet nga frikacakë. Ata nuk guxojnë të ndërhyjnë, kanë frikë. Jeni një prej tyre? Ata që bëjnë sikur nuk dëgjojnë apo shohin? Sepse është e frikshme të aktrosh? Apo jeni një nga ata që rrini të shikoni fëlliqësira pa ndërmarrë veprime? Në botën time, ti je bashkëpunëtor në çdo padrejtësi nëse e lë të kalojë në heshtje ose shikon dhe pajtohesh me padrejtësinë. Kush je ti? Kush dëshiron të jesh? Pse je kaq frikacak?
Unë u mësoj fëmijëve të mi (2 djem dhe një vajzë, 12, 10 dhe 6 vjeçar) guximin, ashtu siç më mësuan prindërit dhe gjyshërit e mi. Unë i mësoj ata përmes veprimit. E dini që fëmijët trashëgojnë zakonet tuaja, vlerat dhe guximin tuaj për të vepruar? Ju jeni modeli i tyre. Nuk mund të thuash: “Do të bësh siç them unë dhe jo si bëj unë”. Nuk do të funksionojë kurrë në praktikë. Sepse ka një shije të keqe mosrespektimi dhe zihet nën pretendime të tilla.
E di që po provokoj shumë njerëz tani dhe ky është qëllimi. E di që provokimi (në aspektin pozitiv, kur ia donë të mirën atij që e provokon) të çon në veprim dhe e di që dëshiron të provosh nëse je në të vërtetë aq frikacak sa them unë.
Herën tjetër që qëndroni aty ose kaloni pranë dhe shihni diçka që nuk është në rregull, çfarë bëni? A keni guxim të mjaftueshëm? Apo je thjesht frikacak? Duhet të reagoni kur fqinji apo kalimtari kërcënohet nga kriminelët, kushdo qofshin ata. Nesër mund të jeni ju që kërcënoheni nga kriminelët.
“Padrejtësia shpesh bëhet duke mos vepruar, jo vetëm duke vepruar” – Markus Aurelius, perandor romak, jetoi: 121 – 180.
Të dhemb të ndryshosh, por ia vlen. Ti bën një ndryshim, je i fortë, ke besim te vetja dhe ke guxim. Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, asnjë ndeshje me kundërshtarin dashakeq që nuk mund ta përballoni, asnjë frikë që nuk mund ta largoni, pavarësisht se sa e pamundur mund të duket ndonjëherë. Vjen gjithmonë një moment kur ju duhet të veproni, pavarësisht frikës tuaj, dhe të hidheni në të panjohurën. Vetëm përmes veprimit jeta merr kuptim.
Ju jeni magneti më i fuqishëm në univers! Ju keni një forcë magnetike që është më e fuqishme se çdo gjë në këtë botë, dhe kjo forcë magnetike e pabesueshme rrezaton në mendjen tuaj, e cila praktikisht të ndihmon të kontribuosh për Unitet Gjithëkombëtar. Të largojmë terrin. Të sjellim dritën. Të gjithë së bashku në Unitet. Tërhiqemi nga njëri-tjetri sepse motra dhe vëllezër jemi, pa marrë parasysh se ku jetojmë apo jemi.
*** PS: Për arsye të ndryshme i censuroj mendimet e mia. Janë shumë pak prej tyre që mund t’i lejoj vetes t’i shpreh publikisht. Shumica e mendimeve që kam, deri më tutje duhet të mbeten private.