Comments
Grigor Jovani
“Nuk ka aq rëndësi forma por përmbajtja”?! Thaaaani! Po flet si kritik i realizmit socialist(!!!) Koha është të na kujtosh tani rolin udhëheqës të Partisë, etj etj. Forma është ARTI, Thani. E ka thënë qyshkur edhe Lasgushi, ai që modenizoi në formë poezinë shqipe të bejtexhinjve. Forma, Thani, FORMA! Se shkruan ti vetë në strofa katërshe të rimuara, nuk është kusht…
Reply
19h
Thani Naqo
Hej, Gole, hiq dorë nga paniku i pohimeve që s’kanë të bëjnë me ato që “fërshëllen” realizmi socialist apo dhe ndonjë sinjal i vakët lasgushian…Forma, për të cilën ti thua “është Art,” është edhe Art, por është e tillë në Artet Pamore, si piktura, skulptura, etj. por jo Forma Letrare e Poetike, e as ka të bëjë me formën e Renditjes të fjalëve, në daç si dardhë Devolli, apo Piramidë Egjypti…Nga i gjen këto pandehma sfilitëse o Gole? Pse nuk jep alarmin që sot bejtushkat dhe traktet Patriotike po lulëzojnë më shumë se në Epokën e Rilindhjes, dhe na duket sikur ende jetojmë në atë kohë, ndërsa koha bën përpara me shpejtësinë e dritës e jo të zërit…Nuk e shikon që ende shqiptarët e ngjyejnë kafshoren estetike në valltot e kënetave dhe jo në liqer e Lagushit apo në Liqene Ujëkulluar…Fryhen tullumbace festive Poetike, i thurren Kurrora Tymnajash Suksesi “ju pamë nga penxherka kur hanit bukë me piperka?” Jasu, file, jasu, mos e mer me tërsëllëmë dhe mos i hap velat kur nuk psherëtin era…Zhurma që po bën kësaj here do ta zgjojë nga gjumi Vreshtarin Dionis dhe ai do të t’i shkulë veshët ty e mua që të mbetemi çulakë e shurdhë për tërë jetën…Poezia jote është e çliruar nga Kthetrat e Turmës Gole, prandaj mos e sfilit veten… Megjithatë, të rikujtoj se Poezia nuk është në Menynë e Turmës. Ajo lloj poezie që i thurri tyrybambe Turmës dhe Propagandës Komuniste tani ka vdekur, edhe për nostalgjikët e atij sistemi. Poezia është Uni dhe jo Ne!