Talenti që mahniti Francën me këngë, Erza Muqolli, 9-vjeçare, që këndon fjalët e Nënë Terezës nëpër botë me shpirtin e një shqiptareje, do të jetë protagoniste dhe në një film me metrazh të gjatë në rolin e protagonistes
Vajza 9-vjeçare, Erza Muqolli, e cila në talent shoë-n “Franca ka një talent mahnitës” u rendit e treta vazhdon të mahnitë me zërin e saj. Në nëntor prezanton albumin e parë me grupin Kids United. Me thëniet e Nënë Terezës sapo ka realizuar vido-klipin e parë të këtij albumi për këngën “On ecrit sur les murs”. Për të figura e Nënë Terezës simbolizon paqen, tolerancën dhe thjeshtësinë, veti që sipas Erzës populli ynë shqiptar i ka të trashëguara brez pas brezi. Nëpërmjet këtij albumi ajo ka dëshirë që të përçojë një mesazh; paqja dhe toleranca të mbretërojë në të gjithë botën. Teksa na tregon këti, shprehet se është krenare, që si fëmijë refugjatesh në Francë, po punon që t’u tregojë të tjerëve, se ne jemi një popull bujar dhe me kulturë. Gjithashtu vajza shqiptare, zërin e së cilën e kanë krahasuar me kenëgëtaret me famë botërore Edit Piaf, Celin Dion, Indila etj., dëgjon vazhdimisht dhe muzikë shqiptare, në shtëpi apo edhe gjatë udhëtimeve që bën. Të kënduarit në shqip, asaj i ngjallë kënaqësi shpirtërore. Pas albumit që publikon në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, për të është një ëndërr në sirtar dhe realizimi i një kënge në shqip, por ajo shprehet se kjo është në projektet e saj dhe do të realizohet së afërmi. Pas interpretimit të këngës “Xhamadani vija-vija”, 9-vjeçarja tregon se këngë mund ta këndojnë dhe disa nga bashkëmoshatarët e saj në Francë. Kënga për të ishte një ogur i mirë për të fituar zemrat e shumë njerëzve, që kanë ndjekur interpretimet e saj. Por gjithashtu Erza Muqolli do të jetë pjesë e një filmi me metrazh të gjatë, në të cilin do të jetë protagonistja kryesore. Filmi trajton një histori të lashtë familjare mbretërore. Por a i del koha Erzës që të luajë si më parë me bashkëmoshatarët e saj? Ajo na tregon se ka gjëra që nuk mund t’i bëjë më si më parë, sepse gjatë çdo fundjave që ka pushim nga shkolla merret me projektet e saj. Megjithatë Erzën nuk e ka ndryshuar fama, ajo do të mbetet e mirë përherë. Mbështetësit më të mirë për të janë prindërit e saj, ata i gjenden kudo dhe ndihen krenarë për të.

Erza, albumi jot i parë del në 20 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Tematikat e trajtuara në të, flasin për paqen në botë. Çfarë mund të na thuash më tepër rreth mesazhit që të dëshiron të përcjellësh nëpërmjet këtyre këngëve?
Albumi që do dal në shitje me 20 nëntor nga grupi “Kids United” përbëhet nga12 këngë, të cilat janë këngë me renome bot rire. Të gjitha i këndojnë paqes dhe tolerancës dhe janë në gjuhën frënge dhe angleze. Përmes këngëve të këtij albumi mundohemi të përcjellim një mesazh, që paqja dhe toleranca të mbretëroi në tërë botën. Në këtë kohë që shumë herë bota ballafaqohet me terror, në mënyra të ndryshme, ku zakonisht fëmijët e pësojnë më së shumti
Kënga “On Écrit Sur Les Murs”, do të jetë pjesë e albumit. Përse ke zgjedhur që në tekstin e kësaj kënge të përfshish shprehje të Nene Terezës. Çfarë di ti për Nënë Terezën?
Kënga “On écrit sur les murs ” është pjesë e këtij albumi dhe zgjedhja e skenarit të këtij video-klipi është bërë nga produksioni play on m6 dhe UNICEF. I tërë klipi është i bërë me fjalën e nënës Terezës, që janë “Paqja fillon nga një buzëqeshje”, një fjalë e cila ka një peshë të madhe kur dihet që Nënë Tereza tërë jetën e saj ia kushtoj shtresës më të ulët dhe fëmijëve. Nëna shqiptare ndihmoi njerëz në tërë botën, me bujarin dhe shpirtin e butë që kishte, të cilin e trashëgojmë dhe mundohemi ta mbajmë ne si fëmijë me shpirt shqiptari, kudo që ndodhemi
Çfarë simbolizon për ty figura e saj?
Figura e Nënë Terezës simbolizon paqen dhe bujarin, tolerancën dhe thjeshtësinë, veti të cilat populli ynë shqiptar i kanë të trashëguara brez pas brezi. Jam krenare, që edhe unë si fëmijë refugjatësh të bëj, që mos të humbas këtë të mirë, por t’u tregoj të tjerëve që jemi një popull me kulturë të pastër bujare dhe të sinqertë.
Të kanë krahasuar me këngëtare, si Indila, Edit Piaf, Celin Dione, por a ke një këngëtare shqiptare, që e dëgjon shpesh?
Këto krahasime që përmendët mi bëjnë shpeshherë. Jam e privilegjuar kur marr këto komplimente. Unë jam rritur me muzikë shqiptare. Në shpi, në veturë dhe gjatë udhëtimeve dëgjoj veçse muzikë shqip, ndërsa ndër këngëtarët dhe këngën shqipe, që kam dëshirë t’i dëgjoj janë të Ermal Fejzullahut, Argjentina Ramosajt e shumë të tjerë.
Çfarë mendojnë shokët e tu kur këndon shqip? Po ty vetë çfarë ndjesish të ngallë të kënduarit në shqip?
Shoqëria ime e pëlqen shumë muzikën shqiptare. Shumë nga ata tashmë dinë të këndojnë këngën, që pata kënduar në Kosovë “Xhamadani vija-vija”, ndërsa mua të kënduarit shqip më ngjall një kënaqësi shpirtërore dhe më pushon shpirtërisht.
A ke menduar të realizosh një këngë tënden në gjuhën shqipe?
Kam menduar shpeshherë për realizimin e një kënge në shqip. Besoj që kjo do të ndodh në një të afërme të shpejtë, vetëm se aktualisht jam shumë e angazhuar me disa projekte këtu dhe koha s’po më premton të bej më shumë.
Në filmin “ Orphée Thé Legend” protagonistja kryesore do të jeni ju. Çfarë mund të na tregosh më tepër për këtë rol?
Po në këtë film kam fituar rolin kryesor siç e thoni këtë edhe ju. Është një film me metrazh të gjatë dhe bëhet fjalë për një histori të lashtë familjare mbretërore. Unë jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe mund ta paraqes performancën time edhe si aktore.
Si sillet Erza me shoqet tani që është e bërë famshme. A kanë ndryshuar raportet me to?
Erza gjithmonë është siç ka qenë dhe fama nuk më ka ndryshuar aspak.
A të është dashur për të hequr dorë nga lojërat dhe shëtitjet me shoqe, për t’u marrë me projektet e tua?
Po sigurisht që ka disa gjëra që s’mund t’i bëj si më parë, sepse gjatë çdo fundjavë ose gjatë pushimeve të shkollës merrem me projekte, të cilat më marrin shumë kohë.
Prindërit janë mbështetësit e tu më të mëdhenj. Çfarë bën Erza për të ecur në rrugën e tyre?
Prindërit janë mbështetësit e mi dhe i dua shumë. Ata më përkrahin në çdo kohë. Unë e di se nga vijnë prindërit e mi dhe vështirësitë që kanë kaluar dhe mundin që japin për ne. Unë do mundohem që gjithmonë prindërit e mi të jenë krenar për mua.

9-vjeçarja që mahniti Francën
Erza Muqolli, vajza e vogël shqiptare, e cila është vetëm 9 vjeç, ka ditur si të bëjë për vete spektatorin francez, qysh kur ia doli që të mbërrijë në finalen e spektaklit “France Got Talent”. Spektakli “France Got Talent” është një event muzikor televiziv i këngës franceze, me format mbarëbotëror madje dhe shqiptar. Konkurrentët pjesëmarrës në të janë me mijëra, dhe gjatë ditëve garuese në vijimësi reduktohen në vetëm pesë, të cilët konkurrojnë në natën finale për vendin e parë. Pjesë e finalistëve të këtij viti doli edhe shqiptarja 9-vjeçare, Erza Muqolli, vajza e një familjeje shqiptare nga Kosova, që ka vajtur në Francë në vitin 1991 dhe që aktualisht banon në Sarreguemines, një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain. Prindërit e saj rrëfejnë se edhe pse fëmijët e tyre kanë lindur në Francë, ata bëjnë çmos që ata most ta harrojnë vendin e lindjes, gjuhën shqipe.
Valeria Dedaj
Komentet