Drejtësia politike e Edi Ramës është hakmarrë më në fund ndaj opozitës në tërësi dhe deputeti që denoncoi vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafajt, Ervin Salianji është dënuar në një proces të montuar politik me një vit burg.
Arrestimi i Salianjit ka ngritur një valë reagimi të jashtëzakonshme jo vetëm te opozita, e cila është mobilizuar për përshkallëzimin e aksionit dhe ka vendosur përshkallëzimin e protestave, por ky vendim nuk është pritur mirë as nga socialistët dhe intelektualët në vend.
Dënimi i tij në prag të nisjes së vitit zgjedhor ngre pikëpyetje se Shqipëria, nën Ramën mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm, sidomos pas vendimeve arbitrare të drejtësisë, gjë që e çon këtë të fundit automatikisht në një aleancë parazgjedhore të plotë me pushtetin.
Salianji teksa u fut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u prit nga qindra demokratë të cilët u solidarizuan më të, theksoi se kjo është një betejë që nuk përfundon këtu dhe se asnjë sakrificë nuk shkon dëm.
Fotoreporteri i Syrit, Felix Bilani ka fiksuar me aparatin e tij këtë moment që u kujton shqiptarëve kohën e komunizmit të dënimeve për agjitacion dhe propagandë nga drejtësia e regjimit hoxhits:
“Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballjen me regjimin gjithsecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganëve, policisë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë.”,- tha Salianji.