Shpalime historike
Profesor Ernest Koliqi, përmes takimit vëllazëror me Dom Lush Gjergjin nga Kosova, pati hedh dritë lidhur me programin për hapjen e shkollave e të arsimit shqip në Kosovë dhe dërgimi i 200 mësuesve, në kohën kur ai ishte ministër i arsimit në Shqipëri.
Në kohën e Ernest Koliqit, ai e thoshte zëshëm se as zemra s’duhet të punojë vetëm për mua, por për të vërtetën e popullit tim dhe të atdheut…! Po në këtë rrjedhë kohe, Dom Lush Gjergji kishte gjetur në sirtarët e gjeniut porosinë e tij se harresa në disa raste është më e vështirë se vdekja…!
Përkitazi me programin e profesorit e të ministrit të arsimit në Shqipëri, Ernest Koliqi, për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, në bisedën e tij me Dom Lush Gjergji (Kosovë) pati thënë se shumkush e kuptonte përcaktimin tim në Shqipëri, disa edhe e kundërshtuan dhe me sulmuan haptazi se po i shkapërdredh intelektualët tanë.
Mirëpo, unë u thash : ,,Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar, atje duhet të veprojmë për përforcimin dhe kultivimin e gjuhës,të traditës dhe të kulturës shqiptare,,.
Karl Gurakuqi për profesor Ernest Koliqin pati shkruar në shtypin e kohës1) se gjuha asht shpata, gjuha asht arma, asht zermra, gjuha asht çfaqja e gjallnisë e, ma në fund, gjuha asht vetë jeta dhe vetë kombi.
______________
1)Karl Gurakuqi,në ,,Shenjzat,,9-12,1966