Ermonela Jaho është nderuar me një tjetër çmim të madh. Ajo është shpallur “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards.
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes vitet e fundit për nivelin e lartë artistik.
“The Economist” e konsideron Jahon si “sopranoja aktuale më e njohur në botë”.
“Financial Times” shkruan: “Ermonela Jaho hedh zemër dhe shpirt në këngën e saj. As mos u përpiqni të rezistoni”.
Në Shqipëri, Jaho është anëtare e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave që nga themelimi. (sipas gazetës Dita)