Mëngjesin e sotëm u raportua nga mediat kosovare se Alban Skënderaj dhe Ermal Mamaqi u përfshinë në një aksident me makinë në Ferizaj, ndërsa ishin duke u kthyer nga një koncert që kishin mbajtur në Shkup. Por në këtë aksident u përfshi vetëm Mamaqi me dy miqtë e tij ndërsa Albani nuk ka qenë në makinën e tyre.
Pak minuta më parë Ermali përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë që Alban Skënderaj pak para Ermalit ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka qetësuar familjarët dhe fansat duke u shprehur se ai nuk ishte në makinë me Ermalin por ndodhej në hotel në Shkup, dhe vetëm Ermali ishte aksidentuar por për fat të mirë pa lëndime serioze.
Të dy këngëtarët ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në një lokal që quhej “NewStar” dhe ndodhej në Shkup. Por pas përfundimit të performancës së tyre, Ermali është nisur për në Shqipëri dhe sipas raportimeve të bëra deri më tani, rreth orës 03:00 të mëngjesit ai është aksidentuar në Ferizaj por për fat nuk ka marrë lëndime, vetëm makina e tij është dëmtuar.
Komentet