Erion Braçe ka reaguar kështu në rrjetin social:
“GAZETARI QE ZHBEHET PER TU BËRË “KOPIL I MODH”!!
Mua më gajasin këta!!
Mandi, punëtori i Sandrit dhe gjysma më e mirë e Andit, syshkeluri i Fejziut gjithashtu, ishte habitur plot qef sot që, unë isha kundër ndjekjes penale për gazetaret edhe për shpifjen.
Rraca që shan kur jep leje Sandri dhe buzeqesh Andi, pallohet sysh me ta Fejziu, nuk ka për ta kuptuar dot kurrë një njeri që thotë atë që mendon, pavarësisht kohës, pavarësisht çështjes, pavarësisht të qenit në opozitë apo pushtet, pavarësisht njërit apo tjetrit.
Tregtarët që bëjnë sikur bëjnë edhe gazetari, e dinë fare mirë që unë edhe sot pas 10 apo 15 vitesh mund të them një më një, çdo gjë që kam thënë para 10 apo 15 vitesh. Sepse parimet dominojnë mbi interesat.
Ata se bëjnë dot; për shkak të lirisë që e marrin nga Sandri apo interesit mbi lekun, nuk thonë dot kurrë të njëjtën gjë, për çështje apo për njerëz. Fare!
Tregtarët që bëjnë sikur bëjnë edhe gazetari nuk kanë parime, nuk kanë të vërtetë, nuk kanë as mendim të tyre; të njëjtin kurrë.
Pyeteni Irfanin çmendon për një çështje. As që arrin të mendojë!! Hapni arkivën, zgjidhni një çështje të këtyre 20 viteve dhe pyesni Mandin, punëtorin e Sandrit dhe gjysmën më të mirë të Andit, syshkelurin e Fejziut; po u tha dy herë të njëjtën gjë do shastiseni.
Këta janë!! Modeli se si zhbëhet njeriu për tu bërë “kopil i modh”!!”, shkruan Braçe në facebook.
Komentet