Erdogan, pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka deklaruar se: “Kemi vlerësuar zhvillimet mes Turqisë dhe Rusisë”
PARIS – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me presidentin amerikan, Barack Obama në Paris, i ndodhur në kryeqytetin francez në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (COP21).
Erdogan, pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka deklaruar se: “Kemi vlerësuar zhvillimet mes Turqisë dhe Rusisë. Qëllimi ynë këtu është se si të arrijmë në një rezultat nëpërmjet bisedimeve dhe temave diplomatike. Për shkak të tensioneve në rajon, edhe ne jemi të mërzitur”.
Presidenti Erdogan për marrëdhëniet Turqi-Rusi ka pohuar se: “Ne nuk kemi qëllimin të dalim të dëmtuar nga kjo, përkundrazi dëshirojmë që këtë ta shndërrojmë në paqe dhe të kontribuojmë për paqen e rajonit”. aa
Komentet