Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të zhillojë një vizitë zyrtare në Serbi, më 29 gusht, ku do të takohet me homologun e tij dhe zyrtarë të tjerë, raporton agjencia Tanjug.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite, është çelja e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, porjekt i cili kap shifrën 3 miliard euro.
LEXO DHE : Pas dorëheqjes së Pjetrit, PS gjen zgjidhjen për bashkinë e Shkodrës
Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari.
Kujtojmë që vizita e fundit e Erdogan në Serbi, ka qenë në tetor të 2017./E.B-dritare.net
Komentet