Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar aktivitetet e sotme të fushatës me këshillën e mjekëve, si dhe daljet publike.
Kjo për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas “Cumhuriyet”, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk një ditë më parë, gazetari papritmas ndaloi komunikimin dhe kërkoi kalim në reklama.
Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kameran Erdoganin
Pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh im Zot”.
I rikthyer pas reklamave, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja, por nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.bw