A do ta fitojë me në fund Messi trofeun që i mungon në kabinetin e tij, apo Mbappe do ia thyejë ëndrrën atij duke e fituar përsëri?
Ky Botërori ka qenë gjithçka që do të dëshironte një shikues futbolli. Kishte një zhgënjim të madh, si ai me Arabinë Saudite që fituan kundër Argjentinës. Kishte gola të mëdhenj të tilla të shënuar si ai i Richalirson i shënuar me vole kundër Serbisë e që shfaqte spektakël.
Historia u shkrua, kur Maroku mundi Portugalinë për t’u bërë kombëtarja e parë nga Afrika që arrin në mesin e katër skuadrave më të mira. Secili nga 32 vendet i ka dhënë të gjitha, me disa që mund ta mbajnë kokën lart, dhe disa të tjerë që nuk lanë asgjë pa bërë për të treguar përpjekjet e tyre.
Megjithatë, tani pas tërë atyre dramave, festës dhe lotëve, erdhi puna të dy Kombëtare. Franca dhe Argjentina do të luajnë një ndeshje të përsëritur të 1/8-ës së finales më 2018, për të vendosur kush do ta fitojë Botërorin e edicionit të 22-të.
Në ëndrrat e Lionel Messit janë shpresat e një kombi të tërë. Argjentina shpreson që ta fitojë Botërorin për herë të parë që prej vitit 1986 dhe ndoshta për t’i dhënë fund me një fitore për njërin prej futbollistëve më të mirë në botë, Messi. Ata do të shikojnë që mos t’ia thyejnë zemrën atij si në Botërorin në Brazil më 2014 kur ata humbën nga Gjermania.
Gjatë tërë kësaj gare, kemi pasur një Argjentinë të fort në sulm dhe mbrojtje. E përzier me teknikën kreative të gjeniut Messi dhe përfundimet klinike të Julian Alvares që kapërcyen të gjitha pengesat dhe tani janë afër për ta fituar edhe një finale.
Tifozët janë optimist se do ta bëjnë këtë dhe do ta marrin trofeun në shtëpi.
Në anën tjetër Franca janë kundërshtarët që tashmë i kanë mposhtur ata katër vite më parë. Para garës, pak kanë pritur që Kylian Mbappe me shokë do të arrinin këtu. Me mungesa të veteranëve ata ja kanë dalë që të arrin këtu dhe mund ta fitojnë atë.
Kështu, për Argjentinën nga minuta e parë ka startuar në portë Emiliano Martinez e ku para tij në mbrojtje janë: Otamendi, Molina, Romero dhe Taglafico. Në mesfushë sot luajnë De Paul, Di Maria, Fernández, Mac Allister kurse sulmit i prin: Messi dhe Álvarez.
Në anën tjetër për Francën Lorris është në portë, kurse para tij në mbrojtje: Koundé, Varane, Upamecano dheThéo Hernandez. Në mesfushë janë: Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Griezmann dhe Mbappe kurse sulmit i prin i vetëm Giroud. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Argjentina – Franca
Ndeshja fillon në ora 16:00 në Lusail Stadium në Doha të Katarit.
Astrit Hasani është zgjedhur sot president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF).
Hasani u zgjodh udhëheqës i kësaj federate në Kongresin Zgjedhor të EWF-së të mbajtur në Chi . . .
Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev shkëlqen në Kampionatin Europian që mbahet në Sllovaki, duke marrë medalje ari. Në peshën deri në 74kg, Valiev mposhti në finale rusin . . .
-Kur SK “Tirana” zë vendin e fundit…
Një gol i minutës 93 me autor Qosen në ndeshjen e kësaj të hëne, që ishte kjo AF Elbasani–SK Tirana 2-1, mbasi i mbajti për dy ditë peng plot 5 skua . . .
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “tur . . .
Çmenduria serbe nuk ka kufi dhe reagimi i ultranacionalistëve ndaj flamurit të Kosovës në Beograd ka kaluar çdo limit, siç e tregon një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Një nat . . .
Flamuri i Kosovës në ulesën e delegacionit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, ku Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjiths . . .
Jo thjesht për titullin, por më tepër për shtjellimin përmbajtësor, ky shkrim m’u duk më i përshtatshëm për vetë natyrën e rolin që bart e përditshmja “Panorama”. Kësisoj, duke synuar q . . .
Vedat Muriqi tashmë e ka në duar topin historik të tripletës kundër Islandës (3-1), një suvenir i veçantë që simbolizon suksesin e madh të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, . . .
“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kth . . .
Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.
Pas ndeshjes foli Berat Gjim . . .
Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, . . .
Legjenda e peshave të rënda të boksit, George Foreman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
I njohur si Big George në ring, amerikani ndërtoi një nga karrier . . .
Komentet