Arbër Papleka nuk është vrasës, ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane, u dorëzua vetë
ELBASAN
Drejtuesi politik i PD dhe kandidati i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan. Bardhi shprehu keqardhje dhe ngushëlloi fillimisht familjen e të ndjerit si dhe iu uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ai akuzoi PS-në si nxitëse të konfliktit dhe Taulant Ballës si përgjegjës të drejtpërdrejt.
Bardhi tha se pas informacionit të marrë se një automjet pa targa po levizte në lagjen “5 Maj”, e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku dhe po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, u njoftuan strukturat e Mbrojtjes e Votës të PD për ta verifikuar.
Sipas tij, këto struktura kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal dhe pasi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.
Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, Bardhi theksoi se strukturat e PD kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Sipas tij, ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku, kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara dhe se një nga këta persona që dyshohet si Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat e PD, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës.
Bardhi foli dhe për autorin e dyshuar të vrasjes Arbër Papleka, për të cilin tha se nuk është vrasës dhe ka shkuar vetë në polici.
DEKLARATË E DREJTUESIT POLITIK TË QARKUT ELBASAN, GAZMENT BARDHI
Të dashur qytetarë të elbasanit,
Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.
Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.
Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.
Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.
Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.
Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.
Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,
të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.
Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.
Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.
Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet