Nga ç’lëndë je gatuar?
Nga pluhuri kozmik, nga balta e varrezave e nga kjo rërë.
Kur të shikoj
Më vjen sikur lexoj një librari të tërë.
Kurrkush nuk ka shfletuar, jo! ,
deri më sot të tillë libër
Kurrë!
Erdhe të ikësh prapë, si zanat e legjendave
Apo erdhe të vendosësh ekuilibër.
Në këtë katrahurë,
Në këtë pyll pa lisa, pa pisha e pa drurë!
Tiranë, 2 shkurt 1996
—
Nga libri “Hënë e vjedhur”, Tetovë 1996
Komentet