Një tjetër arritje do të shënohet në karrierën e këngëtares Era Istrefit.
Siç u njoftua më parë, Era do të jetë ajo që do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të FIFA-s së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Por a jeni kurioz se kur do të publikohet kënga? “The Guardian” pohon se menaxheri i Nicky Jam, në një intervistë për “W Radio”, deklaroi se kënga do të lancohet këtë të premte, më 25 maj.
Me siguri ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm dhe kënga do të kthehet në hit.
Kampionati do të zhvillohet në Rusi, nga 14 qershor-15 gusht.

Komentet