Këngëtarja e njohur Era Istrefi këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
“Redrum” mban titullin kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila vjen në bashkëpunim me Felix Snow, një nga producentët më të njohur botëror i cili ka punuar edhe këngën.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar se si do të duket në klipin e “Redrum”.
Nga pamjet e para, duket se Era do të vijë sërish me një stil unik në këtë klip, për të cilin është angazhuar regjisorja me famë botërore Millicent Hailes.
Komentet