ERA FILLOI
Era filloi të përkundë barin
me muzikë kërcënuese dhe të ulët-
i vërviti një kërcënim tokës-
një kërcënim qiellit.
Gjethet u shkëputen nga pemët-
Dhe vrapuan rretherrotull
Pluhuri u mblodh si një mori duarsh
Dhe e hodhi tutje rrugën.
Karrot nxituan nëpër rrugë
Bubullima vrapoi ngadalë-
Rrufeja nxori sqepin e verdhë
Dhe kthetrën e zezë pastaj.
Zogjtë u vunë shulin foleve-
Lopët ia mbathen në stalla-
Erdhi një pikë gjigante shiu
Pastaj, sikur të qenë ndarë
Duart që mbanin digat
Ujërat përmbysën qiellin,
Ndonëse shmangën shtëpinë e babait tim
Duke shkulur vetëm një pemë.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet