Hyrje
Po i vjen fundi debatit për zgjedhjen e kryetarit në P.D. më 22 Korrik. Mbas disa vitesh në PD po zhvillohet një “debat real” mes kandidatëve për kryetarë partie me takime të hapura në disa qytete të Shqipërisë. Para disa ditësh u zhvillua në Shkodër debati mes kandidatëve Basha-Selami.
Në politikë këto janë etapa të caktuara, të cilat kanë të bëjnë me demokracinë e brëndshme, interesat e caktuara në një parti politike në opozitë për kandidatë të caktuar.
Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në demokraci dhe në momentin aktual duhet të luajë rolin e saj, sic shprehet Zv/sekretari i shtetit të Sh.B.A.-ve, Zoti Hoyt Brian Yee: “Pa një opozitë të fortë, pa konkurrencë, në shumë raste nuk ka nxitje të mjaftueshme për të gjetur përgjigjet më të mira të mundshme”. Pakënaqësitë e firmëtarëve në P.D., kanë të bëjnë me intersat e tyre personale dhe janë të lidhura vetëm me qëllimet e tyre, jo të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve, që duhet të duan më shumë Shqipërinë se Partinë dhe interesat e individëve të caktuar.
1.Zgjedhjet e fundit 2017, Gurakuqi, Spahija dhe “Era Basha” në Shkodër.
Zgjedhjet e fundit për parlamentin shqiptarë 2017 i dhanë P.D.-së në Shkodër pesë deputetë, të cilët do ta përfaqësojnë opozitën në vitet e ardhshme në parlament. E titullova e nëntitullin e opinionit tim: “Gurakuqi, Spahija dhe “Era Basha” në PD-në e Shkodrës”, mbasi shpresoj se këto përfaqësuses të Shkodrës do të dinë të ndërtojnë një politikë të re për kryeqendrën e veriut.
Më vjen keq që nuk dhashë një mendim ose nuk shtrova një pyetje në debatin Basha-Selami në Shkodër, por mendoj se që në këtë pikë Gurakuqi, Spahija dhe të gjithë drejtuesit e P.D.-së në Shkodër duhet të ndërrojnë të “menduarit politik” në këtë formacion politik.
Debati Basha-Selami ishte shumë demokratik dhe me parametra “real politik”, por reagimet e sallës të bëjnë “pesimist” për zhvillimet në këtë formacion politik! Megjithse ka shpresë nëse punohet edhe në këtë drejtim.
Takimi duhej të drejtohej nga një moderator dhe në debatin nga salla duhet të “sundonte” kultura dhe jo antikultura, dialogu dhe jo debate dhe të pyeturit e kandidatëve me nivel shumë të ulët.
Në këtë takim duhet të ishin të pranishëm më shumë intelektual, profesor universiteti dhe përfaqësues të qytetit të Shkodrës.
Në 27 vite P.D. e Shkodrës ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, mbështetjen e elektoratit të demokrat dhe të djathtë në Shkodër, që është keqpërdorur shpesh nga lidershipi dhe përfaqësuesit e saj lokal dhe në parlament, për realizimin e qëllimeve të tyre personale dhe familjare, duke bërë pak për qytetin, duke e prezantuar Shkodrën keq, duke ja ulur nivelin e përfaqësimit politik dhe intelektual, “mendjen politike” të Shkodrës.
Shkodra sot ka një zhvillim të caktuar ekonomik dhe kulturorë, falë burimeve njerëzore dhe natyrore dhe natyrisht zhvillimi filloi në vitin 2005, falë mbështetjes së qeverisë së atëhershme dhe vemendjes së komunitetit ndërkombëtarë, “Fondit Amerikan të Zhvillimit”. Nuk do ta lenin Shkodrën të pa “zhvilluar” perëndimorët dhe amerikanët, për “inatë” të personazheve që e kanë drejtuar dhe përfaqësuar Shkodrën në pushtetin lokal dhe në parlament deri në ato vite. Zhvillimi ekonomik dhe kulturorë është i lidhur edhe me situata të caktuara gjeo-politike dhe ka prioritete e tij.
Shkodra ka rëndësi të madhe edhe për rajonin e Ballkanit Jug-Perëndimorë. Shkodra është rruga për në Europë. Infrastruktura u zhvillua, tenderat u fituan dhe sëbashku me ta edhe paratë.
Me “korrupsion”, pa “korrupsion” Shkodra e mori një zhvillim të caktuar. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Shkodrës pati deklaruar para një viti: “Në Bashkinë e Shkodrës ka korrupsion”! Por se kush e ka bërë dhe si e kanë bërë nuk e tha!? Sic duket ja mbyllën gojën! Janë organet kompetente që i japin përgjigje këtyre ceshtjeve, sistemi i drejtësisë në të ardhmen, Vetingu!
Por shtrohet pyetja se si do të jetë e ardhmja e Shkodrës?! A do të vendosi politika partiake apo nevojat e Shkodrës për zhvillim ekonomik?! A do të bashkëpunojë Kryetarja e Bashkisë me Kryeministrin Rama, apo do të vazhdojnë me “lojra fjalësh” dhe deklaratash mediatike boshe, me të cilat është “ngopur publiku” i Shkodrës!? Prandaj e titullova opinion: “Gurakuqi, Spahija dhe “Era Basha” në P.D.-në e Shkodrës”, duke pasur besim se Profesor Romeo Gurakuqi dhe Doktor Bardh Spahija do të krijojnë një “klimë” tjetër politike në P.D.-në e qytetit, pa nënvleftësuar kontributin e drejtuesve të tjerë politik për zhvillimin ekonomik, si kryesues të listës së P.D.-së, pse jo edhe me bashkëpunim me Ditmir Bushatin, Senidën e të tjerë që janë në qeverisje të P.S.-së!
Shprehi besimin se Gurakuqi ka për detyrë ta “dijësojë” dhe Spahija do ta “shërojë” P.D.-në nga politika e vjetër 27 vjecare! Por duhet pak “guxim”, bashkëpunim me grupe të caktuara shoqërore dhe intelektuale brënda dhe jashtë partisë dhe një mentalitet tjetër opozitarë që do të ndikojë për Shkodrën e viteve të integrimit, 2020-2022!
2.Ngjarjet politike në P.D.-në e Shkodrës 1992-1996.
Në vitet 1992-1996 ishin fillimet e demokracisë dhe natyrisht mungesa e eksperiencës ishte e kuptueshme. Në këtë plan ish-përfaqësuesit e P.D.-së janë të “falur”, por sistematikisht ka patur debate në P.D. dhe shpesh debatet ka qenë në nivele “hipokrite” dhe shumë të ulta dhe me inate të pa justifikuara. Zënka dhe debate shpesh shterpë për qëllime personale, kulturore, klanore, inate dhe “sundim” dhe shumë pak ide dhe projekte për zhvillim. Privatizimet dhe gjoja “dekomunistizimi” krijuan klane dhe grupe interesi të cilat i kanë bërë shumë dëm Shkodrës duke promovuar një mentalitet gjoja “ish-komunist” me “kostum” të djathtë. Duhet vlerësuar kontributi i të ndjerëve Pjetër Arbnori dhe Ali Spahija, por edhe këto drejtues shpesh patën gabimet e tyre në drejtimin e qytetit. Në këtë periudhë mënyrën e qeverisurit e kontestuan shumë ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit. Një përfaqësi e tyre dhe drejtuesit politik të P.D.-së, i shitën interesat e këtyre shtresave, gjithmonë me pretendimin se mos kthimi i pronës ish-pronarëve do të zhvillonte kapitalizmin, e që në realitet e shkatërroi tregun e lirë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Sot asnjë investitor serioz i huaj nuk investon në Shqipëri, mbasi nuk është i sigurtë për pronën private. Edhe një përfaqësi e ish-të persekutuarve i shiti interesat e tyre, biles ish-të persekutuarit janë nxjerrë nga greva e urisë me dhunë policore në Shkodër në vitet 1994-1995, me “mbështetjen” e ish të përsekutuarve që patën një interes, një punë në qeveri dhe bashki.
Ish pushteti demokratik i kohës e mbajti “nën kontroll” Shkodrën duke privatizuar ish-Hotel “Rozafën”, nga një pjesë e vogël e ish-të persekutuarve dhe “sunduar” dhe mbajtur nën kontroll pjesën tjetër, që ngelën me “gisht në gojë”.
Në vitin 1996 humbet në Shkodër kandidati për Kryetarë Bashkie i P.D.-së Artur Luka dhe fiton e “Djathta e bashkuar”, që në realitet kishte të drejtë nga keqeverisja lokale 1992-96 për disa shtresa që i përmenda më lart dhe qytetarët. Humbja e Lukës u shfrytëzua shkëlqyer nga individë dhe grupe në Shkodër, që janë mësuar në vite me këtë mënyrë të sjelluri dhe menduari politik dhe një arësye tjetër ishte “largimi” i Pjetër Arbnorit nga drejtimi politik P.D.-së, që nuk ishte i pëlqyer nga drejtuesit e lartë të P.D.-së dhe natyrisht u shfrytëzua më vonë nga klani i Jozefina Topallit për të “sunduar” Shkodrën në të ardhmen mbas vitit 1998 “shkallë-shkallë”, por që ja arritën qëllimit të tyre në vitet 2005-2013.
Në vitet 1997-2001. Në vitin 1998 kemi debatin Berisha-Pollo në Shkodër, që do të shkruaj pak më poshtë. Në këto vite P.D. ishte në opozitë dhe Shqipërinë e qeveriste Fatos Nano, që në fillim e pati të vështirë të qeverisurit mbas viteve të “mbrapashta” 1997 shteti nuk ekzistonte. Më vonë Nano e ktheu Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Ballkan dhe ekonomia pësoi rënie të madhe.
Në politikë ndodhin gjëra të cuditshme. Gjatë qeverisjes së tij, P.D. e bëri Nanon “kriminel”, të “poshtër” dhe “hajdut” dhe më vonë Berisha bashkëpunoi me Nanon për qëllimet e tija politike. Në këtë periudhë Shkodra u përdor shkëlqyer duke krijuar imazhin e “Nanos së poshtër” dhe të “korruptuar” dhe “antikomunizmit fallco”, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar ekonomike dhe ndenjat e vërteta antikomuniste të Shkodranëve.
Në periudhën Nano në vitin Shkurt 1998, u largua me forcë për interesa klanore, ish-prefekti Gëzim Podgorica dhe P.D. e Shkodrës mbështeti. Ndërkombëtarët në Shkodër në atë periudhë sinqerisht shprehnin habinë se si mund të mbështeteshin “lëvizje të tilla”, të cilat nuk kishin të bënin me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Në vitet 2001-2005 përsëri u luajt shumë bukur me imazhin “Nano kriminel”, ku Shkodra luajti një rol të rëndësishëm për largimin e Nanos në vitin 2005. Ishte momenti kur SH.B.A ja besuan pushtetin, qeverinë Berishës.
2005-2009-2013. Në këto vite në Shkodër, pati zhvillime interesante. Në realitet pati një progres në planin politik, gjeopolitik ekonomik dhe zhvillues, por koalicioni me L.S.I.-në 2009 e dëmtoi imazhin e P.D.-së, pasojat e të cilit ndihen edhe sot. Duhen vite për të krijuar një stabilitet në politikën shqiptare si rezultat i këtyre “lojrave” politike pa asnjë argument, që në një artikull tjetër i kam quajtur “patologji politike”, e që ndikojnë shumë keq tek elektorati dhe zhvillimi.
Në 2005 u krijua Kopi, që në fakt pati një ndikim pozitiv për kohën, por sot janë pikërisht përfaqësuesit e ish-Kopit që e kontestojnë P.D.-në.
Se nga i gjetën disa personazhe pa asnjë “thelb demokratik”, këtë e dinë drejuesit e lartë të P.D.-së.
Mbas fitores në vitin 2015 P.D. mbylli zyrat dhe deputetët mbyllën celularët dhe larguan shumë individë me kontribute në P.D. në vitet e vështira 1997-2005. Nejse kjo është pjesë e historisë. Në vitet 2005-2013 luajti një rol shumë negativ në Shkodër Jozefina Topalli, që e shfrytëzoi këtë periudhë për qëllimet e saja dhe bënte sikur cdo gjë “po e bënte Jozefina”, gjoja për Shkodrën. Një rol negativ ka luajtur edhe ish-kryetari i P.D.-së Bushati me paaftësinë e tij totale dhe bashkëpunimin me “Klanin e Topallit”!
Në vitet 2013-2017, mbas dorëheqjes së Berishës P.D., shitjes së Shkodrës së majtës në vitin 2013 nga një “grupim” në P.D.-në e Shkodrës i drejtuar nga Jozefina Topalli për inate personale, P.D. në Shkodër u organizua nga kryetari aktual Ramzi Cobaj dhe fitoi Bashkinë e Shkodrës në vitin 2015 dhe së fundi 5 deputetë demokrat në parlamentin e vitit 2017. Një rol të rëndësishëm luajtën votuesit shkodranë demokrat, të djathtë dhe liberal dhe të rinjë e P.D.-së, të cilët duhet të kenë një vend krejt tjetër në P.D.-në e Shkodrës, duke marë pjesë në të gjithë aksionin politik në qytet dhe rritur nivelin e tyre politik dhe intelektual dhe strukturat e partisë.
3.Një këshillë për Firmëtarët e P.D.-së!
Debati politik i muajit të fundit në P.D, më kujton debatin dhe konkurrencën ndërmjet Sali Berishës dhe Genc Pollos në vitin 1998. Kanë kaluar vite dhe sinqerisht pak me vonesë fillova ta kuptoj se si funksionojë fenomenet politike. Në P.D.-në e Shkodrës konkurruan Astrit Bushati me Nesti Kirin. Unë isha kryetari i komisionit të votimit. Votimi u zhvillua në një klimë shumë të “ashpër” politike mes palëve, ose krijohej imazhi se po bëjmë debat të “ashpër”.
Në fillim ishim shumë të sinqertë me politikën! Si përfundim fitoi Astrit Bushati me 26 vota, i cili e drejtoi P.D.-në e Shkodrës për disa vite dhe ishte deputet në parlament për 8 vjet.
Votimet për kryeatrin e P.D.-së shkuan mirë, kurse për këshillin drejtues nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e drejtuesve të kohës në P.D., i manipuluan në selinë e PD-së individë të cilët i kanë bërë gjithmonë dëm këtij formacioni politik. Mua dhanë një vërejtje dhe Berisha pak muaj më vonë i bëri bashkë Astrit Bushatin me Nestin Kirin, për të bashkuar klanet politike në partinë lokale.
Kështu funksionon politika. Paradoksale është se një ndër mbështetësit e Pollos në atë periudhë 1998, Nard Noka sot është në parlament sëbashku me Pollon. Kurse unë dhe shumë të tjerë vazhdojmë punët tona në specialitetet tona. Duke pasur një eksperiencë të madhe në politikë, po e ndjeki debatin aktual në P.D. me vëmendje të madhe, mbasi për mua opozita është shumë e rëndësishme dhe pastrimi i saj nga individë që nuk kanë pasur të bëjnë me P.D.-në asgjë të përbashkët është i domosdosëm.
Sejcili në demokraci ka të drejtë të kontestojë proceset politike brënda dhe jashtë partisë, por firmëtarët e P.D.-së për mendimin tim, ashtu sic erdhën në P.D., duhet të largohen nga ky formacion që ju dha shumë dhe i dhanë shumë pak ide dhe zhvillim. Sot lideri dhe drejtuesi me një profil të vërtetë perëndimorë është Lul Basha. Basha në debatin në Shkodër ju ofroi bashkëpunimin “firmëtarëve”, pra të vinë dhe të kontribojnë për opozitën, si gjithë anëtarët e tjerë në P.D., nëse janë demokratë dhe idealist.
Sinqerisht nuk kam lidhje personale me Bashën, por vlerësoj imazhin dhe profilin e tij politik perëndimorë. Biles jam optimist se të njëjtin vlerësim kishte edhe një prej opinionistëve më të shquar në Shqipëri, Pirro Prifti.
- “Firmëtarë” të përjetshëm në parlament!
Nuk jam i sigurtë kush e gjeti apo shpiki këtë epitet firmëtarët, për disa personazhe të politikës në P.D., njerëz normal, që sikur të mos ishin përfaqësues të P.D.-së, do të ishin të pa njohur nga publiku, mbasi përfaqësojnë pak në planin intelektual, politik dhe njerëzorë. Duke shfytëzuar me të gjitha mjetet përfitimet që të jep politika dhe media, këto personazhe janë egërsuar këto ditë të nxehta, sepse P.D. nuk ju dha të drejtën të përfaqësojnë P.D.-në në parlament në të ardhmen.
Arben Imami, Ilir Rusmajli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Rruli, dhe disa personazhe me profil shumë të ulët në P.D, si Endira Bushati ish-sekretarja e Ilir Rusmajlit, Edvin Kulluri, Arben Skënderi dhe disa emra të tjerë që nuk po më kujtohen, etj. etj.
E shkruaj që në fillim i gjithë preukopimi i tyre ka qenë dhe është marrja e P.D.-së dhe kryetari i saj aktual Basha. I vetmi qëllim i tyre ka qenë 22 Korriku, zgjedhjet në P.D. pë kryetar dhe jo fushata elektorale 2015-2017.
Në këtë plan jam dakord me deklaratën e saktë të Bashës në Shkodër. Këtë ide e kam kuptuar personalisht që para vitit 2013. Të gjithë këto personazhe nuk kanë profilin dhe imazhin e domosdoshëm për të drejtuar P.D.-në. Mendojnë se është e lehtë të jesh lider dhe harrojnë se duhet të plotësohen disa “kushte specifike” të cilat asnjëri nga këto zotërinj dhe zonja nuk i ka. Të gjithë i janë “vërsulur” Lul Bashës i cili ka përgjegjësitë e vehta, të cilat i mori përsipër për situatën në P.D.
Më duket se këto zotërinj, zonja dhe zonjusha nuk arrijë të kuptojnë vehten dhe profilin e tyre! Deklaratat e tyre janë të cuditshme!? Ja si shprehet ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi në një artikull: “Asgjë nuk do të jetë si më parë Lulzim”! Se cfarë do të bëjë Patozi, këtë e di vetëm ai!? Por punën më të mirë do ta bënte të bashkëpunonte me P.D.-në, për demokratizimin e saj politik, mbasi i ka borxhe të mëdha.
Kurse Jozefina pretendon se do të ngrejë në këmbë 250.000 demokratë! Jozefinën nuk e ka votuar lagja vet që në vitin 2009-2013.
Ja se cfarë i shkruan Rroku1 nga Shkodra Jozefinës, që don me ngritë 250.000 demokratë në një koment në internet:
Rroku Shkodër14/07/2017 16:30
- Topalli ishe krenaria jonë. Na zhgënjeve. Pse? Pushtet..Kalorëse gjithmonë? Me tradhëti e more flamurin e Shkodrës. Se mban mend?! Një pedagoge e thjeshtë ishe kur i cove “Cakejt” e Malësis së Madhe (Sterkaj, Popaj, Spathari, Bajraktari etj.) ti punonin kundra Pjeter Arbnorit apo ke harruar. Sta fal Shkodra jo! Faleminderit për fondet por Lorenc Lukën e zgjodhe që fondet tuaja ti administronte. Afër boll të ndejti 10 vite: 2 vite Kryetar Qarku, 8 vite Kryetar Bashkie. Punoi për Shkodrën, për vete e për ty. Mos nxjerr vrer prej gojet, se ske vetëm ti vrer në goj, por sjena të tan aq të paepur e faqezi sa ti për të fol. Nuk din vetëm ti por edhe te tjerët. Mbylle gojën sa sjan hap “arkivat” për ty, se sje aq idealiste e hyjnore sa dukesh. Verë të mbarë nëpër pronat tuaja në dete, mal e liqen. ngado ku i ke!
Post-Scriptum!
5.Politika me “zemër dhe mendje”, neo-patriotizmi dhe Shqipëria.
Vendimet politike kërkojnë edhe bashkimin e zemrës me mendjen. Nëse politikën e merr me zemër shpesh je i humbur, por ka fituar Shqipëria. Por kur lideri bën bashkë zemrën dhe mendjen, fiton së pari Shqipëria, jo partia. Në debatin e Shkodrës, Basha përmendi vendimarrjet politike me “mendje dhe zemër”. Sinqerisht më bëri përshtypje deklarata e tij. Sejcili lider aktual në Shqipëri duhet të mendoj nganjëherë me zemër për të ardhmen e Shqipërisë. Natyrisht ka vend për një politikë për Shqipërinë dhe jo vetëm për partinë. Mendoj se neo-patriotizmi, dashuria për vendin duhet të sundojë tek sejcili politikan dhe militant. Personalisht kam mbështetur reformat, Vetingun dhe politikën perëndimore në partitë shqiptare, kryesisht në opozitë. Deklaratat e fundit të politikanëve amerikanë dhe europianë japin mesazhe të forta për të gjithë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë drejtuesit e politikës në Shqipëri, për pozitën dhe opozitën. Kjo duhet të jetë e qartë edhe për militantët në Shkodër, që kanë një rol të rëndësishëm, por drejtimin e bëjnë elitat politike edhe për Gurakuqin, Spahinë dhe të gjithë drejtuesit lokal politik dhe të gjithë ato që duan të marrin pjesë dhe konkurrojnë në politikë, me kontribut dhe meritokraci. Unë e titullova artikullin me emrat e përfaqësuesve të P.D.-së në Shkodër, mbasi jetoj në Shkodër! Por ky titull është mesazh për të gjithë ato që duan zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë, pozitën dhe opozitën.
Referenca
1.Komente nga F.B. në Internet.https://www.facebook.com
Komentet