(Vladimir Majakovski dhe Boris Pasternaku )
1.
(Të gjitha përpjekjet që lexuesi bën për të komunikuar me Pasternakun, më kujtojnë dialogun e Allçes në botën e çudirave, ku çdo pyetje e ndjek një përgjigje të vonuar ose të avancuar ose e gjitha pa vend-përgjigje precize nëse…, por këtu jashtë vendit. Ngjashmëria shpjegohet me faktin që te Aliçe, është në fuqi një tjetër kohë, koha e ëndrrës, koha nga e cila Pastërnaku nuk del kurrë:).
Në esencë, as Majakovski as Pastërnaku nuk kanë lexues. Majakovski ka dëgjues, Pastërnaku – gjuajtës, spiunë, madje detektivë;
Dhe përsëri: Majkovski s’ka nevojë për bashkëpunim krijues të publikut të tij. Kush ka vesh ( edhe më i thjeshti ) kupton – dhe merr.
Pastërnaku është krejt në bashkëpunimin krijues me publikun. Të lexosh Pastërnakun s’është shumë më e lehtë, mbase s’është absolutisht më e lehtë sesa është për Pastërnakun të shkruajë.
Majakovski vepron mbi ne, Pastërnaku te ne. Ne nuk lexojmë, nuk realizojnë; vëmë në jetë Pastqërnakun.
Ka një formulë për Pastërnakun dhe për Majakovskin. Është vargu
dyfish i Tutçevit:
Gjithçka është në mua dhe unë jam në gjithçka.
Gjithçka te unë: Pastërnak. Unë në gjithçka: Majakovsk. Poeti është mali. Majakosvskit, për të qenë ( për t’u realizuar) duhet që malet të ekzistojnë. Në një qeli izolomi Majakovski s’është asgjë. Pastërnakut, që të ekzistonin malet, i duhet që vetëm të bindet. Në një qeli izolimi Pastërnaku është gjithçka. Mjakovski do të realizohet në mal. Te Pastërnaku do të realizohet mali. Duke u kuptuar, supozojmë malet Urale, Majkovski është bërë ato Urale. S’ka më Majakovsk. Ka Urale. Pastërnaku i thithur prej Uraleve, ka bërë nga Uralet vetveten. S’ka më Urale. Ka Pastërnak. Dhe është ( E dëgjon të thonë në vazhdimësi: -S’ekzistojnë Urale, me përjashtim të atyre Pastërnak; dhe kështu: thërras dëshmitarë gjithë ata që kanë lexuar Fëmijëria e Ljuversit. dhe poezitë e tij mbi Uralet)
Pastërnakun është gëlltitje, Majakovski rivendosje. Majakovski –vetë transformim dhe shpërbërje në objektin. Pastërnaku-transformimin dhe shpërbërje e objektit në vetvete – edhe i objekteve më pak të tretshëm si shkëmbinj të maleve Urale. Të gjithë shkëmbinjtë e Uraleve shpërbëhen në përruan e tij lirik; kështu i ngarkuar dhe i rëndë vetëm sepse është : – jo, as lan, larja është përherë, thjeshtë një masë e lëngët substancash homogjene – sepse është një solucion i ngopur ( me univers )
Mjakovski është impersonal – është bërë send, diçka që mund të pikturohet. Mjakovski, si emër, është kolektiv. Majakovski është varreza e Lufta dhe Universi, është atdheu i Tetorit, është kolona Vendomë që i ka hipur në kokë të martohet me Sheshin Kokkord, është Paniotowski prej gize që kërcënon Rusinë dhe në të njëjtën kohë dikë ( akoma ai, Mjakovski ) që e kërcënon duke u ngritur mbi piedestalin e gjallë të turmave, është britma «bukë !» që marshon mbi Versajat. Është Krimea e fundit, është ai Vrangel i fundit…S’ka Mjakovski. Ka epos.
Pastërnaku do të mbetet gjithmonë si mbiemër: Shiu pasterniakan, shkulmi pastërnakian, bërthama Pastërnakiane, e kështu me radhë…
Mjakovski – si emër kolektiv: fjalë e shkurtuar.
2.
Në jetën e ditëve Mjakovskit është: një për të gjithë ( në emër të të gjithëve ).
( Dhjetëvjetori i Tetorit )
Pa fshehur gëzimin nën modestinë e rreme,
unë bërtas së bashku me fitimtarët
për errësirën dhe për urinë: «Jam unë !
Jemi-ne ! »
(Tek ai s’kishte modesti të rreme, megjithatë lexojeni mirë!- këtu është më e thella, më autentikja modesti e rreme. Për herë të parë poeti është krenar: ai madje, ai është – të gjithë )
Pasternaku: një midis të gjithëve, në mes të të gjithëve, pa të gjithë.
Gjithë jetën kam dashur të bëhem i barabartë me të gjithë,
por bota, në bukurinë e saj,
s’i ka dëgjuar kurrë ankimet e mia,
dhe donte ajo të bëhej e njëjtë – me mua!
Pastërnak- pamundësi për t’u shkrirë me të tjerët.
Majakovsk i- e pamundësia për të mos u shkrirë. Në urrejtje e Mjakovski shkrihet më tepër me armikun, shumë më tepër sesa shkrihet pastërnaku në dashuri me të dashurën. ( Natyrisht di që edhe Majakovski ishte vetëm, por vetmia vinte vetëm nga forca e tij e jashtëzakonshme – jo unitet i individit: veçori e forcës).
Mjakovski është i gjithi njerëzor. Te ai edhe malet flasin gjuhën e njerëzve ( si në përralla, si në çdo epos ).Te Patërnaku është njeriu që flet me gjuhën e maleve ( të atij përroi mali që kam përmendur më parë ). Dhe s’ka as gjë më mallëngjyese se kur Pastërnaku përpiqet të imitoj njerëzit – ndershmërinë, i nxitur gjer në servilizëm, te disa hapave të Kapterit Shmid. Pastërnaku e injoron gjer ne një pikë të tillë si ç’është që, këto (disa ) gjëra ndodhin midis njerëzve që, të njëjtë me të fundit të klasës, fillon të kopjojë gjithçka nga shoku i bangës, kupton gabimet e penës. Dhe ç’kontrast ngjethës: Pastërnaku i gjallë, me gjuhën e tij, dhe gjuhën e personazhit të tij, dukshëm objektiv.
Patërnakut i është gjithçka me përjashtim të tjetrit – nga një person tjetër i çfarëdoshëm i një personi tjetër të dhënë, në shfaqet e tij të ndryshme prej personi të gjallë dhe tjetrit. Meqë tjetri te Patërnaku nuk është kurrë një njeri i gjallë: është një lloj antologjie vendesh të zakonshme dhe proverbash, ashtu si një gjerman që i shkarkon njohuritë e veta të rusishtes. Te Pastërnaku njeriu më normal bëhet më njëjësi. Patërnaku ka malet e gjallë, detin e gjallë (dhe çfarë deti!) I pari në letërsinë ruse pas «elementi i lirë» pushkinian dhe i barabartë me atë të Pushkinit) – por përse të rrimë e të numërojmë e të bëjmë lista?- Pastërnaku ka gjithçka që është e gjallë.
Këtu deri edhe bora kundërmon
dhe nën këmbë merr frymë guri…-
gjithçka, më përjashtim të njeriut të gjallë që, tek ai bëhet ose ai gemani, për te cilin po flisja më parë ose për vetë Pastërnakun, domethënë për një individualitet që s’ngjan asgjëje, domethënë vetë jeta dhe jo njeriu i gjallë. ( Motra ime, jeta – askush s’e ka quajtur kështu jetën ).
Në tregimin e tij gjenial për një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare, ka gjithçka, me përjashtim të vajzës, vajza në fjalë, vajza e gjallë – ka gjithë mirëkuptimin (e përvetësimin) pasternakian të së gjithës: domethënë shpirtin. Ka gjithë botën e vajzave e katërmbëdhjetëvjeçare dhe gjithë botën e katërmbëdhjetëvjeçarëve, ka vajzën vajzën – me copa (do të doja të thosha – të shkrirë ), janë gjithë elementet saj, por ajo vajza e dhënë mungon. Kush është? Ç’tip është? Askush s’do dijë t’jua thotë. Sepse vajza e dhënë, është vajza dhënë nëpërmjet Boris Pastërnakut: Boris Pastërnaku po të kishte qenë një vajzë katërnbëdhjetëvjeçare, domethënë vetë Pasternaku, krejt Pasternaku që një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare s’mund të jetë ( Pastërnaku nuk lejon kurrë që të tjerët të realizohen nëpërmjet tij. Në këtë ai është i kundërti i mediumit dhe magnetit – ta zëmë se këto të kundërta ekzistojnë ).
Ç’na mbetet prej tregimit?Sytë e Patërnakut.
Do të them më shumë: këta sy te Patërnakut mbeten, jo vetëm në ndërgjegjen tonë-mbeten fizikisht mbi gjithë atë, mbi të cilën ai s’ka hedhur kurrë shikimin, mbeten si shenjë, si vulë, dëshmi, autorit; dhe ne mund te vendosim shpejt me saktësi, nëse flitet për një fletë të Pastërnakut ose për një faqe të çfarëdoshme. Me të përpirë një fletë me sy, Pastërnaku na e kthen këtë fletë me një sy (një brilant). Nuk mund ta mbaj këtë – kërkoj ndjesë për fjalën kaq pak ruse-remenishencë: pasteli i famshëm dhe i magjishëm i Patërnakut
( Patërnaku baba !), Syri i vogël. Një broke e madhe dhe mbi broke, duke mbuluar fshehur fytyrën e atij që pi, syri i madh i një fëmije: një sy i vogël… Mbase vetë Patërnaku në fëmijëri, sigurisht Boris Patërnaku – në përjetësi. Por ta kishte ditur kush dhe mbi të gjitha çfarë po pinte)
Siç kam shkruar një ditë në një mënyrë plotësisht ndryshe – lirike, alegorike – në lidhje me Ana Amatovën:
Dhënë me sytë e tu shikojnë të gjitha ikonat!
kështu sot, me objektivitetet absolut dhe gjasë, do të mund të thosha për Patërnakun:
Dhe me sytë e tu shohin të gjitha pemët!
Çdo poet lirik e përthith në vetvete botën, por në të shumtën e herës pa filtër dhe pengesë të syrit, direkt nga bota e jashtme – në shpirt: zhyt sendin në lëngun lirik dhe e kthen të ripikturuar nga ky shpirt lirik. Syri i Patërnakut filtron botën. Patërnaku është seleksionim dhe spastrim, Syri i tij shtrydh. Përmes retinës së syrit te Patërnakut, kalon – rrjedh në lumenj – gjithë natyra, nganjëherë edhe ndonjë fragment njerëzor ( gjithmonë i paharrueshëm!), por asnjë krijesë njerëzore nuk ka arritur të kalojë e tërësisht nga ajo rrjetë. Te Pastërnaku, pashmangshmërisht, shpërndahet. Jo njerëz – solucione njerëzore.
Poezi ! Sfungjer gajtan plot ventuza
duhet të jesh dhe, midis blerimit veshtullor
do të të vendosja mbi tavolinën e njomur
të stolit të blertë të kopshtit.
Grykore madhështore të kultivuara dhe krinolinë,
thithi retë, humnerat
dhe unë natën, ty poezi, do të të shtrydh
me shëndetin e jetës së etur.
Dua të kujtoj se sfungjeri i Patërnakut ngjyen shumë. Krejt ajo që thithet nuk do të jetë më kurrë ajo që ka qenë dhe kështu, pasi të ketë filluar duke thënë se një shi i këtij lloji ( si te Patërnaku ), nuk ka ekzistuar kurrë, le të përfundojmë me konfirmimin që s’ka ekzistuar kurrë – dhe s’do të mund të ekzistojë – asnjë rrebesh që të mos jetë ai i Patërnakut. Si te Ualldi: veprimi i artit ( thënë ndryshe: i syrit ) mbi natyrën, domethënë para së gjithash të syrit tonë mbi natyrën.
Njeriu i gjallë i Patërnakut, siç kam thënë, mund të jetë – një kukull ose vetë Patërnaku – është sidoqoftë një njeri prej kashte. Mjakovski është gjithashtu_i pazoti të krijojë njerëz të gjallë, por me një motiv ndryshe. Nëse Pastërnaku e zvogëlon dhe e tret, e hollon, Mjakovski e zgjeron e bymen, e zgjat – poshtë e lart, në gjerësi. ( kurrë në thellësinë), i vë nën këmbë piedestalin e dashurisë së tij ose trekëmbëshin e urrejtjes së tij, kështu që kemi, për shembull, jo gruan e dashur, jo Lili Brikun, por një Lili Brik e ngritur, e lartësuar në fuqinë e njëqind nga dashuria e njerëzve, e meshkujve, e poetëve – Lilja Brik si Katedralja e Notrë – Damit. Ose më mirë, vetë dashuria, masa e madhe e dashurisë Mjakovskiane, e gjithë dashuria. Nëse flitet për një roje të bardhë, ( një armik ), Mjakovski e mbulon me atribute kaq ekspresive sa s’do të mendonim për asnjë roje të bardhë të njohur nga ne realisht – do të jetë e gjitha Armata e Bardhë, e parë me sytë e Armatës së kuqe, do të jetë, pra eposi i gjallë i urrejtjes do të jetë më mirë një monstër i përsosur ( një shëmtirë ) dhe jo një njeri i gjallë ( i papërfunduar dhe, pra edhe me ndonjë virtyt ). Gjenerali do të jetë një spaletë ose një dosje tmerrësisht të dendur, borgjezi do të jetë një bark që duket se do të na përzërë, jo me dhjamin e tij, por si një shkëmb, burri ( në poemën Dashuri ) do të jetë urrejtja e tij, një urrejtje që s’do të mund ta justifikojnë as edhe, nëse do të mblidheshin së bashku në nulitetin e tyre, një qindëshe e tërë «bashkëshortësh». Bashkëshortë të tillë nuk ekzistojnë, Por ekziston një urrejtje e tillë. Ndjenjat e Mjakovskit nuk janë hiperbola. Por njeriu i tij i gjallë është një hiperbolë. Në rastin e dashurisë – një katedrale, Në rastin e urrejtjes -një gardh, domethënë eposi i ditëve tona: manifesti.
3.
Për Majkovskin, ne dimë gjithmonë se për çfarë flitet, pse, ç’dobi ka. Është ai vetë një relacion. Te Pastërnaku s’arrijmë kurrë të zbulojmë temën, është si të kërkosh të kapësh për bishti diçka që të hynë këtej e të del nga ana tjetër e trurit, si kur tenton të tregosh një ëndërr dhe t’i japësh një kuptim.
Majkovski është poet i temës.
Pstërnaku është poet pa temë. Vetë tema e poetit.
Pstërnaku vepron ekzatësisht si një ëndërr. Ne s’e kuptojmë. Ne s’e kuptojmë. Biem. Ne dukemi. Rrëzohemi. Dhe kapitullojmë. Kur e kuptojmë Pasternakun e kuptojmë përtej tij, përtej kuptimit ( që ekziston dhe na takon neve të luftojmë që ta sjellim në dritë ) – nga intonacioni gjithmonë preciz dhe i qartë. Ne e kuptojmë Psternakun siç na kuptojnë kafshët ne. Ne nuk dimë të flasim gjuhën e Pastërnakut, siç nuk di dhe Pastërnakutë flasë gjuhë tonë, por që të dyja gjuhët ekzistojnë dhe janë që të dyja të mençura dhe të kuptueshme, vetëm se gjenden në stade të ndryshme të evolucionit. Të ndara. I bashkon një urë: intonacioni. Akoma : sa më shumë që Pastërnaku përpiqet të zhvillojë dhe të sqarojë mendimin e tij: sa më shumë mbushet ligjërata me fjali të rastësishme ( sintaksa e tij është përherë korrekte dhe të kujton prozën letrare – filozofike gjermane, të fillimit të shekullit të kaluar), aq më shumë e bën të errët domethënien. Ka errësirë të koncizitetit dhe errësirës së zgjerimit, këtu – flas për disa pjesë të prozës së tij – dyshimin e errësirës nga koncizitetit poetik dhe përhapjes filozofike. Në prozën e hapur, si për shembull, ajo e një konferencieri, na duhet të jetë ca ujë (lumi i frymëzimit që mbathet ) domethënë, pra, përhapja duhet të jetë përsëritje dhe jo shpjegim i një përfytyrimi me një tjetër përfytyrim, i një mendimi me një tjetër mendim.
Marrim prozën e Majakovskit: i njëjti muskul i kontraktuar i vargut të tij, e njëjta prozë e vargjeve të tij, ashtu si proza e Pastërnakut është proza e vargjeve të Pastërnakut. Mishi i mishit të tij, gjak i gjakut të tij Për Majakovskin është thënë ajo që një ditë unë e kam thënë për veten time:
E marr në shenjë -fjalën.
Dhe me fjalën marr shenjë objektin dhe, me objektin-lexuesi. (Dhe ne të gjithë goditemi për vdekjen – nëse jo te ringjallur ).
Një hollësi e rëndësishme: Majakovski – poet,është krejt i përkthyeshëm në prozë, domethënë, mund ta tregosh me fjalët e tij dhe këtë mund ta bëjë cilido, jo vetëm ai. Dhe s’ka nevojë të ndërrosh fjalorin, pasi ai i Majakovskit është gjithmonë i përditshëm, bisedimor, prozaik (si ai i Oneginit që me të vjetrit midis bashkohësve e konsideronin « vulgar »). Humbet vetëm forcën e gjuhës poetike: skandimi Majakovskian: ritmi.
Po të përkthemin në prozë Pastërnakun do të përfitojmë prozën e Pastërnakut, një vend shumë më i sigurt i vargjeve të tij: errësira e vargjeve të tij si e tillë dhe për këtë në poezi pikërisht në errësirën e vërtetë të vargut si të tillë, do të rezultojë pikërisht errësira e vet esencës që s’mund të ndriçohet, as shpjegohet nga asnjë varg. Mbasi s’kemi ç’të harrojmë: poezia lirike ndriçon errësirën dhe fsheh ndriçimin. Çdo varg është sentenca e Sibilës, domethënë, pafundësisht më shumë sesa ka prononcuar gjuha.
Te Majakovski gjithçka është koherente, ndërsa logjika e Pastërnakut është lidhja ekzistuese, por e padukshme, e pamundur për t’u analizuar- disa ngjarje të ëndrrës dhe, në ëndërr ( por vetëm ëndrrën ) e padiskutueshme. Ne ëndërr (domethënë, duke lexuar Pastërnakun) gjithçka është ekzaktësisht siç duhet të jetë, njih çdo gjë por provo pak të tregosh ëndrrën – ta japësh Pastërnakun me fjalët e tua – çdo të mbetet? Universi i Pastërnakut mbështet vetëm në magjinë e fjalës. «Dhe nëpërmjet kristalit magjik…». Kristali magjik i Pastërnakut është kristali i syrit të tij.
Cilido që dëshiron të tregojë për Majakovskin, e them menjëherë, do të arrij, domethënë gjysma e Majakvskit do të mbetet. Pastërnaku, përkundrazi mund të tregohet vetëm nga Pastërnaku. Domethënë pra; ekzaktësisht ajo që bën në prozën e tij gjeniale që befas na çon në ëndërr dhe në vizionin e ëndrrave.
Pastërnak është magjia,
Majakovski – realiteti, drita më e qartë e mesditës.
Dhe në fund të fundit:
«Lufta më pengoi të jem poet»: Pastërnak.
«Poezia më pengoi që të luftoj»: Majakovski.
Megjithatë pika e forcës së Pstërnakut është te poeti.
Ajo e Majakovskit – te luftëtari.
Këngëtar në shoqërimin e luftëtarëve rus – ja Pastërnaku në botën bashkohore ruse.
Luftëtar në shoqërimin e këngëtarëve universales – ja Majakovski në botën bashkëkohore poetike.
Dhe kush mund të dijë se ku do të kishte arritur, gjer në cilat thellësi do të kishte gërmuar Pastërnaku, po të mos kishte qenë në mënyrë të pavetëdijshme ( edhe një herë, gati medianikisht ) i tërhequr nga nga socialja: një lloj ore e shekullit të Rusisë, të historisë. Duke i kthyer gjithë detyrimin e vitit 1905 – gjenisë së Pastërnakut në përfytyrimin e Vitit 1905 – s’mund të mos them se Shmid do të kishte mbetur Shmid dhe Pastërnaku do të kishte mbetur Pastërnak edhe pa Shmidin dhe që me diçka tjetër ndryshe nga Shmidi, me diçka tjetër pa emër do të ishte gjendur shumë më larg.
Nëse sot në Rusi kohët janë të favorshme për karrierën e poetit – në përparimin e tij, në arritjen e tij në rrugën e vetme të Poetit, ato nuk janë të favorshme. Ngjarjet ushqejnë, por në të njëjtën kohë, janë pengesë dhe, në rastin e poetit lirik, më shumë pengojnë sesa ushqejnë. Historia ushqen vetëm boshët (të mangëtit, të zbrazëtit, shkretëtirat e përkohshme) – për të nginjurit ajo është pengesë. Historia ushqen Majakovskin që është plot me një gjë të vetme: forcën. Historia ushqen vetëm luftëtarin. Poeti ka ndodhitë e tia, ka ngjarjen: ekzistencën e autonomisë së poetit. Te Pastërnaku, nëse jo e shkatërruar, ajo ka qenë e shmangur, e groposur. Derivat i ujërave.
Modifikimi i shtratit.
Pstërnaku,për fisnikërinë e natyrës së tij, ai vetë ka eliminuar – sa ka mundur – vrullet e tij.
Pastërnaku, me ndërgjegje totale, kërkon të mos hidhet në Detin Kaspik.
Mbase, mbase. Por më vjen keq për Nejësit. Dhe për atë Vollgë!
Bashkësia e ideve nuk është metër krahasimi për ballafaqimin e dy poetëve. Të njëjta ide të Majkovskit nëse i ka, nëse jo gjithë Rusia, i ka gjithë rinia ruse. Sepse në ide, çdo komsomolas është sigurisht përherë më afër, – më qartësisht afër – me Majkovskin sesa është me Pastërnakun. Këta dy poetë takohen (e mendojnë në të njëjtën mënyrë ) vetëm në një gjë : në temat e poezive të tyre –Tetori dhe Viti 1905. Njëri ka shkruar Tetori dhe tjetri Dhjetori, por që Tetor dhe që Dhjetor, dhe sidoqoftë, Tetori është kaq shumë ndryshe nga Dhjetori… Dhe nëse nesër Pastërnaku, do të shkruante, Tetorin e tij , do të ishte para së gjithash Tetori i Pasternakut, me qendrën e operacioneve ushtarake të transferuara mbi majat e pemëve në revoltë.
E dyta – në esencë e para dhe e vetmja – çështja: raporti e secilit prej të dyve me Zotin dhe e Zotit me secilin prej të dyve – s’po e shtroj qëllimisht. Çdo gjë në kohën e vet.
Gryka të ndryshme, burime të ndryshme, të ndryshëm në gurrat, në të cilat mbushim dhe në të eturit që shuajnë etjen – po pse të vazhdojmë të bëjmë listën! – jo: të ndryshëm në gjithçka, por: njerëz të dimensioneve të ndryshme, ata janë të njëjtë në një gjë të vetme: në forcën. Në forcën e
Majkovski është dinamometri ynë.
Pastërnaku barometri ynë: thellësimatësi.
Por këta dy njerëz të lidhur nga një prezencë e vetme – forcën, janë ende të afruar nga një mungesë: kënga. Për të kënduar, Majokovski është i pazoti, sepse është krejt në tone të larta, goditëse, shëtitëse, gjëmuese. Me këto tone flitet me shaka (’’jo shumë mirë’’) ose u nisen urdhra trupave. Kështu nuk këndohet. Për të kënduar, Pastërnaku është i pazoti, sepse është tepër i ngarkuar, i ngopur dhe, mbi të gjitha, individual. Te Pastërnaku nuk ka vend për këngën, për Majakovskin nuk ka vend në këngën. Pikërisht, për këtë arsye, vendi i zënë nga Blloku dhe Esenini gjer më sot në Rusi ka mbetur bosh. Parimi melodik rus i shpërndarë në mijëra përrenj të vegjël dhe të përkohshëm, duhet të gjejë një shtrat të vetëm, një grykë të vetme.
Për të qenë poet kombëtar, duhet të lësh që i gjithë vendi të këndojë përmes teje. Dhe për këtë s’është e mjaftueshme të jesh gjithçka, duhet të jesh të gjithë – dhe pra pikërisht, të jesh ajo, që Pastërnaku s’mund të jetë. E tëra dhe vetëm vendi i dhënë, vendi i dhënë, por si shpërblim i tërë – ajo që Majakovski nuk do që të jetë: ai është kasnec, lajmëtar i një klase të vetme, krijues i eposit proletar. As luftëtari (Majkovski), as profeti Pasternak nuk kompozojnë këngë.
Për këngën nevojitet ai që sigurisht në Rusi ka lindur tashmë dhe, nga një anë, qetë – qetë në Rusinë e madhe gumëzhitëse, po rritet. Do të presim.
Flije mbi shtratin e prozhmimit
flije, pa dridhërima, i qetë.
I bukur dhe njëzetë e dy vjeçar,
siç e kish parathënë tetratiku,
flije me faqen mbështetur mbi jastëk,
flije me këmbë të shpira gjer në kavilje,
duke u futur ende me forcë
në radhën e legjendave të reja.
Shumë më i dukshëm vërshimi:
E kishe arritur me një kërcim.
E shtëna jote ish një Etna
Midis livadheve frikacake dhe burracake.
Clamart, dhjetor 1932
Përktheu: FASLLI HALITI
Komentet