Shtegu këtu gjendet me vështirësi,
Askush nuk të udhëzon.
Vetëm vonë, vetëm një çast
i harruar së fundi edhe ajo
të zbulon
shkallë të çuditshme.
Pastaj zbret si një gjethe
e dheun e shkrifët ua hedh syve
si një qepallë të rëndë.
Nënat e shenjtat –
mijëra drita,
nëna nën brazda
i zgjedhin fjalët.
Edhe një herë të japin ujë për të pirë.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet