Ma ne fund Enveri e mprehi shpaten edhe njeher per situaten.
Lexojme ne gazeten Dielli se byroja politike ne menyre urgjente eshte mbledhur dhe ka zbuluar dhe denuar nje grup armik brenda rradheve te Vatres.
Keta armiq dhe sabotatorë qe prishin imazhin e shkelqyer te lidershipit te Vatres jane denuar ne menyre unanime nga byroja politike ne mbledhjen urgjente, nen drejtimin e Udheheqesit te madh zotit kryetar, ku referatin kryesor e ka mbajt ideologu i partise Vater, qe ka theksu se ato dmth armiqte kane dale kunder drejtimit te partise Vater ne formatin presidencial, kanë dalë kunder qe Vatra te shkrihet duke u transferu ne Shqiperi dhe Kosove, kane dale kunder zgjatjes se mandatit te udheheqesit legjendar e jashtezakonisht te kualifikuar perjetesisht.
Per rrjedhoje pasi kanë degjuar fjalimin e shkelqyer (hajvanesk)te ideologut dhe pasi kanë korigju gabimet ortografike te fjales se kryetarit (Qe ka pak veshtiresi normale ne fjalorin shqip)unanimisht kane vendosur perjashtimin e rebeleve anti Vater dhe pershpejtimin e gjygjit popullor ne gjykaten popullore te Bostonit.
Ne mbledhje eshte theksu rendesija e gjygjeve poullore qe garanton grumbullimin e fondeve miljoneshe, per te permbushur angazhimin solemn te investimeve qindra miljonshe te kryesise ne zhvillimin e jashtezakonshem te shtetit te Kosoves dhe si baze e mire per fillimin e dekorimeve per individet qe do investojne nga nje milion dollar ne kthimin e Vatres ne institucjonin me fitimprures ne historin e saj dy vjecare se Vatra e Nolit e Konices ka histori mbi 100 vjecare, po duke qene e dal jashte mode eshte zevendesu me partine dy vjeqare Vater.
Duke qene se transparenca si dukuri borgjeze eshte pare e aresyeshme te eleminohet, nga praktikat, e te ndritures kryesi, nuk konsiderohet e dobishme qe te nominohen anetaret e kryesise, qe kanë votuar ne bllok, mos o Zot qe ndonjeri nga anetaret qe nuk ka qene ne mbledhjen urgjente te byrose ,nga mungesa e te menduarit ne menyre partijake deklaron se per aresye anatomike nuk ka qene i pranishem ne momentin historik te votimet (njerez jemi kemi edhe momente qe nuk i komandojme dot).
Si perfundim vleresojme dhe i jemi mirenjohes perjetesisht lidershipit tone heroik dhe duke qene se nuk jemi pastru plotesisht nga influencat mikroborgjeze i lutemi asaj te madherishme kryesi, te ver doren ne zemer dhe ta shqyrtoj masen e denimit, duke apliku nje mase me te bute denimi per armiqte qe nuk jane armiq, e te konsideroi se mund te kete edhe te mashtruar.Me respekt e mirënjohje te perjeteshme.