Deputeti I PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus se audio përgjimi ndaj vëllait të ministrit Xhafaj vazhdon dhe se ka ende pjesë të tjera që implikojnë atë në trafik droge.
“Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur Agron Xhafajn në monmentin që na paditi ne sepse ka vendim të formës së prerë në Itali për dënimin e tij me 7.2 vjet burg për trafik droge. Prej 2008 ka një marrëveshje detyruese mes Italisë dhe Shqipërisë për të tilla raste”.
Opozita ka kërkuar doreheqjen e ministrit Xhafaj, pasi sipas saj ai ka penguar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë.
Kurse sot, Agron Xhafaj deklaroi se do dorëzohet tek autoritetet italiane.
Lind pyetja a kanë te drejte partite te hetojnë , përgjojnë filmojnë mendoj se kjo perben vepër penale në ligjin mbi te drejtat dhe liritë e njeriut përcaktohet se askerkush perveç organeve te percaktura në kushtetute mund te mbledhi te dhëna personale. Partite shoqatat individët shoqëria ka te drejten per tu informuar por jo te hetoje.