Në bisedën me Alice Taylor në Podkastin e saj “Inside Albania”, në Euro News, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe per pengjet e tij ne politikë.
Më tregoni! Vlerësimi dhe kritika për veten janë të rëndësishme.
Berisha: Një nga problemet e mia më kryesore me diktaturën, edhe pse nuk isha i përndjekur, ishte se ata e shpallën veten të pagabueshëm. E përçmoja këtë gjë. Nuk ka njerëz të pagabueshëm. Çdo ditë vlerësoja ku kisha gabuar në aktivitetin tim të përditshëm dhe si duhet ta korrigjoja. Kur lexova Ronald Reagan që shkruante se “Qeveria është problemi”, kjo më frymëzoi. Më ndihmoi shumë. Kur qeveris, bën gabime, por gabimi më i madh ishte ligji i pronës. Ne nuk jua kthyem pronarëve tokat e tyre. Pse? Unë isha i bindur se ajo ishte mënyra e vetme. Zonat rurale ishin shndërruar në rezervuare të mëdha njerëzish. Kudo që shkoja, më thoshin se nëse zgjidhja atë rrugë, askush nuk do të më votonte. Çfarë do të bëja nëse njerëzit do jetonin në qiell të hapur dhe me asgjë në duar? Zbatuam parimin e Jefferson, se toka i përkiste atyre që e punonin dhe jetonin.
Së dyti ishin skemat piramidale, që filluan në vitin ’91, kur ne nuk ishim në pushtet. Institucionet ndërkombëtare na thanë të mos shqetësoheshim, se ishin fenomen i ekonomive në rritje. Ishim vendi më i varfër në botë, por me ekonominë që po rritej më shpejt. Kjo ndodhi asokohe. Imagjinojeni. Guvernatori erdhi tek unë në janarin e vitit 1996 me një memo ku më kërkonte ose t’i mbyllja, ose t’i shndërroja në banka. Nuk pranova kurrsesi t’i shndërroja në banka. Nisëm të hartonim ligjin për të kontrolluar skemat piramidale. Pasi u miratua ligji, ne krijuam një komision dhe i mbyllëm një nga një. Por kjo i zemëroi njerëzit. Socialistët ju thanë se qeveria ju kishte marrë të gjitha lekët qytetarëve. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. E kundërta është e vërtetë. Ju bëra thirrje qytetarëve që paratë t’i fusnin në banka. Asokohe, bankat tona kishin norma të larta interesi për kursimet, për t’i mbrojtur njerëzit nga inflacioni. Kjo ishte politika e kohës. Sidoqoftë, nisi rebelimi. Socialistët i armatosën njerëzit e tyre. Unë propozova një zgjidhje politike. Për sa kohë qytetarët mendonin se kjo parti ju kishte vjedhur paratë, ne nuk mund të qeverisnim. Duhet të kalonim në opozitë, të provonim që nuk i kishim prekur lekët e tyre, përndryshe do shpërbëhej partia. Shkuam në zgjedhje. Gjatë fushatës, Fatos Nano ju premtoi qytetarëve se do t’ju paguante çdo qindarkë që kishin humbur në skemat piramidale. Unë deklarova se nuk mund t’i paguaja sepse një borxh që nuk huazohet, nuk mund të njihet. Njerëzit votuan për Nanon dhe nuk morën asnjë qindarkë. Nëse do kisha dhënë premtim, kisha mundësi t’jua ktheja, por kurrë nuk kam pranuar të përziej paranë e pastër me atë të pisët.
O bos , ju kishit gurin dhe arren ne dore dhe nuk bete asnje-gje,Ju te PD denuat kriminelat komunist per kafe; por nuk i hoqet as medaljet, PERSE??? Sot pas 27 vjetesh mendoni te beni keto gjera me Ruçin kriminel ne krye te Parlamentit, te cilin e votuat vete ju!Kini pak turp more zotri! Ju ka lene truri fare! More si kaloni siper gjerave qe bejne muuuu! Ju po ofendoni inteligjencen e shqiptareve me sjelljet tuaja! Ky eshte paradoks, mashtrim per te spostuar vemendjen nga problemet kryesore te PD dhe te vendit ! Po tani ju ka dale gjumi per medaljet? Para se te beni keto bubullima , pastroni pd nga spiunat e sigurimit , nga hajdudat, nga te korruptuarit dhe beni zgjedhje te lira dhe demokratike brenda pd, per te pasur zgjedhje te lira ne vend. Keto veprime te poshtra te PD jane ato gjera qe shkaterrojne themelet e besimin reciprok dhe te bashkjeteses demokratike; sepse more zotri jeni te pa besueshem . A e kuptoni shqipen : Nuk ju beson njeri ! Ne fakt as ju vet nuk besoni ato çfare flisni, por po çoni pak pluhur si zakoni! Mos u lodhni kot ,nuk i ha njeri keto muhabete! Njerezit din tashmè se Z. Basha ka vjedhur 240 miljon euro, por dine se ne marrveshjen e majit me Ramen, familja e Tije perfitoi 11.4 miljon euro!!! Kjo eshte tema zotri! Keshtu dhe me zi jane Meta, Berisha, Rama , etj pra jemi tek problemet emergjente ku lidhet ekzistenca dhe e ardhmja jone! Medaljet jane perralla per kalamaj,para droge ,korrupsionit dhe rreformes se drejtesis te cilen po e sabotoni!! Nuk presim gje nga ju, Koha juaj ka skaduar!