Është e vërtetë, nuk është trillim;
E ke një Engjëll Rojtës pranë
Që të merr me vete si era
Dhe shkon me fëmijët kudo që ata janë.
Ai ka flokë të butë
Që farfurojnë si era.
Ai ka sy të ëmbël të thellë
Që të pajtojnë ty me një shikim
Që t’i largojnë drojat me ndriçimin e tyre.
“Nuk është trillim është e vërtetë.)
Ai ka trupin, duart, flatrat për fluturim,
Gjashtë flatra që shpalosen te retë,
Gjashtë flatra që të përkundin në qiell
Që ti të flesh në djep e qetë.
Ai e bën frutin në degë më të ëmbël
Që të lëngshtohet në buzat e tua të përmjaltura;
Ai e nxjerr thelbat e arrës nga lëvozhga
Dhe të ruan ty nga shtrigat dhe xhuxhat.
Është ai që të ndihmon të mbledhësh trëndafile
Që janë zënë në grackën e ferrave,
Ai ju mban në krahë sipër ujërave të pabesa
Dhe sipër pishnajave në majë të reve (shkrepave).
Komentet