Kryeministri Edi Rama ka folur për perspektivën energjitike të Shqipërisë në takimin e vendeve të “Energy Charter” në Tiranë dhe ka rrëfyer ndërmjet të tjera se ka marrë një premtim nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Samitin e Parisit, për të zgjidhur një problem linjash ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Prej kohësh jemi një aktor i besueshëm për zhvillimin e sektorit energjitike dhe për këtë do të jepja dy shifra: Tre vjet më parë, kompania jonë e shpërndarjes ishte me humbje të thella, por në 2015-ën mblodhi 1 miliardë USD borxhe, sepse njerëz, biznese, vidhnin ose thjesht nuk e paguanin energjinë. Ne lidhëm 340 mijë marrëveshje të reja mes konsumatorëve dhe OSHEE me argumentin se borxhi duhet paguar. Kështu që për herë të parë në 2015-ën, ne nuk e subvencoinuam kompaninë e energjisë. Zakonisht qeveria e subvenciononte këtë për humbjet diku me 250 milionë USD në vit dhe për herë të parë ne nuk patëm nevojë të paguanim asnjë qindarkë sepse kompania pati sukses. Ky takim vjen në një moment shumë deçiziv, në një moment kur një krizë komplekse gjeopolitike po krijon krizë dhe kërcënon me pasoja afatgjata vendet e Mesdheut. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm pas 2009-ës, se përqendrimi i BE për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe korridorin e energjisë, është absolutisht i rëndësishëm dhe hapja e korridorit të gazit është me rëndësi në këtë strategji europiane”, tha Rama.
Jemi të lumtur që kemi linjën e interkonjeksionit me Kosovën, ku duhet të zgjidhim edhe një problem mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera, ai sqaroi edhe projektin rajonal si dhe impaktin që do të ketë kjo në vendet e Rajonit. “Jam takuar me kryeministrin serb në Paris dhe shpresoj se brenda vitit do të kemi një zgjidhje për këtë problem, ç’ka tregon potencialin që kemi në rajon. Pika e tretë dhe e fundit është krijimi i tregut të aksioneve energjitik shqiptar që do të hapë një kapitull të ri në operacionit e përbashkët dhe gjithashtu në bashkëpunimin rajonal. Besoj se kjo iniciativë do të përhapet në rajon dhe do të krijojë një treg aksionesh unik për rajonin. Për këtë shkak, për besueshmërinë që po shtojmë çdo ditë me menaxhimin e burimeve tona, ne jemi mbështetur me financime për linjën tjetër nga Shqipëria në Maqedoni. Po e mbyll këtë takim me një citim nga një artist i famshëm kinez e që shkon shumë mirë me këtë takim se “ne do të mësojmë më shumë për njeri tjetrin nëse do të jemi të hapur dhe të njohim më thellë ata që na rrethojnë”, tha kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në aktivitet.
Komentet