E kishin parë me vend, pra, perënditë
ta shkatërronin krejt fuqinë e Azisë
dhe kombin e Priamit; pra u shemb
Ilioni madhështor; Troja e Neptunit
e gjitha sot është bërë shkrum e hi,
ndonëse këtë të zezë s’e meritonte;
na detyruan uguret e hyjnive
të mërgonim shumë larg në vise të shkreta,
dhe poshtë Antandrës mu atje rrëzë Idës
ndërtuam një flotë pa qenë aspak të sigurt
ku do të na çonte fati dhe në ç’vise
do zinim vend dhe i mblodhëm luftëtarët.
Sapo kishte dalë pranvera e ati Ankiz
po jepte urdhër t’i lëshonim velat,
të niseshim ngado të na çonte fati,
kur unë me lot ndër sy, pra, u largova
prej brigjeve të atdheut, prej atij limani,
prej fushave të Trojës, që s’është më.
Krejt i mërguar dal në det të hapur
me shokë, me djalin tim dhe me Penatët
e me hyjnitë e mia të madhërishme.
Larg që andej shtrihet një krahinë
kushtuar Marsit, thrakas janë banorët,
atje dikur sundoi Likurgu i rreptë;
ajo krahinë dikur ish mike e Trojës
kur Troja lulëzoi po edhe Penatët
i patën miq. Atje më nxorën erërat
dhe në atë breg plot kthesa, pasi hyra
me këmbë aspak të mbarë, hodha themelet
për një qytet dhe e quajta «Eneadë»
me emrin tim. Një ditë unë po i kushtoja
një fli nënës Dionë edhe hyjnive
që po më mbronin ndër gjithë ato sprova
dhe aty në breg po therrja një mëzat
të bardhë si bora mbretit të madh te hyjnive.
Mu aty pranë na ishte një kodrinë,
e cila në majë kishte ca thana
dhe një mersinë të ngathët dege – dendur.
U afrova e dhashë e mora që të shkulja
nga dheu një shkurre të njomë për të mbuluar
altarët me gjethnaje, kur ja, ç’të shohësh:
më del aty një mrekulli e hatashme,
e pabesueshme; sa u këputën rrënjët,
nga shkurrja e parë që shkula seç kulluan
ca pika gjaku të zi aty për tokë
dhe mbetën njolla; një rëqethje e tmerrshme
ma përshkoi trupin, nga llahtar i fortë
më ngriu gjaku n’vend. Po përsëri
zura të shkulja aty degën e epshme
të një shkurreje tjetër që të mund të hetoja
shkaqet e atij sekreti, por prapë
një gjak i zi kulloi drejt prej lëvorës
së shkurrës tjetër. Shumë, pra, po mendohesha
dhe Nimfave pyjore po u lutesha
dhe vetë Atit Gradiv, vetë kujdestarit
të fushave getike që ai vegim
të dilte këmbë mbarë jo ugurzi.
Mirëpo në çastin që me gjunjë të ngulur
aty përdhe i sulem më me forcë
një shkurreje të tretë që ta çrrënjosja…
(ta them a te mos e them?) nga thellësitë
e asaj kodrine një rënkim shpërthen
shumë i përvajshëm dhe dëgjoj një zë:
«Po pse, o Ene, më shqyen mua të shkretin?
Mëshirë, të lutem, për një të varrosur,
mos i përziej me krim duart e shenjta,
mua Troja më fali jetën bash si ty
edhe ky gjak që po kullon prej trungut,
është i vërtetë. Ah, ik sa më shpejt
nga kjo krahinë mizore, nga ky breg
kaq i pangopur! Unë jam Polidori,
breshër i fortë shigjetash më përshkoi
dhe më mbërtheu këtu edhe pastaj
ato vunë rrënjë dhe dolën shtiza të mbrehta.
Në çast ky shpirti im dyfish u ndrydh
nga tmerri i madh dhe u shtang aty në vend,
m’u ngritën flokët,zëri më mbeti në grykë.
Priami i shkretë, kur pa se Dardanisë
Iu vu rrethimi edhe s’kish më shpresë
Se mund të mbrohej më, atëher ç’bëri?
Të birin Polidorin ashtu fshehtas
e nisi drejt tek mbreti i Thrakisë,
me një sasi të madhe për mbretin,
mirëpo, pasi u kthye fuqia e Trojës
dhe e braktisi fati,
ai i pabesë ndryshoi dhe mori anën
e Agamemnonit, të armëve fitimtare
dhe shkeli çdo të drejtë: vrau Polidorin
dhe, përdhunisht, shtiu në dorë të tërë floririn.
O etje e mallkuar e floririt,
ku nuk e shtyn ti shpirtin e njeriut?
Pasi më iku tmerri që më kishte zënë,
vete dhe ua tregoj krerëve të parë
dhe prindit tim të parit mrekullinë
hyjnore që aty pashë edhe prej tyre
kërkoj se ç’mendim kishin, dhe të gjithë
ishin të mendimit të iknim sa më parë
prej atij dheu të mallkuar, ta braktisnim
atë vend ku u dhunua vetë mikpritja
edhe t’i hapnim velat për t’u nisur.
Ia bëjm pra salikimin Polidorit:
një grumbull dheu i madh i mblidhet sipër,
ngrihen disa altarë pikrisht për Manët,
altarë të stolisur zymtë me lidha të errëta,
me t’zezëtqiparisa aty përreth
vajtojnë sipas zakonit gratë e Ilionit
më flokë të lëshuar, aty sipër zbrazim
ca enë me qumësht të vakët dhe gjithë shkumë
edhe ca kupa plot me gjak therorësh,
shtiem në varrë atë shpirt; me zë të lartë
i themi lamtumirë për herë të fundit.
Porsa na dha shpresë deti, edhe erërat
i lanë të qeta valët edhe Austri
me të ëmblën shushritje po na ftonte
të dilnim në det të hapur, shokët tanë,
të mbledhur tok në breg, i nxjerrin në det
anijet dhe nisemi nga porti,
dhe shkojnë duke u zhdukur prapa nesh
toka e qytete. Atje në mes të detit,
ndodhet një tokë e shnjtë që shumë e duam
Neptuni Egje dhe nëna e Nerejdave;
këtë ishull; pra, që endej rreth e rrotull
nga bregu në breg ai hyu Harkambartësi
mirënjohës mori e nguli mu ndërmjet
të ishullit të Giarit dhe të Mikonit
dhe e bëri të qëndronte i palëvizur
dhe t’mos ia dinte fare çdo lloj ere.
Aty u drejtova; porti i këtij ishulli
krejt i ngurtë na priti n’qetësi
të jashtëzakonshme, ishim të rraskapitur.
Aty u shkarkuam, plot nderim përshëndetëm
qytetin e Apollonit.mbreti Anius,
mbreti i asaj toke, po dhe prift i Febit
na del përpara: kishte vënë në ballë
kordelet dhe dafinën e shenjtëruar,
e njohu Ankizin, mikun e dikurshëm.
I shtrënguam dorën fort njëri – tjetrit
në shenjë mikpritjeje e hym në pallatin e tij.
Në tempullin e hyut, punuar në gur,
në gur antik, plot me nderim u luta:
«O ti Timbre, na jep, pra, një banesë
njëherë e mirë dhe një qytet me ledhe,
me një brezni të re, sepse u dërmuam.
Na ruaj këtë Trojë të re, që u shpëtoi
thonjve të Danajve dhe të Akil mizorit.
Pas kujt të shkojmë? Ku thua ti të vëmi?
Ku të zëmë vend? Na jep, o atë, një shenjë
të vullnetit tënd hyjnor dhe frymzona».
Ende nuk kish marrë fund kjo fjala ime,
kur pashë se aty rreth nesh në çast u drodhën
portat e tempullit dhe lari i hyut,
dhe mali aty përreth i tëri u tund
dhe, një të hapa të gjitha ato kthina,
trpodi dha një oshëtimë të madhe.
Ne ramë përmbys edhe dëgjuam një zë:
«O dardanë të vuajtur, mu ajo tokë
që e para ju ka nxjerrë nga trungu i të parëve
po prap ajo, kur rishtas do të ktheheni,
në gjirin e vet pjellor ju do t’ju presë.
Kërkoni, pra, atë nënën tuaj të lashtë.
Atje shtëpia e Eneut do të zotërojë
mbi botën mbarë me nipa dhe stërnipa».
Kështu tha Febi e mes asaj rrëmuje
shpërtheu një entuziazëm i paparë;
të gjithë po pyesin: cili, vallë, mund të ishte
ai qytet ku febi na thërriste
dhe na urdhëronte të ktheheshim sërish
neve që mbetëm duke u endur rrugëve?
Atëherë im atë, ndërsa po sillte n’mendje
kujtimet dhe traditat e dikurshme:
«Dëgjoni – tha -një herë, o krerë të Trojës
dhe t’i kuptoni mirë ju shpresat tuaja.
Në mes të detit ndodhet dheu i Kretës
ishull i madh i Jovit, ku lartohet
ai mali Ida, e djepi i racës sonë.
Njëqind qytete janë që e popullojnë
atë mbretëri jashtëzakonisht pjellore.
Me sa më kujtohet, nga sa kam ndëgjuar,
bash prej andej ai kreu i fisit, Teukri,
kishte ardhur i pari në brigjet e Reteut
dhe atë vend caktoi për mbretërin e vet.
Ende nuk ekzistonte Ilioni
as edhe Pergami: njrëzit banonin
në thellësi luginash. Prej andej,
na erdhën neve kulti i vetë Cibelës
dhe bronxet koribancie e pylli i Idës
dhe heshtja e thellë në ritin e therores
edhe zakoni për të vënë nën zgjedhë
luanët te koçia e vetë hyjneshës.
Atëherë o burrani, të ndjegim rrugën
që na tregojnë hyjnitë! T’i paqtojmë erërat
edhe të çajmë drejt mbretërisë së Gnozit,
s’e kemi larg; ndihmën e Jovit paçim
se bash ditën e tretë kjo flota jonë do
jetë tek bregu i Kretës». Kështu foli
dhe në altar flijoi ç’duhej flijuar:
një dem për vetë Neptunin dhe një dem
për ty, o ti i bukuri Apollon,
dhe për Stuhinë një bagëti të zezë
dhe për Zefirët ndihmës një të bardhë.
Hapet një fjalë se kreun Idomene
e kishin hequr nga froni dhe kish ikur,
se kishin mbetur shkretë brigjet e Kretës,
se në pallat nuk ndodhej më ky armik
dhe se selia e tij ishte braktisur.
Atëhere e lamë në portin e Ortigjisë
dhe fluturim nëpër det i shkojmë përbri
Naksit, në majën e të cilit lutet Baku,
i biem përbri Donuzës plot blerime,
Olearit edhe Parit bardhë si bora
dhe të tjerave Ciklada të shpërndara
atje në det dhe biem në disa shtigje
që janë të ngudhta ndonëse më me dallgë.
Detarët në garë mes tyre, në punë e sipër,
bërtasin nga gëzimi edhe shokët
na nxisin të vrapojmë fill e në Kretë,
tek toka e të parëve. Era fryn te kiçi,
na shoqëron në udhëtim edhe së fundi
arrijmë tek të lashtat brigje të Kuretëve.
Unë si i shastisur zë t’i ndërtoj muret
e një qyteti aq të dëshiruar
dhe Pergamë e quaj dhe me këtë emër
kënaqen të gjithë dhe i këshilloj t’i duan
vatrat e veta e të ngrenë edhe qytezën.
Edhe tashmë pothuajse të gjitha anijet
i kishin nxjerrë n’të thatë aty në breg,
rinia po martoheshin dhe me shpirt
po jepeshin pas punës në ara të reja;
unë po caktoja ligjet edhe vendet
për çdo banesë, kur ja aty pa papritmas
na prishet ajri: një epidemi
shkatërrimtare dhe vërtet e tmerrshm
e pllakos mbi ne, mbi pemë e mbi të mbjellat:
stinë vdekjeprurëse; aty njerëzia
ndeheshin prej së ëmblës jetë apo të sëmurë
tërhiqeshin krejt zvarrë; përveç kësaj
Sirius po i përvëlonte arat shterpë:
po thahej bari e toka ashtu e sëmurë
s’po jepte fryt. Atëherë im atë na thotë
t’i binim detit prap’ edhe të shkonim
tek Orakulli i Ortigjisë, po drejt te Febi,
të kërkonim nder edhe ta pyesnim mirë
si do t’u jepte fund të zezave tona,
nga ta kërkonim një derman për vuajtjet,
nga ta drejtonim hapin. Ishte natë:
çdo gjë e gjallë mbi tokë kish rënë në gjumë.
Në çast aty në gjumë më dalin përpara
të shenjtat figura të hyjnive tona
ashtu edhe Penatet e Frigjisë,
që i kisha marrë atje në mes të zjarrit
kur u dogj Troja edhe i dallova mirë
nga drita e fortë që nëpërmjet dritareve
të hapura shpëmdante hëna e plotë:
ma hoqën brengën me të tilla fjalë:
«Atë që Apolloni do të na thotë
po shkove në Ortigji, ta thotë këtu,
dhe ja, bile na dërgoi ne tek ti.
Ne që të ndoqëm ty dhe armët e tua
pas djegies së Dardanisë, ne që përshkuam
me flotat tona detin plot stuhi
nën udhëheqjen tënde, pikërisht ne
do i gremë në qiell stërnipat që do vijnë
edhe qytetit të tyre do t’i japim
sundimin në botë. Ti duhet të përgaditesh
ledhe të mëdha, po, për një shtet të madh;
pra mos iu shmang mërgimit që ke nisur,
ndonëse do vuash për një kohë të gjatë,
tjetër seli do zgjedhësh. Këto brigje
s’t’i ka caktuar ty Apol Deliani,
as të urdhëron të ngulësh vend në Kretë.
Është një krahinë që grekët «Hesperie» e quajtën,
tokë shumë e lashtë me trima e burra të fortë,
një tokë pjellore ku kanë qenë Oenotrët
dhe tani thonë se pastaj vetë stërnipat
e quajtën Itali, në emrin e të parit,
ja, pikërisht kjo do të jetë selia jonë
atje ka lindur Dardani dhe Jasi,
prej këtij trungu kemi fisin tonë.
Hajde, pra, ngrehu dhe ashtu shend e verë
ik e thuaj plakut tënd këto që të thamë,
janë të vërteta; ta kërkojë Koritin
dhe Auzoninë, ty Jovi s’të lejon
që të qëndrosh në tokat diktejane».
Nga ky vegim dhe nga ky zë hyjnor
Mbeta i mahnitur – s’isha krejt në gjumë,
më dukej sikur kisha aty ndër sy
vetë perënditë: fytyrë e flokë rrethuar
me ca kordele, pamje krejt reale,
një djersë e ftohtë më rridhte nëpër trup –
hidhem nga shtrati dhe shtrij duart nga qielli
lutem me zë të lartë dhe shtrij duart nga qielli
lutem me zë të lartë dhe hedh në zjarr
ca verë safi. Pasi krejt shend e verë
e kreva këtë fli, ika e njoftova Ankizin
dhe i tregova gjerë e gjatë
se ç’kishte ndodhur. Ankizi e pa shumë mirë
se fisi ynë ishte i dyshimtë, se kishim
dy krerë, se kishte mbetur i gënjyer
nga një gabim në çështjen e dy vendeve
të lashta dhe pastaj më thotë: «O bir,
që të dërmoi ky fat i zi i Ilionit,
vetëm Kasandra m’i profetizonte
të tilla ngjarje. Oh, tani më kujtohet
se ajo këto ndodhi i parashikonte
si të caktuara për fisin tonë,
dhe shpesh ajo përmendte Hesperinë,
përmendte shpesh mbretërinë e Italisë.
Po kush do ta besonte se trojanët
do të kishin në brigjet e Hesperisë?
Kush u besonte atëherë fjalëve të Kasandrës?
T’i bindemi, pra, Febit dhe të udhëzuar
vetëm prej tij, të ndjekim fat më të mirë».
Kështu ai foli dhe të gjithë sa ishim
me duartrokitje i pritëm ato fjalë.
Ikëm dhe prej andej, dhe pasi lamë
aty ca vetë, u dhamë, pra, rrugë anijeve
me vela nderë dhe i ramë detit gjerë.
Dhe kur anijet dolën në det të hapur
dhe s’shihte syri tokë, por nga të shikoje
kishte veç qiell e ujë, një re e zezë
qëndroi mbi kokën time edhe solli
errësirë edhe stuhi dhe aty në terr
u zhubros deti e në çast krejt u përzie
prej erërave dhe u ngritën dallgë të mëdha;
seç hidheshim shpërndarë mbi atë hon të thellë.
Prej reve të dendura nuk kish më ditë,
prej territ të lagësht nuk shihej më as qielli,
pareshtur vetëtimat shqyenin retë.
E humbëm krejt drejtimin dhe po endeshim
andej – këtej mbi ato valë të errëta.
Vetë Polinuri thoshte se s’po dinte
a ishte ditë a natë dhe aty mes dallgëve
nuk po i kujtohej më drejtimi i duhur.
Pra, plot tri ditë pa diell, tri net pa yje,
pa i dalluar hiç, u sollëm detit.
Në fund, ditën e katërt, për herë të parë,
pamë tokë me sy, sikur prej ujit doli;
ca male u ngritën lart, pamë fjolla tymi
i ulëm velat poshtë, rrëmbyem lopatat,
detarët në çast me sa fuqi patën
u ranë valëve shkumore e çanë përpara.
Pasi iu shpëtuam dallgëve, më së pari
dolëm të gjithë në brigjet e Strofadave.
Strofada i quajtën grekët ata ishuj
që ndodhen në të madhin detin Jon;
aty banon Celena ajo mizore,
bashkë me Harpitë e tjera qysh atëherë
që i mbyll për to pallati i Fineut
edhe nga frika i lanë sofrat mbretërore.
Prej ujërave të stigjit kurrë s’ka dalë
përbindësh më i zi, murtajë më e llahtarshme
se ato Harpi, mallkim i perëndive.
Janë shpendë që kanë fytyrën e një virgjëreshe
një t’shkuar barku jashtzakonisht të poshtër,
duar të kërrusura, fytyrë të zbehtë
nga uria. Dolëm, pra, në atë liman,
kur ja, ç’të shohësh: atje nëpër fusha
shpërndarë andej – këtej ca tufa qesh
të majme dhe tufa dhish nëpër kullota
pa asnjë bari. U sulemi me armë,
thërrasim perënditë edhe vetë Jovin
të mermin pjesë në atë pre, pastaj gjatë bregut
formojmë me plisa dheu disa si shtretër
edhe t’ia shtrojmë: ish një gosti madhështore.
Kur ja aty, papritur e pa kujtuar
t’sulen hyjnitë prej malesh, fluturim
i tmerrshëm, duke rrahur ato flatra
me klithma të potershme e na rrëmbejnë
çfarë kishte sofra ose na i ndyjnë të gjitha
edhe në atë erë të rendë lëshojnë një zë
krejt ugurzi. Për herë të dytë ne futemi
thellë nën një shkëmb të zgavërt edhe aty
shtrojmë sofrat tona e ndezim përsëri
zjarrin e altarëve, mirëpo prapëseprapë
nga një anë tjetër dhe prej skutash të errëta,
vjen turma plot potere dhe me ato këmbë
të kërrusura na sillen rrotull sofrës,
na i prekin dhe na ndyjnë të gjitha gjellët.
Atëherë u jap urdhër shokëve të rrokin armët:
duhej luftuar me atë racë mizore.
Një të marrë urdhër, shpejt ata rrëmbejnë
dhe shpatat dhe mburojat edhe i fshehin
aty nën bar pranë vetes dhe pastaj,
porsa Harpitë lëshohen fluturim
me një potere aty nëpër bregore,
Mizeni nga një shkëmb jep sinjalin
me borinë e vet dhe shokët hidhen në sulm,
zhvillojnë një luftë të një tipi krejt të ri
edhe bëjnë çmos t’i sakatosin fare
shpendët e pistë të detit. Mirëpo prap’
puplat e tyre s’duan t’ia dinë hiç hekurit
edhe në trup nuk marrin asnjë plagë,
dhe vetëtimë marrin hov shumë lart
edhe e lënë gjellën ashtu gjysmë të ngrënë,
lënë edhe ca ndysirë. Vetëm Celena
kjo parafolëse gjithnjë ogurzezë
shkon e zë vend në majën e një shkëmbi
edhe i shpërthejnë nga gjoksi këto fjalë:
«O bijtë e Laomedontit, pasi bëtë
gjithë atë kërdi në që edhe në dema
tani po dashkeni dhe të na luftoni?
Të na luftoni? Ju Harpitë t’i zboni
pa asnjë faj prej pronës atërore?
Dëgjoni, pra, dhe nguleni mirë në mendje
Çfarë po iu them: Ato, që i parafoli
ai Ati ynë i gjithpushtetshëm Febit,
vetë Feb Apoli m’i ka thënë dhe mua
që jam më e tmerrshmja nga Furitë, dhe unë
nga ana ime po ua shpall dhe juve.
Ju Italinë kërkoni dhe me ndihmën
e erërave drejt në Itali do shkoni
dhe do t’ju lenë të hyni në limane,
por para se me ledhe ta rrethoni
qytetin e premtuar, një uri,
një zi e madhe për atë që bëtë,
që të na shfarosnit, do t’ju detyrojë
të kafshoni me ato nofulla gjithë gjellët
të mbetura përgjysmë». Kështu, pra, foli
dhe u ngrit me fletë dhe vajti e u fut në pyll.
U ngriu gjaku shokëve nga llahtari,
u ra morali dhe jo më me armë
por veç me kushte dhe me lutje donin
të pajtoheshin, kushdo që të ishin,
hyjni apo ca shpendë mizorë e të ndyrë.
Dhe ati Ankiz aty në breg me duar
drejt qiellit i thërret hyjnitë e larta
dhe urdhëron të bëhen dhe kurbanet.
«O perëndi – bërtet – mjaft me kërcënime!
Oh, pritnani rreziqet, o hyjni,
dhe zemërmirë siç jeni, oh, shpëtojeni
këtë popull të urtë!». Pastaj prap ai jep urdhër
t’shkoqet litari bregut dhe të zblidhen,
të zgjidhen, pra, tërkuzat e anijes.
Hapen dhe velat nën erërat e jugut:
dhe po kalonim mbi ato valë shkumore,
ku kish drejtimin era e timonieri.
Tashmë në mes të valëve na del para
Zaqinti plot me pyja edhe Duliki
dhe Sami dhe shkëmbinjt’ e lartë të Neritit.
U shmangemi shkëmbinjve të Itakës,
krejt mbretëri e Laertit, dhe e mallkojmë tokën,
ku u lind Uliks shpirtmizori.
Edhe në atë çast na dalin aty para
majat me re të malit të Leukades
dhe tempulli i Apolonit. Shumë të lodhur
dalim n’atë breg që i tremb sa s’ka detarët
dhe hyjmë aty në qytezë, hedhim spirancën
dhe kicat rrijnë me rradhë aty nga bregu.
Kështu së fundi vemë këmbët në një tokë
për të cilën s’kishim shpresë dhe aty pastrohemi
duke i bërë fli Jovit dhe mes lutjesh
djegim therorët prapë nëpër altare
dhe aty në brigjet e Akcit zemë të japim
lojrat trojane. Shokët, fare zhveshur,
lyhen me vaj dhe bëjnë ushtrime mundjeje
sipas zakonit të vendit, plot haré
që shpëtuam mirë nga sa qytete greke
dhe kaluam pa dëm përmes armiqve.
Dielli ndërkaq po e kryente rrotullimin
përqark rrethit të vitit, dimri i ngrirë
po i turbullonte valët me Akuilonat.
Te dyert e tempullit unë marr e var
mburojën bronxi, që dikur e mbante
i madhi Abant dhe si kujtim të ngjarjes
shkruaj kështu: «Eneu këtë mburojë
ua hoqi duarsh grekëve fitimtarë».
Pastaj jep urdhër të braktiset porti
dhe voztarët të ulen nëpër banga.
Shokët, se kush më parë, u bien dallgëve
dhe çajnë përpara edhe menjëherë
na ikin sysh krejt malet e Feakëve,
kalojmë në fund brigjeve të Epirit
dhe hyjmë pastaj në portin e Kaonisë
dhe jemi pranë qytetit të lartë Butrint.
Aty dëgjojmë diçka të pabesueshme;
na thonë se vetë Heleni i Priamit
po mbretëronte ndër qytetet greke,
se kishte shtënë në dorë nusen dhe skeptrin
e Pirro Eakidit, se Andromaka
prap kishte marrë një burrë nga vendi i vet.
Unë mbeta i shtangur edhe mezi ç’po prisja
ta shihja atë burrë edhe prej tij të dëgjoja
të gjitha ato çudira. Le në breg
anijet dhe largohem shpejt nga porti
dhe ec e ec, kur ja: përballë qytetit
në një korie të shenjtë aty buzë lumit
të Simoentit tjetër, Andromaka
po i blatonte hirit të Hektorit
një fli solemne dhe dhunti t’përmortshme.
Thërriste manët pranë një varri të zbrazët
që e kishte veshur me plisa krejt të njomë
dhe derdhte lot përballë të dy altarëve.
Tek më pa se i dilja para krejt i ngjeshur
me armë trojane, mbeti e mahnitur,
i hyri tmerri prej asaj çudie,
ngriu në vend para asaj skene,
u ftoh krejt trupi i saj dhe i ra të fikët
dhe pas një kohe të gjatë mezi më foli:
«Vërtet ti je? Vërtet me diçka të re
më vjen, o djalë hyjneshe? Gjallë ti qenke?
Apo, në të pastë djalë ai shpirt i bardhë
ku është Hektori?» Pas këtyre fjalëve
u mbyt ndër lot edhe aty me të madhe
ia dha të çarit. Unë mezi i përgjigja,
ishte bërë si e çmendur; fare i turbulluar
mezi i nxjerr ca fjalë: «Po po, gjallë jam,
dhe çfarë rreziqesh jam duke kaluar!
Hiç mos dysho, je para së vërtetës
Medet! Ç’të gjeti ty, pasi e humbe
atë farë burri? Apo çfarë fati pate?
Pate një fat ashtu si e meritoje?
Gruaja e Hektorit je, apo e Pirros?»
I uli sytë dhe foli me zë të lehtë.
«Oh lum si Poliksena e Priamit,
e vetmja vashë fatbardhë mes vashash të tjera,
që u dënua të vdiste përmbi varrin
e një armiku te të lartat ledhe
të Trojës, që s duroi të hidhej shorti
as si robinjë të bëhej shoqe shtrati
e një padroni fitimtar. Po unë?
Unë, një t’u djegur Troja, det në det,
si u bëra me fëmijë në robëri,
durova shumë sa herë që më përbuzi
fisi i Akilit, e durova atë djalë
krenar, që pastaj, pasi iu qep
Hermionës së Ledës dhe u martua në Spartë,
më la mua skllaven në duart e Helenit,
dhe ky një skllav i tij. Mirëpo Oresti
i djegur nga dashuria për nusen e vet
që ia rrëmbyen, Oresti, që po e ndiqnin Furitë
për krimin e kryer, e zuri djalin
befas dhe e therri tek altari i prindit.
Me vdekjen e Neoptolemit, pra, një pjesë
e mbretërisë kaloi nën zotërimin e Helenit
që bash prej emrit të Kaon Trojanit
i quajti Kaoni këto krahina
dhe ndërtoi mbi këto lartësira
Pergam të ri, tjetër qytezë iliake.
Po ç’erëra dhe çfarë fatesh të kanë drejtuar
në udhën tënde? Cili qe ai hy
që të solli në këto brigje, kurse ti
asgjë s’po dije? Ç’bën Askani i vogël?
Është ende gjallë? A rron në botë ai djalë
që ty vetë Troja… ai djalë, vallë, a ndien dhimbje
për nënën që e humbi? I ati Eneu
ashtu daja Hektor, vallë, e kanë bërë
një trim si motet edhe burrë të fortë?»
Kështu ajo me lot në sy po fliste
edhe më kot vajtonte dhe dëneste,
kur ja po vjen heroi Helen Priamidi
prej ledhesh me shumë vetë që e shoqëronin,
i njeh bashkëqytetarët dhe kënaqet
dhe na drejton fill tek pallati i vet;
s’bën tjetër veçse: thuaj një fjalë e qaj.
Pra, duke ecur shoh një Trojë të vogël
dhe një Pergam n’gjasim të atij të madhit
dhe një përrua të thatë të quajtur Ksanth
dhe aty në prag puth edhe portën Ské.
Edhe trojanët bashkë me mua kënaqen
me një qytet vëlla, kurse vetë mbreti
po i priste aty nën portikën e gjerë.
Në mes të oborrit ku na ishin shtruar
ca gjellë në enë floriri, po i blatonin
Bakhut ca verë dhe në dorë i mbanin kupat.
Kaloi një ditë, kaloi edhe një tjetër
dhe erërat e mbara na thërrisnin:
po fryente Austri, fryheshin dhe velat.
Atëherë unë i drejtohem fill Helenit
si parafolës edhe i bëj një pyetje:
«O Trijugen, interpretues hyjnish,
ti që e njeh mirë vullnetin e Apolonit,
tripodat dhe dafinat e atij Klarit,
yjet dhe gjuhën e gjithë fluturakëve
dhe atë ugur të fletëve të tyre të shpejta,
oh, fol, të lutem, se një ugur i mirë
më ka folur mjaft gjatë gjithë udhëtimit tim
dhe gjithë hyjnitë me autoritetet e veta
më këshillojnë të drejtohem në Itali
dhe t i kërkoj gjithë ato toka të largëta.
Vetëm Harpja Celenë më parafoli
diçka të re që s’thuhet dot me gojë,
më lajmëroi për një inat të tmerrshëm,
për një uri të llahtarshme, pra tregomë:
cilit rrezik t’i shmangem unë më parë?
Ç’të bëj? Si t’i përballoj këto të zeza?».
Atëherë Heleni, pasi therr më parë
ca dema të njomë ashtu sipas zakonit
kërkon me lutje ndihmën e hyjnive,
ia heq kordelet kokës së shenjtëruar
edhe më merr për dore prifti Feb,
ndërsa po dridhesha nga gjithë ai nder
kundrejt hyjnive; pastaj ai si prift
shqipton këto fjalë:
«O djalë hyjneshe, e shoh fare të sigurt
se do t’përshkohesh nëpër det të hapur
me ugure më të mëdha, pikërisht kështu
i drejton fatet mbreti i perëndive
edhe cakton se çfarë do vijë më vonë,
s’ndryshon ky rend; atëherë pra me qëllim
që të përshkohesh më me siguri
nëpër ca dete, që të të presin mirë,
dhe të mund të dalësh në portin e Auzonisë,
ç’mund të thuhej me shumë fjalë, unë do ta them
përmbledhtas: pra, ta dish ti fare mirë
se Parkat kurrë nuk lejojnë që ai Heleni
t’i dijë të gjitha e vetë Junone Saturnia
ia ndalon të flasë. Më së pari Italinë,
që të duket ty aq afër, dhe limanet,
ku ti, pa ditur asgjë, kërkon të futesh,
i ndan një rrugë e gjatë nga këto vende,
irugë e pa rrugë. Po ti duhet t’i biesh
dhe valës trinakriane dhe të kalosh
me anije nëpër ujërat e Auzonisë,
nëpër liqene t’ferrit të kapërcesh
dhe ishullin e Circes më përpara
se të themelosh ti një qytet të ri
në një tokë të sigurt. T’i jap unë shenjat ty
dhe nguli mirë në tru: Atë ditë që ti
plot ankth mu buzë një lumi të braktisur
do gjesh një dosë jashtëzakonisht të madhe
nën ilnjë t’bregut me tridhjetë derkuca,
një dosë të bardhë, të shtrirë aty përdhe,
të bardhë dhe dhjetë derkuca mu te sisat,
pikërisht aty do të jetë vendi i qytetit,
aty do të marrin fund vuajtjet e tua.
Ti mos u tremb aspak nga ato kafshime
që do të pësosh ndër sofra, sepse fatet
do marrin mbarë, do të jetë edhe ndihma e Apolit.
Por ik nga këto toka, nga kjo anë
e bregut italik, që këtu afër
laget gjtihnjë prej dallgës së detit tonë-
ndër të gjitha ato qytete e kanë banesën
te pabesët grekë; lokrianët nga Naricia
kanë ngritur ledhe atje; Idomeneu
nga Likti ka pushtuar me ushtri
krejt fushat salentine; prap atje
ai Filokteti, mbreti i Melibesë,
forcoi me mur atë Petelinë e vogël.
Kur të kalosh me flotë atje tej detesh
dhe të ndalosh në vend e të ngresh altarët
edhe t’i zgjedhish kushtet në bregore,
mbuloje kokën me një vel të purpurt
se mos ndonjë fytyrë, armik me ty,
të del përpara e të turbullon uguret
mes zjarrit të shenjtë për nder të perëndive.
Këtë zakon fetar duhet ta mbajnë
shokët e tu, duhet ta mbash dhe ti;
dhe brezi i ardhshëm plot përshpirtëri
duhet ta ruajë një kult të tillë solemn.
Mirëpo, kur ty era do të shpjerë
pranë bregut të Sicilisë dhe do të hapet
ngushtica e Pelorit, ti ktheu majtas
dhe në një rreth të gjatë duhet të ecësh
për toke edhe për det gjithnjë nga e majta,
mos merr nga e djathta në tokë dhe në det;
dikur ato krahina, me sa thonë,
rëndë u lëkundën prej një force të madhe
dhe u çanë me një potere vërtet të llahtarshme.
Se ç’fuqi paskan këta shekuj të gjatë
për të sjellë kaq ndryshime! – Të dy viset
deri atëherë një kontintent formonin;
deti me vrull u fut aty në mes
edhe me valën e vet ndau Hesperinë
prej Sicilisë dhe nga të dyja brigjet
me një vërshim të fortë edhe të ngjeshur
lagu qytete e fusha krejt të ndara.
Nga e djathta qëndron Skila kurse majtas
qëndron Karibda, që nuk ngopet kurrë:
tri herë në ditë pingul i gëlltit valët
aq të potershme aty në hon të thellë
edhe sërish tri herë i ngre përpjet
dhe vala arrin të përplaset deri tek yjet.
Skila përkundrazi, mbyllur në një shpellë,
ndër skuta të errëta, e nxjerr përjashta kokën
edhe i shkapet anijet nëpër shkrepa.
Në fytyrë është si njeri me gjoks të bukur
si të një vashe, në pjesën tjetër të trupit përbindësh
– kolos dhe barku i saj si i ujkut
shkon edhe sos si bishti i një delfini.
Më mirë ia vlen t’u biesh gjërësisht kufijve
të Pakinit Trinakrian dhe të rrotullohesh
në udhëtime të gjata se sa të shohësh
qoftë edhe një herë atë Skilën e përbindshme
nën atë shpellë të potershme edhe shkëmbinjtë
që shungullojnë prej qenve në ngjyrë të kaltër.
Përveç kësaj, në qoftë se pra, Heleni
parashikon diçka, në qoftë se i besohet
një parafolësi, në qoftë se Apoloni
e rresh në shpirt me gjëra të vërteta,
unë ty vetëm një gjë, o djalë hyjneshe,
para së gjithash ty vetëm një gjë
të porosit dhe do ta porosis
kushedi sa herë: Më së pari ty të duhet
t’i lutesh fort të madhes hyjneshë Junonës,
Junonës do t ia shfaqësh me gjithë zemër
dëshirat, ty të duhet që ta bindësh
atë zonjë të fuqishme me dhurata e lutje;
kështu, në fund, një të dalë nga Trinakria,
ti ngadhnjyes do arrish drejt në Itali.
Kur të dalësh në ato brigje dhe t’i afrohesh
qytetit të Kumes dhe liqeneve të shenjtë
dhe pyjeve të Avemit plot oshëtimë,
do shohësh parafolësen e shastisur,
që brenda shpellës së vet ta tregon fatin;
përgjigjet profetike ajo i shënon
ndër gjethe, dhe çdo orakull, që ajo vashë
shënon aty, e vë në rradhë siç duhet,
dhe e mban të fshehur aty brenda shpellës;
orakujt aty mbeten pa lëvizur
edhe qëndrojnë ashtu siç janë vendosur.
Por në qoftë se rrotullohet thithi i derës
dhe fryn një erë e lehtë dhe i merr me vete
gjethet e lehta e fare i ngatërron,
në atë rast Sibila nuk kujdeset më
t’i mbledhë rishtas gjethet e shpërndara
aty në shpellë dhe t’i rradhisë në rregull
ose t’i ribashkojë ata orakuj
ikin njerëzia, pra, pa asnjë përgjigje
duke e mallkuar atë vend të Sibilës.
Ti mos shiko sa kohë atje do humbësh
dhe, ndonëse shokët do të bëjnë potere,
edhe nevoja e udhës do të kërkojë
të ndehen velat për në det të hapur
që të kesh se si të lundrosh me erë në pupa,
duhet patjetër ta takosh Sibilën
edhe me lutje t’ia kërkosh orakujt;
dhe ajo vetë të flasë dhe me gjithë zemër
për ty ta hapë atë gojë, ta nxjerrë zërin.
Ajo me ty do flasë, pra, gjerë e gjatë
për popujt e Italisë edhe për luftra
që do shpërthejnë ashtu, në çfarë mënyre
t’i shmangesh dhe të kalosh çfarëdo rreziku,
meqenëse ti e nderon, ajo do bëjë
që në udhën tënde të dalësh faqebardhë.
Kaq mund të të jepja ty si udhëzim.
Hajde pra, nisu dhe me veprën tënde
lartoje deri në qiell lavdinë e Trojës».
Pas gjithë këtyre fjalëve dashamirëse,
Heleni urdhëron të çohen tek anijet
dhurata të rënda ari dhe fildishi
edhe ngarkon në anije një sasi
të madhe argjendi edhe enë Dodone,
dhe një parzmore me zingjirë floriri,
thurur trefish, edhe një përkrenare
vërtet të shkëlqyeshme me një xhufkë madhështore:
armët e Neoptolemit. Pra dhe im atë
u bë pjestar i të tilla dhuratave,
Heleni, veç këtyre, shtoi dhe kuaj
dhe karrocierë, pastaj ai plotësoi
dhe numrin e voztarëve e për më tepër
shokët m’i fumizoi edhe me armë.
Ndërkaq, Ankizi jepte porositë
për ta pajisur flotën shpejt me vela
të përfitonin shpejt nga era e mbarë.
Shpjeguesi i Apolonit plot nderim
kthehet drejt plakut edhe i thotë: «Ankiz,
që në sajë të Venerës u bëre i denjë
për atë bashkim të lartë pikrisht me të,
që aq fort të duan hyjnitë dhe që dy herë
ty të shpëtuan në shembjen e Pergamit;
ja toka e Auazonisë, vrapo me vela.
Por prapë duhet patjetër ta kalosh
dhe atë krahinë për det, sepse është larg
ajo anë e Auzonisë që ta ka caktuar
Apoli vetë. Pra nisu, i thotë, o i bardhë,
në sajë të dashurisë së djalit tënd.
Pse zgjas me fjalë? Përse ju mbaj me llafe
tani që po fryejnë erërat?» Gjithashtu
dhe Andromaka e zymtë, për lamtumirën
e fundit i sjell ca stofra të qëndisura
me fije ari edhe një klamide
Askanit mu ashtu si e meritonte,
i jep dhe shumë pëlhura si dhuratë
dhe i thotë: «Ja, merri o djalë, dhe këto plaçka,
t’ i kesh kujtim si punë e duarve të mia,
dhe të jenë dëshmi e gjallë e dashurisë
që Andromak, nusja e vetë Hektorit,
ushqen për ty; po, merri këto dhurata,
të fundit janë, o e vetmja shëmbëllesë
e Astinaksit tim, veç ti më ke mbetur:
bash këta sy ai kishte, këto duar,
këtë fytyrë; ai tani do të ishte
kështu si ti në lulen e rinisë».
Dhe unë me lotë në sy, duke u nisur
po u thosha: «ju uroj një jetë të lumtur,
se tanimë u pa ky fati juaj,
e kurse ne na presin të tjera fate
njëri pas tjetrit, ndërsa ju tashmë
gëzoni rehatinë; ju asnjë det
s’do të përshkoni më as do t’u bini
fushave të Auzonisë, që shkojnë gjithnjë
duke u zhdukur. Ju këtu ndër sy
keni një imazh të Ksantit dhe të Trojës,
që e bëtë me duart tuaja dhe uroj
ta keni bërë me ugure më të mira
dhe mos u rëntë në dy aq fort më grekëve.
Në qoftë se unë një ditë do të hyj në Tiber
edhe ndër fusha, që buzë Tibrit shtrihen,
në i pafsha, pra, të ngritura ato ledhe
që i janë premtuar fisit tim,
atëherë do bëjë në mënyrë që këto dy qytete
dikur, pra, farefis dhe së bashku në vuajtje,
njëri në Epir dhe tjetri në Hesperi,
dhe që si kryefis kanë vetë Dardanin,
do bëjë, thashë, në mënyrë e shpirtërisht
të formojmë një Trojë të vetme, një qytet:
kjo miqësi qëndroftë, pra, brez pas brezi».
Edhe i biem detit aty pranë Keraunies
nga fare lehtë kalohet në Itali,
se rruga është shumë e shkurtër. Ndërkaq Dielli
po përëndonte;malet po i mbulonte
një hije shumë e dendur. Shtimë, pra, short
për të nxjerrë voztarë të tjerë, pastaj i shtrimë
buzë detit krejt përtoke, që e dëshironim
dhe, të shpërndarë aty në bregun e tharë,
zumë të pushojmë; se ç’ëmbëlsi i dha gjumi
tmpit të lodhur. Nata, e prirë prej orëve,
ende nuk kishte arritur në gjysmë të udhës,
kur ngrihet Pelinuri shumë i zellshëm
nga shtrati i vet edhe i shqyrton gjithë erërat
dhe vë veshin mirë se nga fryen era
dhe i heton gjith yjet që lëvizin
në qiellin e heshtur, vështron mirë Arkturin,
Hiadat plot me shi dhe dy Trionët
dhe Orionin të armatosur me flori.
Pasi shikon se atje në qiell të kthjellët
ç’do gjë qëndronte në rregull, drejt nga kiçi
jep një sinjal të fortë — të fortë për nisje,
ua hapim velave të gjitha flatrat
dhe nisemi e çajmë gjithnjë përpara.
Aurora, një të vënë n’të ikur yjet,
Po skuqej horizonti, kur ja, ç’të shohësh!
Duken larg kodrat që mezi dallohen,
ashtu dhe Italia buzë detit.
Oh, Italia, thërret Akati i pari;
Oh, Italia brohorasin shokët
plot entuziazëm; baba Ankiz në çast
merr një kupë të madhe, e vesh me një kurorë
dhe e mbush me verë – safi, në këmbë të kiçit
u lutet perëndive: «O ju hyjni,
zotër të detit, të dheut dhe të stuhive,
na e lehtësoni udhën me erë të mbarë!»
Dhe ashtu si i deshëm, pra, u ngritën erërat,
u duk dhe porti afër, në qytezë
na doli edhe tempulli i Minervës.
U mblodhën velat, kiçat u radhitën
nga ana e bregut. Porti andej nga Lindja
me formën e një harku; ca shkëmbinj
mu përballë detit bëhen plot me shkumë
nën përplasjen e valëve, aty nuk duket porti:
dy shkrepa si dy kulla shtrihen anash
si mur dyfish dhe s’lenë të shihet tempulli.
Aty si ugur të parë pashë katër kuaj
të bardhë si bora, që kullotnin bar
në gjithë atë fushë dhe atëherë gërthiti Ankizi:
«Mirë po na pret, moj tokë, po ndillke zi;
për luftë kuajt armatosen, ndjellin zi;
mirëpo ndonjëherë kuajt i mësojmë
dhe i mbrejmë në koçi, i vemë aty nën zgjedhë
me frerë të përbashkët, pra prapë – thotë Ankizi –
shpresojmë dhe paqe». Atëherë ia drejtojmë lutjet
hyjnisë së shenjtë të Paladë armëushtueses,
që e para aty na priti triumfues;
përpara altarëve vemë mbi kokat tona
velin frigjan dhe, sipas porosive,
që na kish dhënë Heleni
si gjënë më të shenjtë
plot devocion i bëjmë flinë e duhur
Junonë Argivës, dhe nuk humbim kohë;
si i kryejmë ritet fetare, pas zakonit,
në çast i kthejmë anijet drejt nga deti
dhe i lemë gjithë ato vende të dyshimta,
ku bijtë e grekëve kishin ngulur banesën.
Që andej, dallohej gjiri i Tarentit
që, me sa thonë, e themeloi Herkuli.
Aty përballë lartohet edhe tempulli
i vetë Hyjneshë Lacinies, gjithashtu
ato të lartat ledhe të Kaulonit
dhe Skilaceu, që t’i përplas anijet.
Pastaj dallohej larg prej valëve të detit
dhe Etna Trinakriane edhe dëgjojmë
një gjëmë të madhe që jep deti së largu,
përplasjen e çdo dallge pas shkëmbinjve,
krismën e tyre të fortë atje tek bregu;
sa fort lëkundej deti te bregorja,
seç turbullohej rëndë me gjithë atë erë.
«Po, sigurisht, atje do të jetë Karibda –
gërthiti baba Ankiz – ja, pra, shkëmbinjtë,
ja shkrepat e llahtarshëm, për të cilët
na fliste vetë Heleni. Të ikim, shokë,
t’i rrokim, pra, lopatat, të gjithë së bashku!»
Si thanë ashtu u bë, dhe Palinuri
i pari e ktheu aty nga e majta kiçin,
që dha një krismë, pastaj edhe krejt flota
mori nga e majta, se vepruan lopatat
ashtu dhe erërat. Dhe dallga e madhe
në formë harku herë na ngrinte lart
dhe herë sapo tërhiqej, binim poshtë
te Manët atje thellë. Tri herë shkëmbinjtë
lëshuan një klithmë mes shkrepave të zgavërt,
edhe tri herë pamë shkumën që po hidhej
dhe yjet që kullonin. Në përëndim ra era;
krejt të lodhurdhe pa ditur se nga po mbanim,
dolëm te Ciklopët.
Ndodhet atje një port krejt i sigurt
nga erërat dhe i gjerë, por aty pranë
bubullon Etna me ca shembje të tmerrshme
edhe herë – herë vjell me një vrull të potershëm
deri në qiell.,shtëllunga tymi të zi,
të zi – katran, përzier me zjarr të fortë,
dhe ngre përpjet aty ca lëmsha flakësh
që arrijnë deri tek yjet; dhe herë – herë,
në vjellje e sipër, flak me forcë shkëmbinj
dhe blloqe të shkulura nga gjiri i malit
dhe me oshëtimë lëshon aty përjashta
plot gurë të shknrë dhe zien atje në humnerë.
Thonë se pikrisht mbi trupin e Enkeladit,
që është gjysmë i shkrumbuar prej rrufesë,
rëndon krejt pesha e Etnës së potershme
mu sipër tij dhe aty përmes krateresh,
ajo nxjerr flakë dhe gjithsaherë që ai
kthehet nga ana tjetër, i dërrmuar,
mbarë Trinakria dridhet plot oshëtimë
dhe qiellin anembanë e mbulon tymi.
Atë natë, të futur në pyll, seç i duruam
të tilla dukuri kaq të llahtarshme
pa vrejtur se cili ishte shkaku
i gjithë asaj potere; se në fakt
nuk ndrinte asnjë yll, s’kishte dritë në qiell,
në të errtën hapsirë kishte vetëm re,
nata plot terr e kishte fshehur hënën
atje pas reve të zeza. Dhe të nesërmen,
Aurora andej nga lindja po fillonte
të ngrihej dhe po e zhdukte errësirën
plot lagështirë të natës, kur papritmas,
na del aty nga pylli një njeri
krejt i panjohur, me fytyrë të çuditshme,
i thatë: kockë e lëkurë dhe në një gjendje
krejt të mjerushme, edhe duke u lutur
i mbante duart shtrirë këtej nga bregu.
Ia ngulëm sytë: ishte fare i palarë
në mënyrë të leveritshme, mjekra e gjatë,
në shtat kish një mbulojë të mbërthyer me gjëmba,
në pamje dukej grek, atë dikur
e kishin sjellë në Trojë me ushtrin e vendit.
Dhe ai, tek pa nga larg veshje dardane
dhe armë trojane, u tremb prej pamjes sonë
dhe e mbajti hapin pak, pastaj me vrap
u sul drejt bregut, qante dhe na lutej:
«pash ato yje, pash hyjnitë e larta,
pash këtë dritë të qiellit që na ngjall,
më hiqni këtej, o teukër, dhe më çoni
në një vend tjetër, ku të doni ju,
kjo më mjafton; e di, jam një nga ata
të flotës së danajve, nuk e fsheh;
erdha të luftoj kundër Ilionit;
pra në qoftë se krimi im është aq i madh
për dhunën që ju bëra, më hidhni në ujë,
më zhytni mirë në detin e pamasë.
Po të më vinte vdekja nga vetë njerëzit,
atëherë do të ishte kënaqësi për mua».
Ndër këto fjalë na rrokte fort në gjunjët,
dhe s na ndahej duke u përpëlitur.
I thamë të na tregonte se kush ishte,
se i ç’fisi ishte pastaj të na rrëfente
pse ishte katandisur në atë gjendje.
Vetë baba Ankiz, që s’po duronte më,
i jep djaloshit dorën dhe kështu
e inkurajon me këtë peng mirësie.
Atëherë ai, si iu largua frika,
zë dhe na thotë: «Itaka është vendi im,
jam një nga shokët e fatziut Uliks;
më quajnë Akemenid, ai im atë,
që quhej Adamast ish mjaft i varfër,
prandaj ika në Trojë. (Medet! Sikur
të kisha mbetur gjithnjë në atë gjendje.)
Shokët e mi në çastin që po dilnin,
duke u dridhur, nga ajo derë mizore,
më lanë krejt vetëm në atë shpellë të potershme
të Ciklopit, më harruan aty brenda.
Ish një banesë sa një kjamet e madhe,
krejt errësirë, plot mbeturina të pista,
zhyer me gjak. Ai vetë me atë shtat vigan
kupën e qiellit prekte – seç kiamet!
Zoti na ruajtë prej një përbinëdshi të tillë!
S’guxon t’ia hedhësh sytë, as duron fjalë;
ushqehet me përbrendësat e njeriut
me gjakun e fatziut. Vetë e kam parë
me këta sy kur mu në mes të shpellës,
i përkulur dyfish, shkapeti aty pas shkëmbit
dy vetë nga grupi ynë, që i kishte rrokur
me goxha dorë, toka krejt u ndrag
me gjithë atë gjak njeriu. E kam parë
kur po kafshonte gjithë ato gjymtyrë
që gjak të zi kullonin, copa mishi
të freskët dridheshin në dhëmbët e tij;
por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi
gjithë këtë mizori s’e duroi dot:
Itaku në atë gjendje të rrezikshme,
mirë u kuptua se sa i zoti ishte.
Dhe në të vërtetë, në çastin që Ciklopi,
i ngopur mirë me gjellë dhe i zhytur në verë,
një të ulur kryet, u shtri aty në shpellë
sa një kiamet, ndërsa aty në gjumë villte handrak
ashtu dhe copa mishi gjithë gjak e verë,
ne të gjithë, pasi iu lutëm hyjnive t’larta,
pasi shtimë dhe short se ç’punë do bënim,
të gjithë ashtu së bashku mirë e rrethuam
dhe me një hu të mprehtë
nisëm t’ia shponim atë sy të hatashëm,
që e mbante fshehur nën atë ballë të vranët:
atë sy sa vetë mburoja argolike apo sa disku i Febit;
pra, së fundi krejt shend e verë ua morëm hakun shokëve.
Por ikni, o fatzinj, oh, ikni shpejt,
hiqni litarin nga bregu se, ta dini,
sa është me trup i madh vetë Polifemi,
që i ka futur delet aty brenda në shpellë edhe tani po i mjel,
aq janë të mëdhenj njëqind Ciklopë të tjerë vërtet të tmerrshëm,
që të shpëmdarë banojnë pranë këtij bregu
dhe gjithnjë enden nëpër male të lartë.
U bënë tri herë që ndriti hëna e plotë,
që kur po e çoj unë jetën nëpër pyje
në banesa të shkreta e strofka bishash të egra;
nga maja e një shkëmbi nuk shoh tjetër veçse Ciklopë të potershëm:
më fort dridhem nga krisma e këmbëve dhe nga britma e tyre.
Si mos më keq ushqehem me degë pemësh,
me fryte edhe me thanë të forta – gur;
më ushqen edhe bari i shkulur krejt me rrënjë.
Ndërsa po vëreja gjithë sa ju përmenda,
më ra në sy më së pari, flota juaj që vinte nga ky breg,
çfarëdo që të ishte, te ajo u mbështeç, mjaft, pra;
që shpëtova prej asaj race vërtet të mallkuar.
Ma mermi shpirtin me çfarëdo torture!»
S’kishte mbamar fjalën, kur ja, ç’të shohësh?
Bariu Polifem në majën e malit me atë dem —
kolos po ecte mes bagëtive dhe po drejtohej fill e te bregorja:
përbindësh i tmerrshëm, fare i shëmtuar,
goxha kolos që kishte mbetur pa sy;
mbante në dorë një pishë të zhveshur degësh me të drejtohej,
siguronte hapin, delet i shkonin pas, për të ato ishin i vetmi qejf,
i vetmi ngushëllim në rrezikun që e kishte zënë.
Tek kapi bregun, u fut në valët e detit deri thellë,
pastaj ashtu krejt qorr lau edhe syrin, që po kullonte gjak,
dhe kërcëllinte duke gjëmuar rëndë dhe i binte
detit mu aty përmes dhe uji ende s’i aninte
as deri tek ijet që i kishte ngritur.
Ne duke u dridhur po shpejtonim të iknim larg prej andej,
si e kishim marrë me vete njeriun që na u lut,
se në të vërtetë e meritonte;
shpejt e shpejt në heshtje këputëm dhe litarin;
u përkulëm edhe, se kush më parë,
me ato lopata po i binim detit.
U kujtua Ciklopi edhe e ktheu hapin drejt asaj rrëmuje.
Mirëpo, derisa nuk pati mundësi të na kapte as qe i zoti të na ndiqte.
me shpejtësinë e rrymës së detit Jon,
nxori një klithmë deri në kupë të qiellit,
sa i mbarë deti me të gjitha valët e dridh shumë rëndë
dhe toka e Italisë u llahtaris deri thellë në gjirin e vet,
ushtoi edhe Etna nëpër të thellat shpella.
Nga gjtihë ajo britmë, Ciklopët gjithë sa ishin dolën
nga pyjet dhe nga të lartat maja u dyndën drejt te porti: e mbushën bregun.
I pamë, pra, bijtë e Etnës që po ninin duke na vërejtur kot me sy të shtrembër;
kokat e tyre arrinin deri në qiell, një turmë vërtet e tmerrshme:
si atëherë kur lisat madhështore ose qiparisat plot gogla rrinë në këmbë me majën lart:
një pyll i Jovit, një korie e Dianës.
Një tmerr i madh atëherë na detyron të ikim sa më shpejt,
t’i ngrejmë litarët në çdo anë, t’i hapim velat me erë në pupa.
Nga ana tjetër porositë e dhëna prej vetë Helenit
na kujtohen mirë «anijet në udhëtim të mos i afrohen
as Skilës as Karibdës, se për pak je mu te gryka e varrit»
edhe atëherë marrim vendim të largohemi nga bregu.
Kur ja: bash prej ngushticës së Pelorit vjen Borea
dhe e kalojmë më së pari grykën e Pantagisë,
vërtet një shkëmb i gjallë, dhe gjirin e Megarës
edhe Tapsin, që është sa niveli i detit.
Duke ecur në drejtim të kundërt, ai Akemenidi,
shoku i fatziut Uliks, po na i tregonte brigjet ku kish kaluar kohë më parë.
Përballë gjirit sikan ndodhet një ishull kundrejt Plemurit,
ku përplasen dallgët, banorët e parë e quajtën Ortigi.
Thonë se Alfeu, ai lumi i Elidës mu këtë rrugë
kishte rrahur tinëz në det, edhe tani, përmes grykës tënde,
0 Aretuze, ai shkon e derdhet drejt në detin sicilian. Ne, sipas urdhrit,
1 adhuruam hyjnitë e larta të vendit, dhe prej andej i shkuam
krejt përbri tokës pjellore, që Helori e majm me ujërat amull.
Prej andej pastaj, kaluam përbri shkrepave të lartë
edhe shkëmbinjve të dalë të Pakinit; nga larg na doli para Kamerina,
që fati e caktoi kurrë të mos lëvizte nga vendi gjithashtu ne pamë së largu fushat e Geliës dhe kolosin Gelë që e mori emrin drejt nga lumi i vet.
Që andej ne pamë dhe të lartin Agragant me ato ledhe çuditërisht të mëdha, që dikur nxori goxha kuaj fisnikë.
Një të fryrë era e mbarë, unë u largova edhe prej teje, o moj Selinuntë, e pasur plot me palma; unë kalova edhe nga zona e cekët e Lilibeut plot me rreziqe nga shkrepat e nënujshëm. Dhe pastaj dola në portin e Drepanit dhe në ato brigje vërtet ogurzeza.
Se mu atje, pas sa e sa stuhive
që më zunë në det, më vdiq, medet, im atë
Ankizi, që e kisha ngushëllim
në të gjitha vuajtjet dhe fatkeqësitë;
atje ti, pra, më le, o atë i dashur;
oh sa të lodhur më le, se kot shpëtove
nga gjithë ato rreziqe aq të mëdha.
Heleni parafolës, kur më foli për gjithë ato të zeza, s’ma përmendi gjithë këtë zi dhe as Celena jo, ajo mizore. Kjo qe pra, vuajtja e fundit, dhe ky qe caku i keq udhëtimeve të gjata.
Si u nisa andej një perëndi më solli drejt këtu në brigjet tuaja».
Kështu Eneu, në mes të gjithë asaj heshtjeje, tregonte historinë e fatit të vet dhe arratitë e veta dhe së fundi, pushoi edhe i dha fund gjithë historisë.
Kënga VI (Vargjet 1317-1464)
Kthe sytë tani këtej nga ana tjetër, shih këta njerëz dhe Romakët e tu.
Ja, pra, Cezari edhe i gjithë brezi i Julit,
që do të vijë nën të madhen kupe të qiellit; ja ja, ai burri, ai është Cezar Augusti, djali i Hyjnorit, që ta kanë premtuar, siç ke dëgjuar vetë, ai, pra sërish ka për të sjellë kohën e artë në Lacium, ndër fusha ku dikur sundoi Satumi; ai do ta shtrijë sundimin shumë më larg, tej Garamantëve dhe tej Indianëve (jashtë yllësive shtrihet ajo tokë, jashtë rrugëve të vitit dhe të diellit, ku Atlasi, ai qiellmbartësi, rrotullon aty mbi shpatullën e vet boshtin e qiellit, stolisur plot me yje të shkëlqyer).
Në pritje të ardhjes së tij, pra, që tani dridhen mbretëritë e Kaspit, kur dëgjojnë përgjigjet e hyjnive; sa fort dridhet dheu meotik, tmerrësisht të turbullohet krejt gryka e Nilit, gryka me shtatë degë.
Jo, as Alkidi s bëri gjithë atë rrugë, megjithëse tejpërtej e çpoi drenushën, me këmbë prej bronxi, edhe i siguroi pyjet Erimantit dhe me hark i kalli tmerrin Lemës; gjithë atë rrugë s e bën as Bakhu, i cili ngadhënjyes, drejton koçinë e vet me frerë raskalli, kur i nget tigrat poshtë nga qafa e Nizës.
Dhe ne do të ngurojmë? Nuk do ta rrisim
lavdinë me veprat tona? A mos frika
do të na pengojë të rrimë në dheun e Auzonies?
Vallë, kush do të jetë ai tjetri pak më larg
me një kurorë ulliri, që ka në dorë
objekte të shenjta? I njoh shumë mire unë flokët
dhe mjekrën plot me thinja të atij mbreti,
68
që prej një dheu të varfër do të dalë në një mbretëri të madhe e do t’i japë ligjet qytetit për të parën herë.
Tuli do të vijë pas tij, ky do ndërpresë paqen e atdheut të vet dhe do të thërrasë nën armë burra të qetë ashtu edhe aradhë që s’janë mësuar kurrë më me triumfe.
Pas tij vjen Anku, pak më i kapardisur,
i cili që tani është i kënaqur
dhe tepër për përkrahjen popullore.
A dëshiron t’i shohësh edhe mbretërit Tarkuinë dhe gjithashtu shpirtin krenar të Brutit hakmarrës, ashtu edhe fashet që u fituan sërish? Ky, pra; do të jetë i pari që do t’marrë barrën e konsullit dhe gjithashtu sëpatat e llahtarshme e, ndonëse prind, në vdekje do t’i shpjerë i ziu’ ai, për të bukurën liri, fëmijët e vet, frymëzuesit e kryengritjes. Sido që ta gjykojnë brezat e ardhshëm këtë veprim, gjithmonë do triumfojë vetë dashuria e atdheut edhe lakmia e pakufi e lavdisë. Shih atje larg Decët dhe Druzët, ashtu edhe Torkuatin, sëpatën kërcënuese, dhe Kamilin rishtas me flamuj në dorë. Dhe ata shpirtra, qe sheh se ndrisin të gjithë njëlloj me armë dhe në harmoni tani në mes të errësirës, seç luftra e seç beteja do të ringjallin e kushedi se dhe ç’kërdi do bëjnë, në rast se do dalin në dritë atje mbi dhë, kur vjehrri të zbresë nga qafat alpine ashtu edhe nga gadishulli i Monekut
dhe dhëndri të vijë me një ushtri të mbledhur ne Lxndje, atje përballë. O bijt e mi, jo, mos e ktheni forcën tuaj të madhe kundër atdheut! Dhe ti, o gjaku im, që zbret nga Olimpi, bindu ti më i pari; oh shporru armësh, hiqi duarsh armët!
Ai tjetri atje, pasi ta-shembë Korintin, si të fitojë nam ma dërrmën e akejve ngadhënjyes dhe triumfues në koçinë e vet d° ngjitet atje lart në Kapitol.
Kurse ai tjetri do ta shkatërrojë Argun, Mikenën Agamemnoniane dhe vetë Eakidin, racën e Akilit të fortë për armë, duke ua marrë hakun të parëve të Trojës gjithashtu dhe tempullit të dhunuar të Minervës.
Po kush do të mbetej pa të përmendur ty,
o ti Katon i lartë dhe ty, o Kosus?
P° at0 fami]Je të Grakut? Po Skipionët, dy rrufe lufte, një kërdi e Libisë?
P° ty’ o Fabric, i pasur në varfërinë tënde, dhe ty, o Serran, që hedh farën në brazdë?
Ku po më tërhiqni, o Fabë, tani që u lodha?
Ti je, po, ai Maksim që, duke shtyrë nga dita në ditë, ke për të qenë i vetmi që do e shpëtosh patjetër shtetin tonë.
D° ketë të tjerë që do e punojnë më hollë bronxin, që thua se është vërtet i gjallë (këtë e pranoj), do nxjerrin prej mermerit fytyra të gjalla, mbrojtjet atje në gjyq d°1 bëjnë më mirë, të tjerë do të shënojnë rrugën e yjeve me anën e kompasit dhe do të parashikojnë ngritjen e tyre:
70
ti, o Romak, duhet të sundosh mbi popuj, këtë mbaje mend (do të jetë kjo shkenca jote), kushtet e paqes ti do t’ua diktosh, t’i falësh të mundurit dhe në anën tjetër do t’i nënshtrosh ata që ngrenë krye».
Çuditen ata të dy nga këto fjalë të atit Ankiz, i cili prapë vazhdon:
«Shihe Marcelin si marshon përpara
krejt i dalluar me atë pre të majme
dhe, ngadhënjyes, me shtat del mbi gjithë burrat.
Ky do ta mbajë në këmbë shtetin romak
të kërcënuar prej një lufte të madhe
dhe, si kalorës, do t’i shpartallojë
kartagjinezët, Galët kryengritës;
plaçkat e treta, që do të jenë të majme
plot aromë, di t’ia kushtojë atit Kuirin».
Aty Eneu (pasi po shihte mirë se atë burrë e shoqëronte një djalosh jashtëzakonisht i hijshëm dhe i stolisur me një armaturë të shkëlqyer, por në fytyrë jo aq i qeshur dhe me sy përdhë):
«0 atë, kush është ai djalë që e shoqëron burrin Marcel? Do t’jetë i biri apo ndonjë nga i larti fis i brezit të tij?
Seç turmë të madhe paska rreth e rrotull!
Mirëpo një hije e zezë, e zezë skëterrë po ia mbuloka kokën». Edhe atëherë baba Ankiz me lot ndër sy ia priti:
«Mos pyet, o bir, sepse një zi e madhe do bjerë mbi brezin tend. Pra, këtë djalë fati ka për ta sjellë atje mbi tokë, por për pak kohë, sepse s’do ta lejojë të qëndrojë më gjatë, se juve, o perëndi, sikur ju duk se kombi i Romakëve do të kishte qenë, pra, tepër i fuqishëm, po ta kishte pasur këtë dhuratë të madhe!
Sa gjëmë të madhe do t’japë i gjithë ai kamp Përbri qytetit të madhërishëm të Marsit, seç salikim, o Tiberin, do të shohësh, kur të kalosh para një varri të ri!
Jo, asnjë djalë prej fisit të trojanëve nuk do të jape kurrë shpresa kaq të mëdha pranë të parëve latinë se sa ky djalë, as toka e Rëmulit kurrë s’do të mburret aq fort për tjetër djalë.
Kënga X (Vargjet 429 – 635)
Më së pari Eneu u urdhëron gjithë shokëve të mblidhen rreth flamujve, ta ngrejnë moralin, edhe të jenë të gatshëm për të luftuar.
Ai tanimë, në këmbë aty te kiçi; i sheh mirë tëukrët gjithashtu dhe kampin, pastaj me të majtën ngre përpjetë mburojën që vezullonte, atëherë gjithë dardanidët nga muret brohorasin në kupë të qiellit, u rritet shpresa, dhe merr hov zemërimi, armët e tyre derdhën mu si breshëri, siç ndodh nën retë e zeza kur korrilat strimonie japin shenjën e largimit; me klithma përshkojnë ajrin dhe ikin prej Notit me britma të hareshme.
Mbreti i rutulëve e krerët auzonianë çuditen shumë për gjithë atë entuziazëm,
derisa, duke vështruar aty nga pas, shohin se anijet kthehen mu drejt bregut dhe se një flotë e tërë po i binte detit. Tarogza Eneut i ndriste përmj^i kokë edhe nga maja xhufka flakë i nxirrte, mburoja e artë lëshonte rreze të forta pikërisht si një kometë shumë ugurzezë atëherë kur skuqet në një natë të kthiellët dhe merr ngjyrë gjaku apo si Siri i zjarrtë, që, duke i sjellë njerëzimit të shkretë, etje e sëmundje, shfaqet atje lart edhe me të zezën dritë trishton mbarë qiellin. Por Tumi guximtar s’e humb dot shpresën që ta pushtonte bregun dhe ta zbonte armikun nga ajo tokë; dhe të gjithë shokëve ua ngre moralin edhe u flet me të madhe:
«0 burra, erdhi çasti i dëshimar
të bëni kërdinë me atë të djathtën tuaj;
në dorë e kemi Marsin, dhe tani
secili të kujtojë nusen e vet,
vatrën e vet, secili të sjellë ndër mend
të lartat heroizma dhe lavdinë
e të parëve tanë, t’u dalim para vetë
atje në breg, derisa, duke zbarkuar
të jenë në rrëmujë, kështu edhe këmbë e tyre
të jetë e pasigurt në tokën që shkelin.
Po qe i guximshëm, të ka ndihmuar fati». Ndër këto fjalë mendonte kë do shpinte kundër armikut edhe kë do linte te muret në rrethim. Ndërkaq Eneu ul urat shpejt nga lartësia e kiçit dhe zbarkon shokët; disa presin çastin të tërhiqet dallga dhe me një kërcim
të hidhen mbi rërë; ca shkasin mbi lopatat. Tarkoni aty në breg heton të gjejë një vend ku nuk ziejnë valët, plot potere një vend ku deti s’gjen asnjë pengesë dhe e shtrin valën e fryrë aq lehtë te bregu, në Çast kthen bashin dhe shokëve u thotë: «Përkuluni tani mbi ato lopata se të forta i kani, o ju ajka e trupës; t’u jepni mirë anijeve, t’i ngrini, ta çani me ato shpore këtë tokë armike dhe ta hapë shtreza një zgavër.
Pa le të bëhet copë anija ime, mjafton që tokën unë ta shtie në dorë një herë e mirë». S’e zgjati më Tarkoni edhe t’u ngritën shokët mbi lopata dhe anijeve shkumuese u dhanë përpara mu drejt bregut latin edhe shporet në fund ngulin në të thatë edhe të gjitha anijet zënë vend pa u dëmtuar, kurse e jotja nuk zuri vend, Tarkon, sepse u flak mbi një shtresë rëre edhe mbeti pezull sipër një shkëmbi, i cili s’ishte i sheshtë; luhatej vazhdimisht aty anija dhe kot po rrihnin nëpër valë lopatat derisa u bë copë-copë dhe i hodhi njerëzit në mes të valëve, ata u penguan shumë keq nga copat e lopatave edhe nga bangat, që rrinin përmbi ujë po njëkohësisht dhe dallga po i tërhiqte andej nga bregu.
Por edhe Tumin nuk e zinte vendi;
i ndezur zjarr rrëmben tmpën e vet kundër trojanëve edhe e vendos te bregu ballë tyre dhe boritë japin sinjalin.
Eneu i pari u hodh në trupat latine të fshatit dhe i dërmoi: qe ugur i mirë, si vrau edhe Teronin, trim mbi trima, që i ishte sulur Eneut nga ana e vet;
Eneu në ije të zbuluar ia nguli shpatën mu aty ku lidhet mire panciri prej bronxi edhe përmes tunikes në ar qëndisur.
Pastaj plagosi Likën, që me prerje e kishin nxjerrë nga barku i nënës së vdekur, dhe që pastaj ty ta kushtuan, o Feb. sepse në foshnjëri ai pati fatin të shpëtonte mirë mu prej rrezikut të thikës.
Dhe pak më larg Eneu shtriu përdhë
Cisenë e fortë edhe kolosin Gija
që me mëzdrak dërrmonte trupa të tëra;
asgjë s’u vlejtën armët e Herkulit
as forca e krahëve të tyre, as Melampi,
babai i tyre, shok besnik i Alkidit
gjatë kohës që i dha dheu mundime të rënda.
Dhe ndërsa Fari nxjerr ca fjalë të kota,
ja se Eneu ta vringëllon shigjetën
dhe t’ia ngul Farit thellë në gojën e hapur.
Dhe ti, o Kidon i mjerë, që shkon pas Klicit, pas djalit me pak qime bionde në mollëza, një mik i ri, do të ishte shtrirë përdhë prej dorës së Dardanit pa çarë kokën për dashurinë që të rinjtë kishin për ty,
o mor i shkretë, sikur një trupë e ngjeshur vëllezërish, të gjithë fëmijë të Farkut, të mos i kishin dalë përpara Eneut.
Ata janë shtatë edhe e gjuajnë me shtatë shigjeta. Një pjesë kërcejnë pa efekt përmbi tarogzën dhe mbi mburojën e Eneut edhe një pjesë
perreshqit trupit mu në çast dredhoinë- e bëri vetë e bardha Venus Ateherë Eneu i thotë Akat besnikut «Neme nga ato shigjetat, që i kam lyer me gjakun grek ndër fushat e Ilionif kjo dorë asnjë prej tyre s’do ta hedhë me kot kundrejt rutulëve» dhe në çast
flhfSh-‘e “dhe ‘jePforcc dhe heshta fluturim vete e përshkon
mburojën e Meonit mu te bronxi dhe ia copton pancirin me gjithë gjoks.
e çast 1 shkon në ndihmë vetë Alkanori vellai 1 tij, ta mbante se po binte- një heshtë e dytë e flakur në atë drejtim vete e përshkon bash krahun e Alkanorit he lken flutunm krejt e përgjakur; dhe dora e djathtë e vdekur mbetet varur nga supi nëpër pejza. Numitori, tjetër vëlla, ia heq Meonit heshtën e gjuan Eneun me të, mirë po ç’e do se s ishte thënë t’i ngulej, pra, Eneut, por shkoi dhe e kapi pak të madhin Akat te kofsha. Atëherë aty t’ia behë ai Klauzi, ardhur nga Kun, kishte shumë besim ne nnmë e vet dhe me një heshtë të forte gjuan nga larg Driopin; heshta ngulet
edhe ia pret Dnopit fjalën në gojë
dhe e lë pa frymë dhe ai aty përplaset
pr^n. ‘e, perdhKë dhe vJ’e11 Plot gulfa gjaku. rape Klauzi, bjer këtej e bjer andej,
11 shtrm përdhë tre trakas të fisit të lashtë
Borese dhe tre të Uerë, djemtë e Idatif
atdheu i tyre Ismara i kish shoqëruar.
Aty vjen vrap Kalezi bashkë me trupën aurunke, vjen dhe djali i vetë Neptunit,
Mesapi, në krye të kalorësve të shkëlqyer;
edhe sulmon herë njëra palë, herë tjetra
dhe prapsin njëra-tjetrën, lufta bëhet
në pragun e Auzonisë pikërisht si erërat
e kundërta kur ndeshen dhe luftojnë
në hapësirën e qiellit me fuqi
dhe vrull të barabartë, as ato vetë
as retë as deti kurrë nuk i lëshojnë
vend njëri-tjetrit dhe nuk dihet fare
si do të përfundojë ajo përleshje;
gjithë elementët fare nuk përkulen
ballë njëri-tjetrit, pikërisht kështu
trupat trojanë dha trupat latinë
përleshen këmbë për këmbë dhe gjoks për gjoks.
Nga ana tjetër bash ku një përrua
kishte rrokullisur ca shkrepa dhe lëndë druri
të shkulur mu te bregu, ata arkadët,
të pa stërvitur nga natyra e ashpër
e vetë terrenit, t’i braktisnin kuajt
për të luftuar në këmbë për herë të parë;
t i mbathin mu aty përballë latinëve
të gatshëm për t i ndjekur; i pa Palanti
edhe, pasi në atë gjendje shumë kritike,
vetëm një shteg i mbeti, herë me lutje
e herë me britma atyre ua ngre moralin
edhe u gërthet: Ku veni, more shokë?
Pash jetën tuaj, pash heroizmat tuaja, pash emrin e Evandrit, prijësit tuaj,
Pash gjithë ato fitore, që ai ka korrur,
Pash shpresën time, e cila sot po ngrihet
plot me zili kundrejt lavdisë atërore, mos u besoni këmbëve, me hekur duhet të hapet shtegu mes armiqve; aty ku trupa armike është e dendur sa s’vete më, pikërisht aty ju lyp ju dhe prijësin Palant atdheu fisnik.
Asnjë hyjni s’na ndjek, ne njerëz jemi por njerëz janë dhe armiqtë, që na sulmojnë, shpirt kanë dhe ata po ashtu dhe ne.
Ja pra, nga njëra anë na ka zënë rrugën deti i pamasë, as tokë s’kemi t’ia mbathim. Të hidhemi në det apo në Trojën e re?»
S’e zgjati dhe u flak në mes të armikut.
Më i pari aty përballë i doli Lagu për fatin e vet të zi. Ndërsa ky po ngrinte lart një gur, sa një kiamet,
Palanti e gjuan atë me një shigjetë në vendin ku kurrizi ndan dy brinjët edhe pastaj shkul hekurin e ngulur deri ke kockë. Hisboni s’e zë dot në befasi Palantin të përkulur, ndonëse shpresonte shumë, se kur Hisboni po sulej me turi edhe i trullosur nga vrasja aq mizore e shokut të vet,
Palanti i dredhoi mirë dhe i nguli shpatën në mushkëritë e fryra prej zemërimit.
Kënga XII (Vargjet 278-481)
Nga ana tjetër po dilte prej shatorreve ati dhe trungu i vetë fisit romak:
Eneu, që po shkëlqente mu si yll 78
me atë mburojë dhe me ato armë qiellore edhe pranë tij Askani, një shpresë tjetër e Romës madhështore. Kryeprifti, veshur me petk të bardhë, kish një derrkuc, pjellë e një dose të kreshtë, edhe një dele dy vjeçe të paqethur, dhe të dyja flitë i shpie tek altarët ku ishte ndezur zjarri.
Të dy mbretërit me sy të drejtuar në lindje, nga dilte dielli, marrin dhe shpëmdajnë me dorën e vet ca miell dhe ca kripë, këpusin qimen bash te balli i flive dhe zbrazin kupat për të njomur altarët. Atëherë i urti Ene, me shpatë të zhveshur, bën këtë lutje: «0 Diell dhe ti, moj tokë Lacium, për të cilën kam dumar të zeza shumë të mëdha, dhe ti, o atë
i gjithpushtetshëm, edhe ti, Junonë, bija e Satumit, o moj ti hyjneshë, që po të lus të më ndihmosh më shumë, dhe ti, o i famshmi Mars, o ati ynë, që i ke aty në dorë të gjitha luftrat, dhe ju, lumenj e kroje e ju o hyjni, që jeni atje lart në viset qiellore dhe ju që jeni atje në detin e kaltër, ju ftoj si dëshmitarë: në qoftë se ndodh që e korr fitoren Tumi auzoniani, për të mundurit atëherë nuk mbetet tjetër veçse të tërhiqen te qyteti i Evandrit, edhe që andej e tutje eneadët kurrë më s’do rrokin armë për luftë të re dhe s’do ta turbullojnë këtë mbretëri me anën e hekurit. Nga ana tjetër, në qoftë se neve na shkon lufta mbarë
dhe na buzëqesh Fitorja – siç shpresoj, dhe Perënditë e dhënshin – atëherë unë nuk do lejoj që popujt italikë t’u shtrohen teukrëve por edhe as unë s’kërkoj mbretëri për vete, veç të dy kombet fare të mposhtur të lidhen së bashku me ligje të barabarta, me aleancë që e përjetshme të jetë. Do shtie në Lacium hyjnitë dhe kultin tonë edhe Latini im vjehërr të marrë pushtetin ushtarak dhe atë civil. Trojanët do më ndërtojnë ca ledhe dhe Lavina do t’i japë emrin qytetit të ri»; kështu, pra, foli Eneu i pari dhe pastaj Latini me sy nga qielli dhe me dorën të shtrirë drejt yjeve u shpreh me këto fjalë:
dhe e dha t’u sillej etërve latinë».
altarët me pjata të mëdha të mbushura plot.
dhe shohin se fuqitës’janë të barabarta.
mollëzat të thara i kishte ai farë djali, fytyrën të zhehtë.
mezi që do i takonte, të përleshej me një armik.
kurse tani qëndrojmë si spektatorë ndër fushat tona».
dhe e qajnë aty me lot fatin e zi të Turnit.
kaq prej fenomenit të tillë, që ata i gënjeu.
s’i ndahej asaj turme fluturake që po këlthiste.
të rrëmben me mjellmë të mrekullueshme.
gjithë atë prë edhe vetë ikën, zhduket nëpër re.
dhe përgaditen për të rrëmbyer armët.
e pres me zemër; këtu shoh hyjnitë.
mbretin që dëshirojnë t’jua rrëmbejnë».
edhe në çast përdhë përplaset djali.
pjesa tjetër rrëmbejnë shigjetën, sillen si të tërbuar.
dhe agjilinët dhe arkadët me mburoja lara-lara.
Të gjithë kanë një dëshirë: duan të luftojnë.
flaken mangalla e kupa të mëdha.
që u dhunuan, se u pre marrëveshja.
dhe zhveshin shpatat të gatshëm për të luftuar.
Komentet