Menaxherja e kampionit të Formula 1, ka treguar sot për mediat se Michael Schumacher kishte një “ëndërr sekrete” para se të bënte aksidentin fatal në ski, që prej dy vitesh është në gjendje kome.
Sipas Sabine Kehm, Schumacher planifikonte që të tërhiqej nga jeta publike dhe të “zhdukej” nga qendra e vëmendjes.
Duke folur për mediat, ajo tha: “Në përgjithësi, mediat nuk kanë raportuar për jetën private të Schumacher dhe Corrina-s. Kur ai ishte në Zvicër për shembull, ishte e qartë se ai ishte në jetën e tij private. Kur po bisedoja një ditë më të, Schumacher më tha ‘nuk është e nevojshme të më telefonosh vitin tjetër, unë do të zhdukem’. Unë mendoj se kjo ishte ëndrra e tij e fshehtë që një ditë do të ishte në gjendje ta bënte. Kjo është arsyeja pse unë tani vazhdoj të mbroj dëshirën e tij, duke mos dhënë asnjë informacion”.
Në këtë mënyrë, menaxherja shpjegoi se nuk do të nxjerrë asnjë informacion rreth gjendjes shëndetësore së kampionit të Formula 1, për të respektuar dëshirën e tij para aksidentit, që të mos jetë personazh publik.
Schumacher u aksidentua më 23 dhjetor 2013 në Alpet Franceze duke bërë ski, ku kishte shkuar për pushime së bashku me familjen e tij.
Komentet