Në foto: Shef Edi dhe Endri Strategu duke u tranuar me kupon tatimor
I dashur Shef Edi
Më ka rënë në dorë telefoni i deputetit i cili ka shkëmbyer SMS me Ermira Mehmetin dhe Xhesika Ndojin.
Nuk kam arritur të zbuloj saktësisht se kush është por kam disa dyshime se cili nga deputetët e PS-së mund të jetë.
E zbulova nga stili i shkrimit sepse, përveç mesazheve, fotot i ka të kyçura dhe nuk mund të arrij të diktoj nëpërmjet tyre.
Mesazhet për Ermirën dhe Xhesikën i ka pothuajse njësoj, mendoj që mund t’i këtë bërë copy paste. E fillon me “Pjeshka jote brilante” duke jua u dërguar të të dyjave të njëjtin mesazh.
Edhe mesazhet e tjera jua ka dërguar po njësoj të dyjave: “Ku je moj pjeshka e Shqipërisë etnike. Do të laj me pesë shishe shampanjë”.
Nga mesazhi ma merr mendja që është Besnik Bare. Sepse numri 5 është përdorur instiktivisht dhe tregon shumë për karakterin e deputetit. Sepse Besniku ka targën e makinës me numrin 5, ka lindur në 1956 dhe ka 5 gishta në dorë.
Ermira ja kishte kthyer. “Më ke tranu krejt bre. Ohh”. Ndërsa Xhesika i kishte thënë “Më bli një palë tanga bre njeri”.
Bare nga ana e tij prapë u kishte dërguar një mesazh copy-paste të dyjave njësoj. “Mezi pres të të takoj të të vërtetoj që ke pjeshkë brilante”.
Tani unë konstatoj që fjalën brilante e ka përdorur dy herë. Këtu më bie në kundërshti pak supozimi, sepse fjalën ‘brilante’ e përdor edhe Erjon Braçe me Taulant Ballën.
Pastaj nga ana tjetër, fjali kaq fine dhe të ndjera si “pjeshkë brilante” i përdor vetëm Balla. Në librin e tij “Letër një socialisti” fjalën ‘brilante’ e ka përdorur 3 herë .
Dy herë shprehet “ide brilante” dhe një herë “brilante ekzotike”.
Ndërsa Braçe e ka përdorur fjalën ‘brilante’ për të personifikuar simpatinë e tij ndaj Edi Ramës, duke u shprehur se pikturat e tij janë brilante.
Të lutem më jep një mëndje edhe ti që ta ndaj mendjen se kush mund të jetë nga këta të tre, Bare, Balla apo Braçe.
E di që është e vështirë se të treve ju fillon mbiemri me B.
I joti Endri Transparenti, u tranova kejt bre.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet