Tri motra binjake, para se të martoheshin, u zotuan që do vazhdonin t’i tregonin çdo gjë njëra tjetrës, kudo që të jenë. Në letrat që do dërgonin, për të ruajtur sekretin, vendosën që, në vend të fjalës “seks”, të shkruanin “patate të skuqura”. Martesa i largoi nga njëra tjetra. Kështu, njëra u martua në Angli me një anglez, tjetra në Gjermani me një gjerman dhe e treta në Shqipëri me Qamilin.
Kaluan disa kohë dhe mbërriti letra e parë nga Anglia: Motra, më ka marrë shumë malli, ketu jemi shumë mirë, para plot, shtëpi plot, është çdo gjë fantastike, por “patate të skuqura” vetëm njëhere në muaj!
Pas disa ditësh mbërrin letra nga Gjermania: Motra, më dogji malli, këtu jetojmë shumë mirë, qetësi e paparë, shëtitje e makina pa problem, pare plot, por “patate të skuqura” 1 herë në dy javë!!
Me në fund dërgon letër edhe motra nga Shqipëria: Motra, edhe unë kam mall për ju, këtu nuk jemi mirë nga ekonomia, fëmijët më lodhin shumë, nuk kam fare kohë të dal nga shtëpia, por ama “patate të skuqura” çdo ditë, bile edhe të shtunë e të diel. Qamilit i pëlqejnë aq shumë sa në fund lëpin edhe tepsinë!!!
Komentet