Të dënuar jashtë vendit për krime të rënda e persona të arrestuar në Shqipëri për korrupsion janë sot mercenarët e Lulzim Bashës që i mban në krah në takimet e fundit. Pas Paro Laçit, persona të dënuar e që kanë lënë qelinë vetëm pak kohë më parë janë parë krah Bashës në takimin e zhvilluar në Kurbin. Pikërisht këta të dënuar ishin edhe autorë të dhunës ndaj demokratit që thirrën “Basha ik”.
SYRI TV
Lulzim Basha ka grumbulluar pas vetes si mercenarë të dënuar e persona me rekorde të rënda kriminale, ku në shumë raste i ka kundërvënë për të dhunuar demokratët që kërkojnë largimin e tij. Pas Paro Laçit që iu kundërvu të rinjve të FRPD-së dhe grave të LDG-së në Tiranë, në Laç u regjistrua një tjetër rast dhunimi ndaj një demokrati, vetëm se përse thirri “Basha ik”.
Në pamjet e transmetuara nga Syri Tv duket qartë se si mercenarët e Lulzim Bashës dhunojnë demokratin, edhe në prezencë të policisë, ku efektivët duken të pafuqishëm për ti ndaluar e për të mbrojtur qytetarin që dhunohej barbarisht.
E duket se rekordet kriminale dhe e kaluara kriminale e këtyre mercenarëve duket se e ka friksuar edhe policinë që të mos veprojë.
Po kush janë këta mercenarë?
Në pamjet e transmetuara nga vetë Lulzim Basha, por të identifikuar edhe nga qytetarët është edhe Ardian Piroli.
Ardian Piroli në takimin me Bashën në Laç
Sipas denoncimeve të mbërritura Piroli, i cili është parë të dhunojë qytetarin që thirri “Basha ik” ka ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, pas shyerjes së burgut në Zvicër, e më herët ka qenë i dënuar edhe në Itali.
Por jo vetëm Piroli, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, që u pa në krah të Lulzi Bashës ishte edhe Sami Dema.
Me profesion jurist, e ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë, Dema është arrestuar për akuzën e rryshfetit e dosja e tij tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.
Dema u denoncua publikisht në vitin 2019 se kishte marrë nga një qytetar 6 mijë euro, të cilat u kishte thënë se do ia jepte një gjyqtari për të liruar një të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Por pas mosbylljes së dosjes, qytetari ka denoncuar Demën, i cili pas transmetimit të rastit në emisionin investigative Fiks Fare, u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.
2 muaj më pas, Dema u arrestua nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, për akuzën ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Por tashmë, pasi kanë lënë qelinë, duket se rehabilitimi i tyre është marrë përsipër nga Lulzim Basha, që i shfaq këta personazhe në krah të tij në takimet që zhvillon.
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 tonë fileto pule.
P . . .
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Qindra besimtarë pritet të marrin . . .
Ndërsa zv/presidenti amerikan JD Vance ndodhet në Groenlandë për një vizitë njëditore, Trumpi ndau një video të prodhuar nga grupi lobues Securing American Greatness, duke përshkruar in . . .
Vendimi i zv/kryeministres Belinda Balluku për të kthyer ish-Uzinat e Autotraktorëve në zonën e Shkozës në punishte për prodhimin e armëve luftarake dhe municioneve, ka alarmuar banorët . . .
Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend gjatë një intervistë për News24, duke u foku . . .
Kreu i opozitës ka prezantur gjatë konferencës me gazetarët edhe logon e fushatës të “Aleancës për Shqipërinë Madheshtore”.
Berisha: Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke vendosur në tavolinnën e tij bufin, një simbol që siç theksoi lideri demokrat personifikon mençurinë.
Duke folur . . .
Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri.
Në një telefon të lidhur me internetin mobile aplikacioni nuk . . .
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në KQZ ku kërkon që të ndërhyhet nga policia e shtetit për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlan . . .
Avokatja Adriana Kalaja kishe bërë një kallëzim penal me datë 02.09.2024 pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky kallëzim edhe është regjistrua . . .
Radio Evropa e Lirë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Njoftimi për nisjen e hetime . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi sot gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin e koalicionit ‘Euroatlantik’ Lulzim Basha.
Berisha tha se Rama ës . . .
Komentet