Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar nga policia pasi sulmuan dy ushtarët shqiptarë dhe tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e armëve në Gramsh. Ende nuk dihet identiteti i ukrainases që ishte së bashku me ta.
Ushtarët shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek tre personat të cilët kanë tentuar të hyjnë në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.
Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajt dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë. Rusëve u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.
Më shumë se dy orë pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se gjendja e ushtarëve është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. syri.net
Komentet