Prej pesë ditësh Ukraina po sulmohet nga Rusia, ndërsa sot Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar përmes një lidhje telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Mësohet se Macron i ka kërkuar homologut të tij që Moska t’i japë fund sulmeve ndaj Ukrainës. Macron, i ka përsëritur Putin-it se fillimisht një armëpushim është i nevojshëm.
Sipas BBC, në telefonatën me Macron, Putin ka shprehur gatishmërinë që t’i përkushtohet këtyre kërkesave.
Ndër të tjera, Macron i ka kërkuar homologut rus që të qëndrojë në kontakt në ditët në vijim dhe të parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.
Por Putin ka kërkuar njohjen e Krimesë si territor rus dhe çmilitarizimin e Ukrainës.
Komentet