VOAL – Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të ndryshojnë fundjavën e tyre nga e premte-e shtunë në të shtunën-e dielën dhe të vendosin një javë pune katër ditë e gjysmë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve WAM. Përveç ditës së shtunë-të dielë, banorët do të kenë një gjysmë dite shtesë pushim të premten pasdite, ditën e mbledhjes javore të lutjes në vendet myslimane.
“Emiratet janë vendi i parë në botë që prezanton një javë pune më të shkurtër se pesë ditë”, e cila është në fuqi diku tjetër, sipas WAM. Media raporton gjithashtu se “kjo fundjavë e zgjatur është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë (…) si dhe për të rritur konkurrencën ekonomike të vendit”. Ai do të bëhet i vetmi shtet i Gjirit me këtë modalitet, i detyrueshëm për sektorin publik nga janari. SDA-eb
Komentet