Lindur 10 dhjetor 1830 në Amherst (Massachusetts) Emily Elizabeth Dickinson (Emili Elizabet Dikinson), vajza e dytë e Edward Dickinson, një avokat i paracaktuar të bëhej anëtar i Kongresit, dhe e Emily Norcross, grua me personalitet të brishtë, ajo mori nga familja një edukim të plotë dhe të lirë për kohën e saj.
Në vitet 1840-1947 vijoi mësimet në Akademinë Amherst dhe pastaj u regjistrua në shkollën e mesme të South Hadley prej nga babai e largon pas një viti. Manifeston një natyre komplekse dhe kontradiktore, me një krenari palëkundur. Për arsye ende të paqarta, kur ishte vetëm 23 vjeçe vendosi të zgjedhë një jetë të vetmuar dhe të izoluar. Shumë studiues të cilët pas vdekjes së saj deshën të pyesin veten për arsyen e vërtetë për këtë veçim të gjatë dhe kokëfortë, erdhën në përfundim pothuajse të njëzëshëm se nuk mund të ishin “iluzionet e dashurisë,” aq më pak aftësitë e kufizuara fizike.
Për këtë arsye mbetet i pazgjidhur misteri i EMILY DICKINSON, e cila ia besoj veten padepërtueshmërisë në vetëdijen e saj më të thellë.
Studimet e poetes së madhe kanë qenë kryesisht autodidakte, orientuar në leximet edhe nga një asistent i babait të saj, Benjamin Newton, me të cilin ajo do të ketë më vonë letërkëmbim të rregullt. Shkruarja e letrave do të ishte një aktivitet i rëndësishëm për një poete, një mënyrë intime për të hyrë në kontakt me botën: nuk është rastësi që shumë nga poezitë e saj do të jenë me këtë temë.
Në vitin 1852, ajo u takua me Susan Gilbert, me të cilën formon një lidhje të fortë, siç dëshmohet nga letra të rëndësishme.
Gjatë viteve të mëvonshme bën ndonjë udhëtim të rrallë. Njihet me Charles Reverend Wadsworth, një burrë i martuar, me të cilin (duket) bie në dashuri në mënyrë mendjelehtë.
Në vitin 1857 pati një tjetër takim të rëndësishëm, atë me shkrimtarin dhe filozofin trashendalist Ralph Waldo Emerson , mik tek Austin dhe Susan, të martuar prej disa muajsh.
Poetja u bë mike me Samuel Bowles, drejtor i gazetës “Springfield Daily Republican”, gazetë ku u botuan (që nga viti 1861) disa nga poezitë e saj. Njihet gjithashtu me Kate Anton Scott. Si me Bowles dhe me Scott krijon një marrëdhënie të thellë, dhe korrespondencë personale, si ishte zakon për poeten e ndjeshme Emily. Shtëpia e Dickinson është praktikisht qendër e jetës kulturore në qytetin e vogël, pra një stimul i vazhdueshëm për inteligjencën e poetes, e cila në këtë periudhë fillon t’i përmbledhë fshehurazi poezitë e saj në broshura.
1860 është viti i shfrenimit sentimental dhe poetik. Krijon nja katërqind poezi dhe shkrihet tërërisht për një dashuri të cilën historianët e letërsisë e identifikojnë se është dashuria për Bowles. Në të njëjtin vit filloi një korrespondencë me shkrimtarin Kolonel Thomas W. Higginson, të cilit ia beson gjykimin letrar: ai do të impresionohej nga shpirt i jashtëzakonshme, inteligjenca dhe gjenia e poetes, por duke ngulmuar tek “pabotueshmëria” e veprave të saj. Prej atëherë, ajo kurrë nuk synon më t’i japë për botim poezitë e saj.
Ndërmjet 1864 dhe 1865 EMILY DICKINSON kaloi disa muaj në Cambridge, Massachusetts, mysafire e kushërirave Norcross, për të trajtuar një sëmundje të syve. Tendenca për t’u vetëmbyllur thellohet gjithnjë e më shumë, duke i pakësuar kontaktet me njerëzit, sidomos ato thjesht sipërfaqësore.
Ajo mban gjallë nga ana tjetër korrespondencën me miq dhe admirues, duke u bërë gjithnjë e më e kërkuar dhe duke kërkuar, në njëfarë kohe, intensitet dhe thelbësi.
Ndërkohë vazhdon të shkruajë poezi. Prodhimtaria e saj, ndonëse jo si më parë, prapë mbetet e konsiderueshme.
Më 1870 ajo pret vizitën e parë, shumë të pritur, nga Higginson, i cili kthehet prapë ta takojë më 1873.
Duke nisur nga viti i ardhshëm filloi një periudhë e vështirë. Asaj i vdesin në pak vite më parë i ati, pastaj i dashuri Bowles (në të njëjtën periudhë në të cilën nëna, ndër të tjera, ka një sëmundje serioze). Për fat të mirë duket që në fund të viti 1879 (një vit para se në fakt Bowles të kishte vdekur), Emily e merr veten falë një dashurie të re, tashmë për Otis Lord, një gjykatës i moshuar, i ve, mik i babait, megjithëse shumë dyshime mbeten rreth marrëdhënieve të tyre misterioze, më shumë fryt i sajimeve dhe hamendjeve.
Ndërkohë mund të gëzojë admirimin e shkrimtares Helen Hunt Jackson. Në vitin 1881 çifti Todd u zhvendos në Amherst: Mabel Todd bëhet dashnore e Austin, duke krijuar mosmarrëveshje në familjen Dickinson.
Zinxhiri i tragjedive vazhdon: vdes nëna e saj në Wadsworth (1882), nipi shumë i dashur Gilbert (1883) dhe gjykatësi Lord (1884).
Emily është rrënuar. Në 1885 ra e sëmurë; vdiq më 15 maj 1886 në shtëpinë e saj në Amherst.
Motra Vinnie i zbulon vjershat e fshehura dhe udhëzon Mabel Todd për të rregulluar botimin e tyre, i cili do të ishte gjithmonë i pjesshëm për të përfunduar në edicionin kritik e komplet të vitit 1955 nga Thomas H. Johnson, duke përfshirë 1775 poezi.
Do të ishte një zbulim editorial, i cili, falë fuqisë së madhe të poezisë ndijore, mendore dhe metafizike të EMILY DICKINSON, i ka dhënë jetë një fenomenti të vërtetë të mirëfilltë kulti./Elida Buçpapaj
Komentet