Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj.
Sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë.
Gazetarja Alba Kepi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se ky projekt tregonte se brenda dy kampeve dhe gjithçka që kishte të bënte me pjesën e financave apo fondeve do meret qeveria italiane, por ja që ndodhi e kundërta.
“Dolën edhe deklarata se pas tyre do vijnë palestinezë, ku ministri e përgënjeshton, por ministri e përgënjeshton këtu, e bën fakt diku tjetër, e ti më pas shikon në parlament një ligj apo draftligj që aprovohet me një arrogancë apo papërgjeshmëri totale lidhur me atë që do të ndodhë”– u shpreh Kepi.
Alba Kepi:
“Kemi akoma fëmijë që vuajnë apo kanë jetuar në atë periudhë, kanë ngrënë ushqimet e asaj toke dhe vijnë me marrë informacione, dhe në Itali në Romë më saktë ka një pavijon i cili vazhdon dhe trajton viktimat e Çernobilit.
Kjo sepse janë ende banorë të asaj zone, sepse toka është e helmuar dhe prodhimet vazhdojnë e prodhojnë helm, edhe pse jemi shumë dekada pas, gjithsesi e kemi këtë lloji problematike.
Janë çështje jetike e bazike e të shohësh ka një neglizhencë totale, që te ajo e porteve të Shëngjinit, gjithçka që po ndodh me emigrantët.
Dolën edhe deklarata se pas tyre do vijnë palestinezë, ku ministri e përgënjeshton, por ministri e përgënjeshton këtu, e bën fakt diku tjetër dhe ti më pas shikon në parlament një ligj apo draftligj që aprovohet me një arrogancë apo papërgjeshmëri totale lidhur me atë që do të ndodhë.
Vazhdoj të jem një nga kundërshtaret më të mëdha të atij pakti e do vijoj ta them pa asnjë komplekt politik.
Nga ana e Ramës, gjithmonë kam thënë se ky pakt do të jetë boomerang-u i tij i parë, dhe kam parë se tanimë ai nuk flet fare për ‘Kampin e Emigantëve’ dhe sa herë është pyetur edhe nga kolegët italianë, e ka hedhur topin nga ata duke thënë ‘është punë e qeverisë tuaj’.
Lajmi i ditëve të fundit, unë e dija 100 milionë, ju më thatë 300 milion ku qeveria shqiptare lëvron për një pakt emigracioni për të cilën ja japim ne Melonit.
Ky projekt thoshte se brenda dy kampeve dhe gjithçka që kishte të bënte me pjesën e financave apo fondeve do meret qeveria italiane, gjithçka do ndodhte jashtë kamerave që ne e kemi kritikuar shumë që nga siguria, rendi apo lëvizja ishte kompetencë e qeverisë shqiptare.
Dhe ja ku ndodhi, qeveria shqiptare meqenëse nuk kishte as forca rendi, as infrastruktuarë as mjete transporti lëvroi këtë formë prej 300 milionësh për të ndihmuar qeverinë italiane, ku teksa nënat tona marin 120 euro në muaj pension, ne i japim për teka këto lekë Italisë”.