Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u takua të hënën me homologun meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në Mexico City, për bisedime që pritej të përqëndroheshin tek emigracioni, trafiku i armëve, çështjet mjedisore dhe tregtia.
Presidenti Biden dhe Presidenti Obrador patën kështu takimin e parë ndër disa takime që do të vazhdojnë gjatë së martës dhe do të përfshijnë edhe Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në kuadrin e një takimi të nivelit të lartë mes të tre udhëheqësve.
Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, u përshëndetën nga presidenti meksikan dhe bashkëshortja e tij, Beatriz Gutierrez, gjatë një ceremonie në Pallatin Kombëtar dhe në vazhdim morën pjesë në një darkë së bashku me kryeministrin kanadez.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se presidenti do të njoftojë hapa për zgjerimin e bashkëpunimit për të luftuar trafikun e armëve, drogës dhe qenieve njerëzore, si dhe për të trajtuar sfidat mjedisore dhe hapa për një përqasje të përbashkët për emigracionin e parregullt në rajon”.
Presidenti Biden, së bashku me sekretarët amerikanë të shtetit, tregtisë dhe sigurisë, duke dëgjuar gjatë takimit dypalësh me Presidentin meksikan Obrador (9 janar 2022)
Presidenti Biden mbërriti të dielën vonë në Meksikë pasi vizitoi qytetin El Paso të Teksasit, për të parë nga afër fluksin e mijëra emigrantëve pa dokumente që kalojnë kufirin me Meksikën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës për emigracionin Aline Barros, kjo ishte vizita e parë e presidentit Biden në kufirin jugperëndimor që nga marrja e detyrës.
Presidenti Joe Biden vizitoi të dielën kufirin SHBA-Meksikë për të parë nga afër sigurinë kufitare. Në udhëtimin e tij të parë në kufi si president, zoti Biden inspektoi një pikëkalimi të ngarkuar dhe eci me oficerët e patrullës kufitare përgjatë murit që ndan Shtetet e Bashkuara nga Meksika.
Presidenti vizitoi edhe një qendër emigrantësh, por ky ishte vendi më i afërt me një pikë ku rreth 400 emigrantë janë strehuar në trotuaret pranë një kishe në El Paso të Teksasit.
“Kam dy fëmijë. Dua t’u siguroj atyre një jetë më të mirë. Nuk dua që ata të kalojnë atë që kam kaluar unë. Këtu, jemi grabitur dhe keqtrajtuar. Nuk ka të drejta njerëzore për ne këtu”, thotë Geremy Mejia, emigrante nga Venezuela.
Vizita e zotit Biden në kufirin SHBA-Meksikë vjen pas njoftimit të administratës së tij për një proces të ri për hyrjen e ligjshme të emigrantëve nga Nikaragua, Kuba, Venezuela dhe Haiti.
Qeveria ndryshoi gjithashtu politikën e deritanishme duke lejuar largimin e menjëhershëm në Meksikë të migrantëve nga këto katër vende që hynë në Shtetet e Bashkuara pa leje.
“Nga sot e tutje qytetarët nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti që përpiqen të kalojnë kufirin tonë pa leje, do të dëbohen me shpejtësi në Meksikë, e cila do të pranojë kthimin e 30,000 individëve në muaj që nuk kanë përdorur rrugë të ligjshme. Në të njëjtën kohë, ne do të mirëpresim deri në 30,000 individë në muaj nga këto katër vende që të vijnë të sigurt për të jetuar dhe punuar këtu për dy vjet”, tha sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.
Sipas programit të ri, emigrantët nga këto katër vende duhet të aplikojnë online, të gjejnë një sponsor financiar dhe të kalojnë kontrollet e sigurisë për një shans për të jetuar përkohësisht në SHBA. Ata që janë tashmë në kufi kanë frikë se mos ndalohen nga oficerët e Patrullës Kufitare.
“Ne nuk mund të kalojmë rrugën sepse oficerët e imigracionit mund të na ndalojnë” thotë emigrantja nga Venezuela, Geremy Mejia.
Republikanët vazhdojnë të kritikojnë qasjen e presidentit Biden për sigurinë kufitare. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i dha presidentit një letër me rekomandime për sigurinë kufitare.
“Kjo vizitë nuk është gjë tjetër veçse për shfaqje, nëse ai nuk fillon të zbatojë ligjet e imigracionit që ekzistojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të përfshira në letrën që i dhashë sot presidentit”.
Të tjerë besojnë se politikat e reja janë shumë të ashpra dhe janë në kundërshtim me ligjet aktuale të azilit.
“Nuk mendoj se presidenti do të ketë kohë të kuptojë se çfarë po ndodh këtu në kufi. …Dëshirojmë që ai të kishte më shumë kohë dhe para shpalljes së ndonjë plani, dëshironim që ai të mund të takohej me njerëz këtu në kufi. Për fat të keq, ai nuk e bëri një gjë të tillë”, thotë Fernando Garcia me organizatën Rrjeti Kufitar për të Drejtat e Njeriut.
Zyrtarët qeveritarë thonë se masat e reja kufitare nuk janë një ndalim i kërkesave për azil sepse ka ende një mënyrë që azilkërkuesit të kërkojnë ndihmë në pikat e hyrjes.
Sapo janë publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit të shtunën.
Fotot – të publikuara nga p . . .
Pamje nga varrimi i Papa Françeskut në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, 26 prill.
Radio Evropa e Lirë
Më shumë se 50 liderë shtetesh janë mbledhur për varrimin shtetëror t . . .
Rekrutimi i ushtarëve dhe detyrimi nga Rusia për të luftuar në anën e pushtuesit është krim lufte. DW foli me ukrainas dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.
Këtë pranverë Rusia ka nu . . .
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i bëri thirrje Hamasit të mërkurën që të dorëzojë armët dhe t’ia dorëzojë drejtimin e Gazës Autoritetit të tij Palestinez, pjesë e përpjekjeve pë . . .
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio (në mes, djathtas), ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot (majtas); sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy (në mes, majtas); dhe drej . . .
Vatikani e kryeqyteti italian Romë pergatiten t’i japin lamtumirën e fundit Papa Franceskut.
Gazetarja Alba Kepi raporton për ‘Syri Televizion ‘se që në orët e para të mangjesit be . . .
Njerëzit ndezin qirinj para një fotografie të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, në Nju Delhi, Indi.
Radio Evropa e Lirë
Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të sht . . .
Nga Alba Kepi
“Unë e Melania do të jemi në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut”, ka mbërritur gjatë orëve të natës europiane konfirmimi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të . . .
Kisha Katolike është në një fazë tranzicioni pas vdekjes së Papa Françeskut
Kisha Katolike hyri sot në ciklin e ndërlikuar të trashëgimisë papale pas vdekjes së Françeskut në moshën 88- . . .
Është publikuar testamenti i plotë përfundimtar nga Papa Françesku, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare.
“Ndërsa e ndjej muzgun që po afrohet i jetës sime tokësore dhe . . .
Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës. dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.
Trupi . . .
Pas komunikimit zyrtar të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, dhe në përputhje me protokollet e përcaktuara në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis (nr. 21-40), janë . . .
Komentet