Intervistoi Dr. Liliana Pere për gazetën e Vatrës Dielli
*Shqiptarja e Mailt te Zi ‘’Elza Zagreda e pranon me krenari, se të qenit shqiptare e formoi shumë identitetin e saj si aktore dhe kreativitetin e saj.’’në Amerikë/
*Elza Zagreda ka një këshillë për ata që aspirojnë të bëhen aktorë. “Vazhdoni të ecni e të rriteni profesionalisht. Nëse nuk ka punë, krijoni punën tuaj! Mos u dorëzoni kurrë!”
Aktorja Shqiptare Elza Zagreda shkon përtej kufijve për të krijuar personazhe të adhurueshëm në NEW YORK dhe rinumëron triumfet/
Elza Zagreda është përshkruar në shumë mënyra, duke përfshirë “bjonde, elegante, gazmore, me një mimikë të mrekullueshme, ambicioze, e mprehtë, e gjallë, e sofistikuar, por gjithsesi realiste e me këmbë në tokë.” një grua me shpirt të lirë.
Ajo ka një performancë të shkëlqyer ne deputimet e saj si artiste.
Zagreda është një performuese e shkëlqyer dhe ka një mimikë të mrekullueshme… Elegante, plot vetbesim — Elza eshte një aktore profesioniste.”
Nga këndvështrimi i saj, ajo e konsideron veten inteligjente e plot intuitë.
Elza e lindur ne Bronx dhe banuese në New York, nga dy emigrantë shqiptarë nga Ulqinji, Mal i Zi.
“E rritur në Bronx dhe Westchester, kaloi shumë kohë në Manhattan duke eksploruar ndërkohë që rritej.
U diplomua në Fordham University në shkenca politike dhe teatër.
Më pas morri diplomen e masterit në NYU për shkrim dramatik/film.
Shumica e njerëzve shkruajnë një skenar apo tezë për t’ë marrë diplomë në programin tim,- thotë Elza- ndërsa unë vendosa të shkruaja një skenar dhe një tezë për ta mbrojtur atë.
‘’Elza e pranon me krenari se të qënit shqiptare formoi shumë identitetin dhe kreativitetin e saj.’’
“Une nuk kam frikë të shprehem në punë. Kjo më lidh mua me të tjerët. Kur mundem, gjej një mënyrë për ta bërë situaten gazmore – .thote ajo ”
Elza ka një listë të gjatë me merita impresionuese në aktrim, në teatër, televizion dhe filma.
Detyra më e fundit ka qenë një rol kryesor në një film të shkurtër SAG, Beneath the Surface.
Karriera e saj përfshin shfaqje në televizion ne programin Law and Order: SVU, One Life to Live, The Unusuals dhe 30 Rock.
Ajo ka performuar për një publik të madh në “The Helen Hayes Theatre” dhe “Classic Stage Theatre”. Kur nuk është dukë punuar me produksionet e të tjerëve,
Elza është duke shkruar e krijuar shfaqjet e saj solo, kështu që ajo është mjaft e motivuar për karrierën e saj.
Shfaqjet e saj kanë marrë kritika dhe opinione nga njerëz të njohur në New York, Los Angeles, Detroit dhe Boston.
Elza ka luajtur ne produksionin e vitit 2010 New York City Fall.
Elza në revistën Eastern Europe’s Glamour.
Si një aktore ajo ka punuar në vende të tilla si The Helen Hayes Theatre (ku ka ndarë skenën me Vanessa Redgrave dhe Tim Robbins), Classic Stage dhe në west End Theatre në qytetin e New York-ut. lën “One Life to Live” dhe së fundmi “30 Rock” dhe shoën televiziv “The Unusuals”. Kohët e fundit ajo mund të shihet në komedinë hit të Bravos “Odd mom out”
Një komediane e talentuar, Elza paraqitet si një nga bjondet e adhurueshme në reklamën 1-800-CALL-ATT. Ajo performon rregullisht në vend dhe u listua si një nga femrat më komike në New York.
Si aktore dhe producente, Elza mund të shihet në Beneath the Surface, një film i shkurtër SAG i përfshirë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Për filma, pjesë teatrale apo çeshtje televizive, Elza përfaqësohet nga Robyn Bluestone i Robyn Bluestone Management.
Shfaqjet e saj kanë marrë kritika dhe opinione nga njerëz të njohur në New York, Los Angeles, Detroit dhe Boston.
***
Ndiqni bashkebisedimin e zhvilluar nga Dr. Lilana Pere enkas per Gazeten DIELLI ne SHBA
***
Pyetje- E dashur Zonja Elza, desha te di une dhe lexuesi, si ka qënë historia e largimit nga vëndi juaj , dhe sa te veshtirë e patët ta ndertonit karrieren ne Amerike?
– Largimi? …. baba im erdhi në këtë vend me 20 dollarë në xhep dhe gruan(nënën time) shtatzënë.
Unë linda ekzaktësisht tre javë më pas. Flisni tani për ndërmarrjen e rreziqeve! Ai më mësoi të ndërmerrja rreziqe dhe kurrë të mos e lija gjininë të më pengonte.”
***
Zonja Elza, pervec talentit tuaj si një performuese e lindur, ju vendoset ta kthenite eksperiencën e dhimbshme të fëmijërisë tuaj në komedi, sa I dhimbshem ishte ky rol dhe c’farë mesazhe jepni për teleshikuesit ?
***
“Kështu lindi ideja për dramat e mia të para Corn Bread & Feta Cheese: Growing up FAT & Albanian.
Ushqehesha për të menaxhuar ndjenjën e parehatshme të rritjes si jashtetokësore.
Nuk isha plotësisht amerikane, por nuk isha as shqiptare. Njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë, por dikur unë peshoja 90 kg.”
Risku i im për të kthyer tragjedinë e saj në komedi dha rezultat.
“Në atë komedi e gjetën veten të gjithë ata që kishin një familje jofunksionale e të gjithë ata që ishin ‘fëmija jo interesant, i shëndoshë apo i huaj’ në shkollë, dhe kush nuk është ndier të paktën një herë ashtu?
***
Zonja Elza, Sa e suksesshme ishit ju si ne krijimtarine e skenarëve që në thelb kishin kontekstin e jetes tuaj dhe ne deputimet tuaja, dhe sa afeksion krijonit ne public?
****
Ajo e pranon se i ka dashuruar të gjitha eksperiencat e saj të aktrimit. Shfaqja pati një sukses të jashtëzakonshëm në NY, saqë unë vendosa të shfaqej në Los Angeles dhe Detroit, ku pati të njëjtat arritje. Kam shkruajtur edhe dy komedi të tjera solo që atëherë, të bazuara në eksperiencën e jetës sime; Divorce! Albanian Style! dhe Dating, Depression & Dirtbags: A Love Story.Të dyja ishin komerciale dhe suksese kritike gjithashtu.”
“Kam punuar për gjithcka që nga 30 Rock to Laë and Order.
Tina Fey dhe Mariska Hargatay ishin të dyja mrekulli për të punuar. Tek Laë & Order gjithnjë më thonë të luaj ‘Svetlana’, ‘Slavic Mail Order Bride’, ose çdo gjë e lidhur me Rusinë pasi dukem si ruse.
Unë u them ma jepni menjëherë!”
****
Zonja Elza, Përveçse të jetë përpara kamerave, Elza gjthashtu e dashuron të jetë në skenë.
Zonja Elza, ju lutem tregoni disa kujtime dhe sensibilitete nga jeta juaj artistike?
***
“Një kujtim qesharak që më ka mbetur në mendje është eksperienca e pare e aktrimit me Ricardo Cordero dhe Luan Bexhetin duke performuar komedinë Chee-Chee në west End Theatre.Bëmë aq shumë prova, por ashtu si çdo aktor, harron pjesën dhe ngrin.
Ricky, duke qenë një aktor me eksperiencë, më mësoi një truk.Ishin disa revista në tavolinë, dhe Ricky më tha ta fshihja skenarin atje.‘Nuk është nevoja ta përdorësh, por e di që është atje,’ tha ai. E gjeni dot?
Unë NGRIVA. Por Ricky kishte të drejtë; thjesht duke e ditur që ishte atje më ndihmoi. Mora revistën me skenarin e fshehur dhe ABRAKADABRA!
Ai kishte të drejtë, kujtova çdo gjë. Dhe e tundëm skenën!
–Zonja Elza,Kush jane projektet tuaj ne te ardhmen, permendni nje ju lutem I cili ju duket me kompleks ?
–Projekti aktual, filmi i shkurtër SAG Beneath the Surface, i ofroi Elzës një rol sfidues e kompleks. “Të gjithë kemi rënë pre e bullizmit në një mënyrë ose në një tjetër.
-Kjo histori eksploron keqperceptimet dhe thyen steriotipet që kemi për njerëzit që duken apo sillen ndryshe nga norma ‘amerikane’.
-Një baba dhe djalë me origjinë arabe janë duke udhëtuar për në shtëpi, duke pritur trenin në një platformë, ku konfrontohen me një grup prej 4 vetësh.
– Ata lëshojnë ofendime raciale detyrojnë familjen ‘të bëjë diçka për këtë’. Të gjitha acarimet e pavenda, profilizimet raciale dhe steriotipet e medias luajnë një rol në zhvillimin e situatës. Filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë 2014 këtë vit dhe po bën xhiron e festivaleve të filmave.”
-Elza luan rolin e Beate, një grua me shpirt të lirë që po kalon një kohë të bukur e cila e gjen veten në vendin dhe kohën e gabuar.
“Ajo përfundon me njerëzit e gabuar, duke bërë zgjedhje të gabuara. Beate është një bulliste dhe ka pirë – një kombinim jo dhe aq i mirë. Ajo nuk është shumë e pëlqyeshme, por thotë gjëra që shumë prej nesh i mendojmë.
Unë e dashuroj komedinë, kështu që ishte një shans shumë i mirë të luaja një kuçkë dhe të futesha në një personazh të papëlqyeshëm.”
-Zonja Elza,Kush kane qene eksperiencat më frytdhënëse mbeshtetesit dhe bashkëpunetoret tuaj qe ju ruani mirenjohje dhe respect?
–Bashkëpunimi me regjizorin dhe stafin për të sjellë në jetë projektin, ishte mjaft produktiv…“Punova nga afër me Dhimitër Ismailaj-Valona, shkrimtarin e talentuar dhe regjizorin për projektin. Së bashku me ndihmën në krijim, ndihmova edhe në përzgjedhjen e aktorëve.Aktorët ishin të gjithë të përkryer! Për mua, ka qenë një nga eksperiencat më frytdhënëse gjatë punës për një film.
Kur një skuadër bashkohet për të realizuar një projekt -duke filluar që nga kostumografët, fotografët, parukierët – ndihesh jashtëzakonisht mirë sepse së bashku bëtë diçka të vlefshme realitet.
E dashuroj kamarderinë dhe lidhjet që krijohen duke punuar në grup. është si të kthehesh pas në shkollë, duke mësuar me ngut për një provim përfundimtar.”
Me përmbledhjen dhe eksperiencat e saj, Elza është plotësisht e përgatitur kur Hollyvood të telefonojë. “Nuk do ta refuzoja kurrë Clooney ose Scorsese, meqë ra fjala! Apo Jake Gyllenhaal.
Kam kënaqësinë të jem me të në Soul Cyle këtu në qytet dhe përveç syve të mrekullueshëm blu, mendoj se është një aktor jashtëzakonisht i talentuar.”
Jam duke finalizuar dosjet e fundit ndërkohë që flasim, dhe po planifikojmë të xhirojmë në pranverën e 2015, dhe ne vazhdim. Kemi kaluar kaq shumë kohë për ta bërë, dhe jam shumë e emocionuar që do ta kthej këtë ëndërr në realitet. Kjo më drithëron!
Opininione te ndryshme për Elzën.
“Kam qenë në disa shfaqje femrash solo, por nuk janë tipi im. Por ti? Ti ishe e mrekullueshme!” Susan Rabin, autore e “Si të tërheqim këdo, kurdo dhe kudo”.
“Mbretëresha e komedisë Elza Zagreda rikthehet në skenë për të treguar sagën e saj” Prishtina Press
“Unë kam shkuar në shfaqje të performuara nga një grua e vetme dhe ato nuk janë të preferuarat e mia. Por ju? Ju ishit e mrekullueshme!
“Susan Rabin, autore e “How to Attract Anyone, Anytime, Anyplace”.
“Mbretëresha e komedise Elza Zagreda kthehet në skenë për të të treguar sagën e saj”
Prishtina Press /PrishtinaPress.info
“… Kronikat e shkurtra të saj për mjerimin janë ndër më gazmoret në shfaqje dhe unë dua të dëgjoj më shumë.”
Adrienne Urbanski / (theasy.com)
“… Ndëkohë qe shfaqja është për një përvojë aktuale që të copëton zemrën, Zagreda arrin te gjejë dhe te ndajë humorin me audience e saj.”
Patrick McCormick /nytheatre.com
“Shfaqja e fundit e Elza Zagredës”
Nick Leshi / City Of Kik (blog)
Gjeniu komik – një intervistë ekskluzive me 3 faqe nga Dr. Ermira Babamusta
“Një komedi rreth shqiptarve të jugut”
… Shfaqja e mrekullueshme Ngritja përballueshme e Fatlinda Paloka për një familje shqiptarësh të cilët lëvizin në Gjeorgji nga Nju Jorku, pasi një prej tyre është e kërcënuar me dëbim…
… Prania komanduese e Elzës është vështirë ti rezistosh …
Aktorja me 5 yje & komediania Elza Zagreda
“Ne e adhuruam atë! Çfarë mund të them tjetër ?! ”
Comedy Central TV
“Te shikosh zonjën Zagreba ështe një kënaqësi e madhe … Ardhja e saj është totalisht e pëlqyeshme. Mimika e saje mrekullueshme dhe vokali i saj i hapur, efektiv dhe bindës …
Unë vecanërisht e shijova fokusimin e saj dhe aftesinë e saj për të qeshur me veten e saj kur përjetonte karakteret e tjera nga tregimi i saj.
Duke e bëre atë perseri të mrekullueshme për tu parë. Pastaj është një paradoks vizual i një gruaje të habitur dhe tërheqëse duke luajtur një të shkuar “të shëndoshe sikur po ndodh në të tashmen … ajo arrin ta bëjë ketë gjë … ”
Akiva Danube / Teatri Co. Republika
” ‘ Bukë misri dhe djath i bardhë” do të bëjnë ty të qeshësh, qash dhe do të vëne në dyshim lirinë tuaj … do të shokojnë ndjenjat e një gruaje të shekullit të 21-të …
Ajo është një autore/ dramaturge e mrekullueshme. ”
Catherine Wayland, Editor / IF Magazine
“Shfaqja është më personale kur ajo rinumëron triumfet… është emocioni më i fortë kur Zagreda kalon në historitë e të tjerëve — të hallës së saj në Shqipëri që ka përjetuar martesën me mblesëri që në një moshë të re…
Ajo flet gjithashtu kalimthi për femra të tjera shqiptare të cilat i ka intervistuar për tezën e diplomës; Zagreda duke personifikuar të tjerët duket sikur prek i prek thellë njerëzit dhe i shkakton emocion. Këto momente të thyejnë zemrën…
Zagreda është një performuese e shkëlqyer dhe ka një mimikë të mrekullueshme… Elegante, plot vetbesim — një aktore profesioniste.”
Loren Noveck / Nytheatre.com
“Cfarë performance frymëzuese dhe prekëse! Qesha, qava, mësova shumë… E dashurova!… Emocioni autentik e i ndjerë që Elsa paraqiti duke iu adresuar sprovave dhe vuajtjeve që sjell rritja e një femre një një kulturë ku gratë shihen si qytetare të klasit të dytë (pa përmendur të shëndosha!) më hipnotizoi.
Ajo godet në shenjë çdo herë qoftë një moment komik apo një moment i trishtë humbjeje dhe dhimbjeje ndërsa ajo tregoi historinë e gjësdjes së vështirë të hallës së saj që më dha mornica. Do t’ua rekomantoja të gjithëve!
Nick Nickaj / WBTU Radio
“Monologu më i mirë i këtij muaji vjen nga Elza Zagreda në punën e saj ‘Corn Bread and Feta Cheese: Growing Up Fat and Albanian’… është shumë komike dhe audienca qesh shumë por në fund duhet të duartrokasësh këtë shkrimtare dhe aktore për punë kaq të mira. Ajo meriton të lavdërohet”
Mario Fratti / America Oggi
“Ky shou hedh një vështrim në një tjetër familje “jofunksionale” dhe e bën të duket komike, argëtuese, shokuese. Edhe pse e trishtuar, Elza paraqitet e fortë. Kjo shfaqje ka zgjuarësi, sharm dhe shumë bukë e djathë!”
“Accessibly Live” / Los Angeles
“E DASHUROVA! Një armene takon një shqiptare kur ulen për të ngënë bukë dhe djathë gjatë një aventure të çuditshme etnike të shfaqjes së Elzës… Mos e humbisni!”
Joan Quinn / Profiles / Los Angeles
Çfare kanë thënë të tjerët…
“Shfaqja dhe Elza ishin absolutisht të mrekullueshme. Ajo dha një performancë të shkëlqyer. Isha i mahnitur.”
Stan Dragoti/ Direktor, Producent (Zoti mama, Dashuri me kafshim të parë, Njeriu me një këpucë të kuqe)
“Isha jashtë mase i impresionuar dhe i argëtuar nga shkrimi… Performanca magjepsëse e Elzës dhe zërat e të afërmve të saj. Efektet e dritave, muzika ndihmuan ta gjallëronin nje akt në 25 segmente të qarta. Mësova kaq shumë për shqiptarët.”
Rich McKeever / Shkrimtar i pavarur
“Pjesa e Elzës është shumë më tepër personale sesa ‘Nine Parts Desire’, edhe pse të dyja pjesët janë shkruar për gratë. Ajo ka bërë një punë mahnitëse!”
Shannon Sindelar / Ansambli i Teatrit të Manhattan
“E shkruar shumë mirë… Shkrimi është super dhe historia ishte e pasur, isha shumë i impresionuar nga ajo që bëri ajo.”
Eric Butler / HBO
“Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm! E shijova vërtet. Elza dukej e mahnitshme. Zëri i saj ishte në formë shumë të mirë — ai do të bënte një film perfekt.”
Darnell ëilliams / “All My Children” – ABC-TV
“Ishte një kënaqësi të shikoje shfaqjen. Kishte sigurisht shumë gjëra tek të cilat e gjeja veten por për mua momentet personale, ato që shkëputeshin nga territori familjar ishin më efektivet.”
Barbara Ghammashi / Shoëtime
“Shijova çdo moment të shfaqjes… Ç’mënyrë e mrekullueshme për të kaluar pasditen! Shfaqja ishte një gëzim i vërtetë… Do vazhdoj ta shpërndaj lajmin!”
-Zonja Elza. Ne kendveshtrimin e gjerë të nje artisteje, intelektualeje , desha nje koment per pozicionin e gruas shqiptare dje, dhe sa e integruar është sot.
-“ Të rritesh në një kulturë ku meshkujt janë ata që vlerësohen më tepër se femrat të bën të ndjesh dhimbje.
‘’Dikur arsimimi lihej pas dore në mënyrë që vajzat të martoheshn .
Martesat me mblesëri ishin normale per dekadat e hershme’’.
‘’ Kishe shumë pak mundësi për të vendosur fatin tend rrjedhën e jetës tënde’’.
Thjesht duhet të bindeshe, sepse ishe vajzë. Këto ishin gjërat që femrat përjetonin duke u rritur në kulturën shqiptare, në Amerikë.
Sa herë ndonje nga kusherirat e mija do të martohej, me deshiren dhe vendimin e saj dëgjoja këngën.
Ajo ndihej me fat që ishte e bekuar me një baba shumë progresiv i cili besonte se fëmijët e tij duhet të merrnin një arsimim cilësor.
Babai I Elzes i donte vajzat e tij njësoj si të ishin djem; për të nuk ishte e rëndësishme gjinia. Isha me fat të kisha atë si një model.
Ai është një baba i mrekullueshëm që më mësoi së puna shpërblehet.
Ndoshta jo gjithmonë, por të paktën mund të jetosh një jetë me integritet dhe krenari,ecila cdo dite duhet te behet e jona e gruas shqiptare.
I wanted really to thank sincerely, Liliana for interviw.Thank You.
Une doja t’u falenderoja vertet Liliana sinqerisht per intervisten.Ju faleminderit.
-Ju faleleminderit nga zemra autorja/ dramaturge e mrekullueshme me famë përtej kufijve te Shqiperisë , atje ne Amerikën e mundesive te mëdha. ”
E dashur artistja e madhe shqiptare Elza Zagreda.Komunikimi yne edhe pse ishte pak I vështire sepse gjuhën shqipe e kuptonit shume mire, por e kishit veshtire per te shkruajtur , ishte mjaft mbreslenes , shume i ngrohte dhe shume i embel , mesazh dhënës per forcen , talentin , këmbenguljen, dëshiren dhe dashurinë për profesionin, per të ecur përpara, për tu bërë nje yll.
Dëshiroj të shoh gjithmone yll në deputimet plot sharm, finessë e profesionalizëm në skenat Amerikane.
Ju uroj suksese te mëtejshme. Faleminderit./Dielli
Komentet