Gazetari Elvi Fundo i tregon me emra gazetarët dhe mediat që kanë marrë pagesa nga inceneratorët.
Fundo tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv se pagesat për mediat kanë vazhduar edhe pasi afera u denoncua.
“Inceneratori i Elbasanit nuk punon, është një kazan me naftë. Kërkon 2 mln dollarë në vit që të punojë. Nuk ka punuar kurrë, është në remont thonë, gënjeshtër. Nuk shkonin këta (mediat) për ta parë punon apo jo. Apo siç ndodhi gënjeshtra me inceneratorin e Fierit kur shkoi komisioni hetimor, kishin ndezur një transporter dhe thoshin po punon, ndërkohë që lekët këtej nëpër media kërcisnin. Nga Top Channel i pari, Caro Bollino i dyti. Carlo reagoi publikisht dhe tha kemi marrë pagesat dhe kemi bërë reklamat. Njësoj si të marrësh para nga mafia dhe i bën reklamë për plehrat. Para ka marrë Irfan Hysenbelliu, Fax News, Baton Haxhiu e të tjerë me radhë, lista është shumë e gjatë. Pagesat kanë vazhduar edhe pasi ne i kemi denoncuar”, tha ai.
Gazetari Elvi Fundo u shpreh se Top Channel ka marrë pagesa nga inceneratori i Tiranës në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro.
Në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo denoncoi me fakte të reja pronarët e inceneratorët të cilët sipas tij vazhdojnë pagesat për gazetarët dhe mediat.
Madje, Fundo tha se disponon informacione për një kontratë pranë noteres Edlira Galanxhi për marrjen me qira të Top Neës nga pronarët e inceneratorëve.
Gjithashtu, Fundo tha se ka informacione edhe për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.
“Top Channel ka marrë pagesa në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. E kemi publikuar këtë te CNA. Nuk e dija se nuk e besoja. Bëmë një verifikimi nëpërmjet rrjetit ku morëm dokumentet e para u ribë një verifikim dhe kanë vazhduar kanë marrë.
Ka një informacion që pranë noteres Edlira Galanxhi ndodhet një kontratë e marrjes me qira apo në përdorim të një prej Tv kryesore me titra që ka lidhje me Top Channel. Së treti, ka informacione për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.
Së katërti, këto janë materiale të cilat jo vetëm na kanë faktuar, por na kanë treguar se SPAK, struktura hetimore e cila po zbardh ditë pas dite çështjen e inceneratorëve është sulmuar në mënyrë brutale pikërisht nga këto media. Media që merrnin para nga inceneratorët sulmonin prokurorët e SPAK si Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të cilët janë sulmuar me edicione ekskluzive rreht 1 orë e 30 minuta me sulme dhe gënjeshtra e shpifje, ndërsa në anën tjetër kërcisnim paratë e inceneratorëve.
E gjitha është një skenar i bërë nga truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri. Vazhdon të paguajë media dhe gazetarë në Shqipëri, gazetarë të cilët dalin edhe para SPAK me dokumente, apo gazetarë që drejtojnë Top News dhe portale të tjera periferike të cilët shkojnë dhe flasin kundër Arben Ahmetajt. Vazhdojnë të blejnë media.
Po bëjnë media në Zimbabve, Dream Africa News, Tv që po ndërtohet në Zimbabve, një nga teknikët më të mirë që ka Shqipëria, A.K, i ka hipur avionit dhe ka shkuar në Zimbabve për të bërë Dream Africa News.
Mediat po heshtin sepse është ai kodi mafioz i medias, ne heshtin sepse nuk sulmojmë njëri-tjetrin. Këtu nuk ka asnjë personale. Sot është denoncuar një dokument i frikshëm nga Belind Këlliçi, ne kemi 20 mln euro cash në Itali”, tha Fundo.
Gazetari Elvi Fundo deklaron se SPAK ka sekuestruar nga Drejtoria e Tatimeve të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve.
Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo tha se inceneratorët kanë paguar media dhe gazetarë, edhe pasi skandali u denoncua publikisht.
Sipas tij, pronarët e inceneratorëve kanë paguar edhe nën dorë përfaqësues të medias për të bërë padi dhe mbrojtur djegësat.
“Ju bëj me dije se SPAK ka marrë nga Tatimet zyrtarisht të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. Po flas për pagesat e bëra në të bardhë. Se nuk janë publikuar për paratë me #anta. Unë kam informacione, i janë dhënë 10 mijë euro dikujt për të dërguar një padi, i janë dhënë 20 mijë euro dikujt për të nxjerrë dy fatura, 10 mijë euro dikujt tjetër, por kjo është pjesë e thashethemeve. Ne po themi për ato që ne të dy nxorëm me letra dhe publikuam me dokumente e fatura. Pasi Top Channel nuk ka marrë 25 mijë euro në muaj, por ka marrë në ortakëri disa milionë euro, sicc ishte rasti i Lori Caffe”, tha ai.