Përflitej prej kohësh dhe tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Elseid Hysaj është vetëm një hap larg divorcit me Lazion, me teknikun që e ka nxjerr jashtë planeve të skuadrës për dy kompeticione, si kampionati italian dhe Europa League.
Shqiptari nuk bën pjesë në listën prej 21-futbollistësh, duke mbetur kështu jashtë ekipit. E ardhmja e 30-vjeçarit mbetet e mbuluar me mister. Ai do ketë mundësinë për tu larguar nga klubi për sa kohë që merkato e transferimeve mbetet e hapur në disa vende, si Turqia dhe Greqia.
Për momentin mungojnë ofertat në drejtim të tij, gjithsesi vendimi i Lazios e shtyn akoma dhe më shumë me largimin nga kryeqyteti italian. Hysaj ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025.
Shkodrani është pjesë e bardhebluve që prej 2021, ku kaloi nga Napoli. Me fanellën e kryeqytetasve, 30-vjecari ka zhvilluar 114 ndeshje duke shënuar edhe dy gola. Dalja jashtë planeve të Lazios mund t’i kushtojë edhe kombëtaren.
Mbrojtësi është stabël tek përfaqësuesja kuqezi, por mungesa e minutave do kushtëzonte teknikun Sylvinho dhe stafin e tij për të gjetur alternativa të reja. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Hysaj ka konkurencë me Ivan Balliun.
Klan News