Këngëtarja Ellie Goulding shumë shpesh është lidhur për një romancë të mundshme me yjet e muzikës, por gjithmonë ka mohuar zërat për një lidhje të mundshme me Ed Sheeranin.
Duke folur për revistën “Elle UK”, këngëtarja ka shprehur frustrimin e saj për njerëzit që shpesh raportojnë se është në lidhje me cilin do djalë që shoqërohet me të.
“Kam dal shpesh me Niall Horanin, por asnjëherë nuk kam qenë në lidhje me të”, ka thënë Ellie. “Nuk e kam idenë se nga dalin këto lajme dhe nuk e di se përse bëhen aq të mëdha këto punë”.
“Është frustuese se muzikantet shpesh lidhen me ndonjë romancë me shokët që dalin vetëm për tu argëtuar”, ka shtuar ajo.
“Për këtë punë kam folur edhe me Taylor Swiftin. Edhe ajo ndihet njëjtë si unë. Është një problem që më shumë po u ndodhë këngëtareve sesa këngëtarëve”. kd
Komentet