Mendja e ndritur e shqiptarit thotë:” Bëmë baba. të të ngjaj! Ose…”Dardha…, bie nën dardhë”
E kujt mund t’ia merrte mendja se kokat e shkencës botërore do t’i ftonte dhe do t’i mblidhte në Stokholm një grua e re, një shqiptare e lindur, e rritur dhe e arsimuar në Shqipëri, një gjeni në fizikë dhe astronomi për të ballafaquar zbulimet më të reja shkencore. Kjo e re, kjo vajzë bio- shqiptare, ku në gene trashëgon fisnikërinë, është Laura Nexhat Mersini, vlonjatja me rrënjë si nga babai dhe nga nëna. Buçasin mediat e huaja për zbulimin e saj astronomik, e përgëzojnë, e dëgjojnë me vëmendje e i miratojnë arritjet e saj shkencore, fizikanët, astronomët e shkencëtarët më në zë të botës, kurse vendi i saj hesht. Heshtin institucionet e kulturës në Shqipëri, ka mbyllur veshët Akademia e Shkencave, ka mbyllur sytë politika shqiptare ashtu siç kanë bërë me dhjetëra e qindra figura të ndritura me të cilat çdo komb tjetër do të mburrej e do të krenohej. E si mund t’i bëjnë popullaritet Laura Mersinit?! Si mund të vlerësojnë mbesën e një beu, një familjeje të deklasuar, vajzën e një të persekutuari, i cili edhe pas vdekjes nuk e ka zënë vendin e merituar mes njerëzve të shquar të kombit? Jo më kot gojarti popull ka thënë: “Bëmë baba të të ngjaj!”
Cili ishte i ati i Laura Mersinit, në gjurmët e të cilit ajo eci me hapa galopante?
Nexhat Mersini
Me të drejtë Laura Mersini pohon: “babai, edhe pse në internim, më mësoi rrugën e lumturisë”. Cili fëmijë nuk do të ishte krenar për një baba si Nexhat Mersini, matematicieni i shquar i vendit, i pari që në kushtet e vështira të diktaturës aplikoi matematikën lineare, shkencëtari dhe bashkëpunëtor i katedrave shkencore më në zë të kohës. I vlerësuar nga universiteti Oksfordit, nga universitete të Francës, Bukureshtit apo Kanadasë për punën e tij shkencore, i cili shpesh herë binte ndesh me teoritë e Ajnshtajnit.
Vuajtjet, lufta e klasave e denigrimi i familjes dhe fisit të tij, nuk ia zbehën djaloshit Mersini trashëgiminë kulturore të familjes, as dëshirën e tij të ethshme për të njohur botën e pafundme të numrave dhe kalkulimeve. Ai nuk u step as nga shiu e as nga bora , herë i ngrënë, herë i pangrënë, herë i mbathur e herë i zbathur, përditë me çantën në sup duke zgjidhur me mendje ekuacione me shumë të panjohura, ecte më tepër se një orë në këmbë nga Çeprati në Vlorë. Aty kreu shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin “Ali Demi”. Në shkollën e mesme shkëlqeu talenti i tij i rrallë, duke qenë fitues i disa olimpiadave të matematikës në shkallë vendi. Në këtë mënyrë rriti e madhoi emrin, autoritetin dhe famën e gjimnazit “Ali Demi”, që u rendit një ndër shkollat e mesme më të shquara të vendit. Arritjet e tij prej gjeniu ishin pasojë e studimit sistematik. Ai i ri i papërtuar, me shumë vullnet, edhe pse i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit, përkthente gjithë arritjet shkencore të kohës, nga rusishtja dhe anglishtja. Paralel me aplikimet e reja shkencore në fushën e matematikës dhe statistikës edhe jashtë vendit, ai ishte i pari matematicuien apo ekonomist në vendin tonë që përfundoi studimin për aplikimin e matematikës lineare në prerjen e materialeve për të fituar ndërmarrja apo shteti edhe nga mbeturinat ose hedhjet. Pas kryerjes së studimeve me rezultate të shkëlqyera, ai meritonte të ishte graduat akademik, pedagog statistike a matematike në Universitet. Gjithsesi nuk duhet harruar që ishte një i persekutuar dhe vetëm për aftësitë e rralla që kishte, e emëruan Shef Plani në Kombinatin e Konservave “Ernest Telman” në Vlorë, ku punoi deri në vitin 1968. Aty vuri në jetë arritjet e para të susksesshme për zbatimin e matematikës lineare, një zbulim që e transferoi atë në Ministrinë e Financave, e cila ishte qëndra studjuese e ekonomisë dhe financës në vend, ku punoi me passion në vitet 1968- 1970. Metodat racionale të tij, Ministria i vuri në përdorim në të gjithë vendin, si në Uzinën Mekanike të Gjirokastrës dhe më pas ky aplikim gjeti zbatim në të gjithë sektoret e ekonomisë si në rrjetin ujor në Portin e Durrësit,si dhe në shfrytëzimin optimal të burimeve ujore dhe energjetike të lumit Drin. Nga Ministria e Financës dërgohet për specializim në Rumani, ku kishte institucione shkencore të konsoliduara. Përdorimi i matematikës lineare nga Nexhat Mersini solli rritjen e vlerave financiare dhe njëkohësisht u bë burim të ardhurash për ekonominë e rrënuar shqiptare. Më pas Nexhat Mersini i dha vlerat e tij shkencore në Akademinë e Shkencave, pikërisht në Institutin e Studimeve Ekonomike. Ndërkohë ai ka qenë bashk’autor në shumë libra universitarë për financimin e ekonomisë dhe futjen e metodave matematikore në ekonomi.
Por lufta e klasave i qëndronte mbi kokë si sopata e Liktorit, ndaj e degdisën në Përmet dhe më pas në Dukat të Vlorës. Edhe pse larg familjes, ai vazhdoi studimet shkencore. Pas botimit të 3 librave për metodat matematikore të aplikuara në ekonomi, paralelisht punonte me një libër për Krizën Ekonomike Botërore, ku pikërisht në këtë studim ra ndesh me teoritë e Ajnshtajnit. Me ndarjen nga jeta në një moshë dhënieje vlerash shkencore, ai la shumë projekte në mesrrugë. Megjithatë ai baba i palodhur, që punoi në shërbim të së mirës, i dhuroi së bijës dashurinë për numrat, vullnetin për të njohur të fshehtat e botës që na rrethon dhe dëshirën për të kërkuar më shumë nga vetja.
Laura Mersini duke realizuar veten, plotësoi edhe dëshirën e të Atit për të qenë “Dikushi”
Nuk thonë kot: “Dardha bie nën dardhë!” Jo gjithmonë nga prindër të mirë dalin fëmijë të mirë, nga prindër artistë nuk mund të bëhen fëmijë artistë, as nga prindër shkencëtarë nuk do të lindin fëmijë shkencëtarë. Gjithsesi geni trashëgohet. Dhe këtë e dëshmon shkencëtarja e re Laura Mersini Houghton.
Fillimet e shekullit të XX-të dhe të shek XXI-e bënë opinionin të ulen me nderim para dy grave dijetare, pothuaj të së njëjtës moshë për kohën që jetuan dhe që bënë epokë në shkencë.
Në fillim të shek. XX-të polakja Marie Kyri që kishte studiuar për matematikë e fizikë, duke punuar dhe studiuar në Universitetin e Sorbonës në Paris, zbuloi vlerën e energjisë së Uraniumit dhe përdorimin e kësaj energjie në dobi të njerëzimit. Ishte e para grua që më 1911 mori çmimin Nobel.
Kurse sot Laura Nexhat Mersini nga Vlora, pretendente për çmimin Nobel, po provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ekzistencës së ‘vrimës së zezë’ është e pamundur.
Dr. Laura Mersini-Houghton, Profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj frymëzuese në një matematikë brilante.
Një grua shqiptare, një gjeni, Mari Kyri e sotme e fizikës së kozmosit, jo vetëm që është më e mprehta nga të gjithë fizikantët e sotëm atje, por ka edhe kurajon të demonstrojë zbulimin e saj shkencor . Pikërisht për këtë arsye, fundgushtin e kaluar (24-29 gusht )ajo mblodhi në Suedi 32 shkencëtarë nga e gjithë bota për të deklamuar se Teoria e shpërthimit të Big Bang- ut është e papranueshme për shkak të energjisë së jashtëzakonshme që i duhet një shpërthimi të tillë. Gjë të cilën ajo e vërtetoi para shkencëtarëve me kalkulime matematikore brilante, mbështetur në ligjet e Fizikës dhe Astronomisë. Madje në atë javë të takimit në Suedi ishte edhe shkencëtari më i madh i këtij shekulli në këtë fushë Stephen William Hawking , i cili sot është fizikani, matematicieni, kozmologu dhe astro fizikani britanik më i rëndësishmi dhe më i njohuri në fizikën teorike.
Albert Ainshtaini dhe Stephen Howking, ia kanë kushtuar gjithë karrierën e tyre shkencore, ekzistencës së vrimës së zezë në univers, gjë që Laura Mersini e kundërshton. Këmbëngulja e saj për të arritur aty ku është sot, ka nisur
qysh me shkollimin e saj. Prindërit duke parë prirjet dhe inteligjencën e lartë të vajzës, e mbështetën të ndiqte rrugën 5 vjeçare të fizikës, një fushë ku e kanë dominuar vetëm burra. Laura Mersini kreu studimet pasuniversitare në SHBA, fillimisht si studente ‘Fulbright’ në janar 1994. Më pas u specializua dhe u pajis me M.Sc.në Universitetin e Marylandit dhe në vitin 2000 mori doktoraturën në Universitetin Wiskconsin-Milwaukee. Ajo punoi si shkencëtare dhe vazhdon të thellohet për origjinën e universit dhe të materies në fiziko-kozmologji; për misterin e energjisë së erës, që përbën 75% të energjisë së universit; për “teorinë e fijes” në fizikë; për gravitetin dhe teorinë kuantike në hapësirën e lakuar. Tashmë ajo po kalon tej fizikës së 100 viteve, teori që kishte arritur se, një yll kur vdes shkakton në vetvete, apo shndërrohet në një vrimë të zezë. Ajo pretendon se është e pamundur që vrimat e zeza të ekzistojnë. Dhe ajo mbështetet në matematikë për ta provuar këtë.
Laura Mersini-Houghton me të gjitha mjetet e shkrimit (edhe matematikën e re të fizikës), ajo deklaron se Teoria e kuanteve gjithmonë ka thënë se informacioni nga universi asnjëherë nuk mund të humbasë , nuk mund të zhduket. Teoria e re matematike e fizikës së Dr.Mersini-Houghton, një teori që rrëzon të tjerat, shpjegon pse vrimat e zeza – ashtu si na kanë mësuar të besojmë -nuk mund të ekzistojnë! Shumica e fizikanëve besojnë se universi shpërtheu nga një njësi që filloi të zgjerohej me Big Bang-un 13.8 miliardë vite më parë. Nëse është e pamundur për këto njësi (singularitete) të ekzistojnë, atëherë edhe teoria e Big Beng-ut vihet në pikëpyetje, së bashku me vrimat e zeza. Cili ishte entuziazmi i saj mbi zbulimin? “Ende nuk jam e shokuar” ,- thotë ajo . Çuditërisht të njëjtën gjë tha edhe Mari Kyri kur fitoi çmimin Nobel.
Sipas Dr Laura Mersini-Houghton, “Fizikantët janë përpjekur të ndërthurin këto dy teori – teorinë e Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe mekanikën kuantike –për dekada, por ky skenar i sjell këto dy teori në harmoni dhe kjo është vërtet një punë e madhe”.Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “Harmoni!”, Sipas saj ndoshta universi është shumë më harmonik sesa shpërthimet dhe kolapset siç është folur. Madje ajo pohon se sot shkenca astro-fizike nuk bënë fjalë për univers, por për multivers
Si e priti Shqipëria këtë arritje të suksesshme të shkencëtares Laura Mersini Houngton?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë kulmin e saj shkencor, një astronome shqiptare, që quhet Laura Mersini (Houngton nga i shoqi).
Shkencëtarja nga Vlora, e bija e një shkencëtari, me origjinë fisnike, bijë enjë familjeje të deklasuar, është e njohur gjërësisht në rrethet akademike botërore dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme në botë, por në Shqipëri nuk e ka marrë një vëmëndje të tillë as nga mediat. Sepse politika shqiptare merret me “punë të mëdha”. Moskushtimi i vëmendjes ndaj këtij personaliteti botëror , ndaj një intelekti që lind vetëm një herë në shekull, që aq më tepër është grua, është një nënë, është një bijë shqiptare, është treguesi më i mirë i luftës së klasave që vazhdon edhe me brezin e katërt të të mohuarëve. Babë e bijë të shpërfillur. Çfarë mëkati?
Me të drejtë pyes :a do të zhduket ndonjëherë difrencimi klasor në Shqipëri? Përgjigjen e kësaj pyetje ma dha i madhi Prof.Dr. Isuf Luzaj, i cili rrëfen: “Teksa shoqëroja Filozofin e madh Zhan Pol Sartri, gjatë një vizite akademike 18 ditore në SHBA,i ftuar erdhi edhe në Universitetin ku unë jepja në disa kurse, filozofinë e tij mbi ekzistencilizmin, ky më tha:” Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë, një komunist-kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakoregjueshme gabime, aq më të tmerrshme gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veçse krimit, për të vazhduar në udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste”- thënie, të cilën Filozofi Isuf Luzaj e quan “Epitaf Lapidar” (I.Luzi- Filozofia e Bukurisë, fq-196).
E bindur nga thënia e Sartrit të madh, them se ashtu siç janë mohuar, shpërfillur apo harruar mjaft vlera kombëtare, emblena të kulturës sonë, ashtu do të ngelen, në harresë sa e sa potenciale vlerash të tjerë që kanë prejardhje fisnike apo bijë nga prindër intelektualë me kulturë perëndimore. Kjo mungesë interesimi nga media apo poltika shqiptare, nuk e pengojnë Laurën që të bëjë e të thotë gjënë e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Sepse Bota nuk do t’ia dijë se nga vjen, ç’kombësi ka, nga cila klasë shoqërore rrjedh, apo çfarë gjuhe flet? Bota vlerëson dijet dhe trurin e avancuar të saj.
Ndaj me gjithë shpirt i uroj Laurës jetë të gjatë, suksese në shkencën e bukur të kozmogjisë dhe së shpejti me çmimin “Nobel”, sepse është krenari për të gjithë ata që vlerësojnë suksesin !Urime zonja shkencëtare!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë 1 maj 2016
Respekt dhe mirenjohje per kete shkencetare!Urojme me gjithe shpirt te jeni Nobelistja e pare shqiptare ne nje fushe kaq te veshtire si kozmogjia!
Pergezoj shkrimtaren e mirenjohur per kete shkrim, qe na jep krahe nga fundi i kesaj humnere ku po na çojne politikanet e sotem postkomust, duke na ngritur moralisht, me figuren e shwiptares se famshme me permasa gjeniale. Fslminderit Vilheme Vranari!
Nê Kohën e Enverit e patë mundesin që të shkollohet dhe të ketë disa Privilegje Nexhat Mersini, qja futni kotë, Ju o të pa Fytyre,llomotitni kunder Komunizmit, që për disa vite e nxorri Popullin Shqiptar nga Analfabetizmi 90% që ishte mbas LNÇ’së,në 100% shkrim dhe lexim, Fakultete, Universitete dhe më në Fund edhe Akademin e Shkencave. E për të mirat tjera mos të flasim!
Fiqirete Llapri braka suksese të mëtejshme zonja laura. Zoti të ndihmoftë në punën tënde.je krenaria jonë.të uroj me gjithë shpirt së shpejti nobelistë.punë të mbarë dhe të palodhur.suksese.respekt e mirënjohje.
Urime dhe suksese pa fund ne te mire te njerezimit.Nje krenari me shume per gjithe shqipetaret kudo ne bote.
Media shqiptare është miope , ndërsa Laura shikon shum larg në skajet e universeve ku vetëm një mendie e ndritur si AJO mund të arri
Media shqiptare është miope , ndërsa Laura shikon shum larg në skajet e universeve ku vetëm një mendie e ndritur si AJO mund të arri
Urime te metejshme zonja laura ne profesionin tend. Ne krenohemi me ty ndonese informacioni per ju eshte i vaket nga qarqet akademike te ketushem. Suksese per me tej me nje cmim nobel. Te uron nje bashke atdhetare nga tirana
Vilheme
Te pergezoj per kete shkrim qe eshte perfekt ne menyren e prezantimit te shkencteres tone Laura Mersini..theksi eshte vene tek Laura dhe puna e saj dhe jo tek”Beluli” (per ata qe nuk e njohin skecin e famshem te Estrades se Fierit..simbolizon ata shkrimtare qe duke shkruar per nje Figure te njohur apo te panjohur…flasin me shume per veten e tyre)..Kuptohet qe Vilhemi kjo pene e vecante e letersise tone nuk mund te bjeri ne kete kurth
Te pergezoj sepse nuk dija asgje mbi kete vajze Vlonjate,shkencetare. Informacioni ishte i plote,pershkrimi mbres lenes.
Laures sigurisht i Uroj vazhdimin e kesaj rruge te veshtire (qe pak njerez si Ajo e marin mundimin te ecin ne te)!
Mbasi lexova shkrimin tend u futa ne Internet dhe pashe se si vleresohej kjo Shkencetare e re nga rrethet shkencore te botes… e ketu dalim te qellimi i shkrimit tend..Bota flet gjate per nje vajze te huaj,Shqiperia hesht gjate per bijen e saj,shkencetaren Laura Mersini..ndoshta komentet jane te teperta..kjo eshte Shqiperia jone..Shkrimi i Vilhemes na ndihon ta ndryshojme sado pak..pak…pak kete Shqiperine tone
Suksese Laures dhe u befte nobelistja e pare shqiptare.Jam dhe ndjej krenari qe eshte nje vajze shqiptare .Mediat shqiptare I kane syte e verbera dhe mendjen e bllokuar nga politika dhe ngelen duke u thurur lavdi hajduteve mediokerve qe na udheheqin dhe marrin ne qafe kete komb .Sa per luften e klasave ata e kane zevendesuar me luften per pushtet per karrike per ministi etj .Mjere ky popull dhe ky vend .Mendje te ndritura e njerez si Laura do dalin prape ne bote dhe shteti yne do heshte .Suksese Laures dhe gjithe mendjeve te ndritura shqiptare kudo ne bote .
Ku qendron persekutimi ketu ,sepse paska punuar ne digastere kryesore te shtetit ,dje e kane cuar specializim ne Rumani??Mos ja fusni kot se te ishe persekutuar (te ishe bija e Ajnshtainit te conin ne kenetat e Lushnjes ,karavastase qe nuk te binte ner mend per ekuacionet lineare).Mos shkruani keto gjepura sepse jemi gjalle akama ne qekemi kaluar ate periudhe.Sa i takon Laures eshte me te vertete nje shkencetare e shquar,lereni te vazhdoje punen e saj mos e ngateroni ne politike ne kete katundin tone qe eshte vite drite larg ,nga ato qe aspiron Laura…….Kam pershtupjen se ajo nuk do ti a dije per origjinen e saj,qofsha i gabuar….
Nje bravo te madhe per informacionin,dhe urime per me tejse per zonjen shkencetare.Keto jane krenari per ne.
Respekt per punen, kurajon dhe dinjitetin e saj!
Urime dhe suksese pafund Laura jone!
VERY PROUD OF YOU!
Nuk eshte e rrafshte fusha e lojes per akademiket tane, per ata niveli eshte i perpjetshem sepse infrastruktura e ben te veten pasiqe edhe ajo eshte shqiptare dhe ne nje ambient mundesie shpertheu talenti i saj.
Cfare mrekullie! Jo vetem nga vendi yne por edhe grua qe ka spikatur ne nje shkence te veshtire! Sa bukir! Urimet me te mira! Pergezime dhe faleminderit shkenctares shqiptare!!!!
Urime dhe faleminderit Vilhelme per kete artikull kaq te bukur dhe me vlere se na ben me krahe neve si Shiptare per Laura Nexhat Mersinin dhe mua ne vacanti, spese unde jam ritur me Lauren ne nje lagje te Tiranes dhe kemi qene shoqe te ngushta deri ne moshen 12 vjecare ,kohe kur ajo me familjen e saj u larguan dhe moren shtepi tjeter ne qender tek shkolla Jronim Derada dhe une kam njohur te gjithe familjen xhaxhi Nexhatin goje embel dhe shume i dashur e Teta Stelen .Une i uroj Laures suksese te metejshme ne kariren e saj brillante si fizikante e shkelqyer dhe se shpejti edhe titullin Nobel jam krenare dhe e gezuar per shoqen time te femijerise .urime Laura.
Urimet me te mira per Zonjen LAURA, na ben krenar te gjitheve per sukseset dhe arritjet e saja. Gjithashtu shume falenderime per artikullshkruesen sepse ky popull ka nevoje te njohe te vertetat e medha mbi njerzit e medhenj te keti kombi.
Nje mrekulli per kete shkencetare te jashtezakonshem por akademia jone e shkencave eshte mbushur me sharlatane te vene attesa nga politica e jo nga merita prandaj heshtin per kete Vaj è fenomenale nga vlora i urojme suksese te metejeshme
Vilhelme ke meriten shume te madhe se na ben te njohur me nje shkencetare te re,nje raste i rrall per ne shqiparet si komb.Me sa krnari na mbush kjo shkencetare,por do deshnja qe ju here pas here te na vinit ne dijeni per arritjet madheshtore te kesaj shkencetare te madhe qe besoj nuk do te mungojne. Lume Shqiperja per njerez te tille qe jane njerez te medhenj ,por lum edhe per ata qe shkrujne per keta njerez te medhenj.
Vilhelme ke meriten shume te madhe se na ben te njohur me nje shkencetare te re,nje raste i rrall per ne shqiparet si komb.Me sa krnari na mbush kjo shkencetare,por do deshnja qe ju here pas here te na vinit ne dijeni per arritjet madheshtore te kesaj shkencetare te madhe qe besoj nuk do te mungojne. Lume Shqiperja per njerez te tille qe jane njerez te medhenj ,por lum edhe per ata qe shkrujne per keta njerez te medhenj.