Elhaida Dani prej kohësh jeton në Itali. Këngëtarja në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites në Klan Tv, ka rrëfyer vështirësitë që ka në këtë periudhë karantine. “Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen.
Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase,”- është shprehu këngëtarja Elhaida Dani.
Komentet