Eleni Fuoreira ka lindur në Shqipëri dhe gjatë trazirave të vitit 1997 bashkë me familjen ajo është larguar drejt Greqisë. Prej vitesh jeton aty dhe këtë vit Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018.
Por simboli i shqiponjës që Eleni dhe Eugent Bushpepa bënë, ngjalli shumë polemika dhe komente negative nga grekët.
Pas përfundimit të festivalit, Eleni ka folur për televizionin “Star TV”, duke treguar eksperiencën e saj të hidhur në lidhje me sulmin që iu bë pasi ajo bëri simbolin e shqiponjës.
“Gjithë këto emisione më bën mbeturinë, vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtetë, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë Eleni.
Komentet