VOAL

VOAL

Elena Gjika – Shqiptarja më e shquar në Europë në shek.XIX “ – Nga Jahja LLUKA

October 5, 2018

Komentet

Derusifikimi i Ukrainës- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Rusia cariste, kështjella e errësirës shumëshekulore, si edhe sundimi i egër komunist mbi shtatëdhjetëvjeçar, patën ushtruar një diktaturë të egër mbi popujt e kombeve dhe të kombësive të shumta brenda asaj ngrehine euroaziatke, e cila, në ditët tona, është kthyer në një gërmadhinë në kalbëzim e sipër. Ajo diktaturë, e mishëruar në shumë aspekte të jetës së tyre, qe shfaqur me më shumë barbari në zbatimin e një politike të egër shoviniste për rusifikimin e tyre. Por egërsia më e madhe e asaj politike qe vënë re në Ukrainë, ndaj së cilës diktatura rusosovjetike ushqente një smirë dhe xhelozi të papërmbajtur. Kjo për arsye se Ukraina ka pasë qenë dhe mbetet kryevatra e kulturës sllavianolindore, me kryeqytet Kievin, të themeluar në vitin 482, ndërkohë që Moska është themeluar 665 vjetë më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën e pati themeluar princi ukrainas Juri Dollgoruki (1090-1157).

Njëra nga mënyrat djallëzore të politikës shoviniste ruse për rusifikimin e kombeve dhe kombësive joruse, ka qenë vendosja në territoret e tyre e shtatoreve të politikanëve, të poetëve, të shkrimtarëve rusë. Rusifikimin e përhershëm politika ruse e pati intensifikuar sidomos në fushën e toponimisë, duke flakur toponimet vendase nga ato territore dhe duke i zëvendësuar me toponime ruse.

Me kalimin e viteve, shovinizmi rusomadh, përmes shërbimeve sekrete, ka bërë ç’është e mundur për instalimin e agjenturës së vet në Ukrainë. Njëri nga kryeagjentët e Rusisë ishte Presidenti Viktor Janukoviç (1950), i cili, më 21 nëntor të vitit 2013 nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, çka solli si pasojë shpërthimin e protestave masive në sheshin kryesor, Maidan, të Kievit. Si rezultat i atyre protestave të fuqishme, më 22 shkurt 2014, Janukoviçi qe rrëzuar ng pushteti dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit mbarëpopullor, u arratis në Moskë.

Me kalimin e viteve, kryediktatori rus Vladimir Putin ishte duke përjetuar një gjendje ankthi, i frikësuar nga ndikimi në Rusi i ideve të Maidanit, me pasojë rrëzimin nga pushteti. Kot shqetësohej Putini, sepse, siç thotë shkrimtari i shquar rus Ivan Shmelov (1873-1950), “Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). Apo gazetari ukrainas Juri Butusov (1976): “Në Rusi gjithmonë kemi të bëjmë me shërbëtorë të egër të pushtetit” (po aty).

Sulmi i 24 shkurtit 2022 kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane, i përkrahur nga shumica dërrmuese e popullit rus, i çori maskën përfundimisht Rusisë, si një vend skllevërisht, kriminelësh, gënjeshtarësh dhe grabitësish nga më të neveritshmit në historinë e njerëzimit.

Pas atij sulmi, të cilin popullit heroik ukrainas dhe forcat e tij të armatosura e përballuan dhe vazhdojnë ta përballojnë me një heroizëm të jashtëzakonshëm, ushtria fashiste ruse, deri ditën e sotme, 12 janar, numëron 808 250 ushtarakë të vrarë (Tv “FreeDom”), kurse shumica dërrmuese e popullit rus vazhdon përkrahjen për kryekriminelin Putin. Kësisoj, Ukraina heroike e shkeli me këmbë mitin e “madhështisë” së Rusisë, bashkë me mitin e “pathyeshmërisë” së forcave të saj të armatosura. Përveç kësaj, organet ligjvënëse të Ukrainës, që në pranverën e vitit 2013, patën marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, vendime këto, të cilat kanë pasur si qëllim kryesor derusifikimin e vendit. Kjo për arsye se personalitetet e njohura të artit dhe të kulturës ruse, me krijimtarinë e tyre, nuk e patën fisnikëruar shpirtin e popullit rus, nuk patën ndikuar absolutisht në edukimin e popullit rus me ndjenjat e dashurisë, të fisnikërisë dhe të respektit për popujt e tjerë, sidomos për popujt fqinj, nuk e patën edukuar absolutisht popullin rus për çrrënjosjen e psikologjisë prej skllavi, të ngulitur në shekuj me zvarritjen para sundimtarëve gjakatarë. Gazetari rus Gleb Pjanëjh (1968), drejtues emisionesh televizive, në YouTube-kanalin e vet “Mëngjesi i shkurtit”, i pati marrë një intervistë gazetarit të njohur ukrainas Dhimitër Gordon (1967), i cili e pati botuar në faqen e internetit “Gordon”. Në atë intervistë ai thekson:

“Kultura ruse nuk qe në gjendje të përballonte problemet morale në shoqëri. Mendoj se kultura e madhe ruse, në personin e etiopiasit [Aleksandër] Pushkin, të skocezit [Mihail] Lermontov, të polakut [Fjodor] Dostojevski, të ukrainasit [Nikollaj] Gogol dhe të rusit [Mihail] Saltikov-Shçedrin, nuk pati funksionuar. Po them se kjo kulturë nuk pati funksionuar në shoqërinë ruse. Në shoqërinë ruse ka funksionuar propaganda e hebreut [Vladimir] Sollovjov, e armenases [Margarita] Simonian, e ruses [Olga] Skabejeva (servilë-tellallë të Putinit në televizionin shtetëror rus “Rusia 1” – E.Y.). Ja, kjo treshe ndikoi më mirë sesa Pushkini, Lermontovi dhe Dostojevski, të marrë së bashku. Rezultoi se shoqëria ruse është bërë çnjerëzore. Rezultoi se rusët janë të aftë të duartrokasin për vrasjet, për bombardimet, për përdhunimet, për krimet” (Citohet sipas: “Gordon: Unë e urrej Rusinë dhe shumicën dërrmuese të rusëve. Dhe kam të drejtë për një gjë të tillë. Asnjëherë s’kam për ta harruar se çfarë kanë bërë”. Faqja e internetit “gordon.ua”. 03 qershor 2023).

Pas fillimit të operacionit special, autoritetet e Ukrainës patën aktivizuar përsëri luftën kundër trashëgimisë ruse dhe sovjetike. Faktikisht, procesi nuk qe ndërprerë që prej fundit të vitit 2013, kur në qendër të Kievit protestuesit çmontuan skulpturën e udhëheqësit të proletariatit botëror, Vladimir Leninit (në Ukrainë, sipas faqes së internetit “inshe.tv” të datës 24 qershor 2022, qenë çmontuar 1300 shtatore të Leninit – E.Y.). Kjo pati nxitur jo vetëm një valë çmontimesh të shtatoreve dhe të përmendoreve në pjesë të tjera të vendit, por edhe aprovimin e ligjeve për dekomunistizimin. Që asokohe, në Ukrainë qenë çmontuar më shumë se 2500 shtatore dhe përmendore sovjetike, qenë riemërtuar 987 qendra banimi dhe 52 mijë rrugë. Por nëse atëherë në Ukrainë luftonin për të hequr qafe trashëgiminë sovjetike, tani procesi ka filluar të quhet haptazi derusifikim. Gjatë muajve të fundit u flakën emërtimet historike nga qindra rrugë dhe bulevarde, nga dhjetra qytete dhe fshatra, kurse disa objekte kulturore, që lidheshin me Rusinë, qenë zhdukur plotësisht. Vala e re e derusifikimit pati prekur jo vetëm monumentet politike, por edhe shtatoret dhe përmendoret, kushtuar poetëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe personaliteteve politike.

Kur njihesh me këto vendime që qenë marrë dhe qenë zbatuar në Ukrainë dhjetë vjetët e fundit për flakjen e shtatoreve dhe toponimeve ruse, habitesh se si është e mundur që toponimi i neveritshëm serbosllav “Kosovo” nuk qe zëvendësuar me toponimin iliropellazg “Dardani” menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Edhe sa kohë populli dardan do të vazhdojë të mbajë “mbi shpatulla” një toponim nga gjuha e një vendi armik shumëshekullor?!

Kaliforni, 12 janar 2025

PRESIDENTI XHIMI KARTER, PAPA GJON PALI I DYTË DHE TË DREJTAT E NJERIUT NË BOTË Nga Frank Shkreli

Në fjalimet e shumta gjatë ceremonive paraprake të varrimit, folësit dhe media të ndryshme theksuan sukseset e tija në shumë fusha, por edhe problemet me të cilat u përball gjatë mandatit të tij, sidomos ato ekonomike. Por, pak ose aspak, nuk u përmend kontributi i tij në fushën e të drejtave të njeriut.Në të vërtetë, ishte Presidenti Karter, i cili në krahasim me presidentët e tjerë amerikanë para tij – që në fillim të mandatit të tij, ri-drejtoi si të thuash, politikën e jashtme amerikane, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në botë – dhe duke i bërë këto të drejta pjesë të politikës së jashtme të administratës së tij.

Javën që kaloi ndërroi jetë, në moshën 100-vjeçare Xhimi Karter, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1977-1981, i Partisë Demokrate amerikane. Ai jetoi dhe zhvilloi një jetë të gjatë e të pasur aktivitetesh si politikan, bizesmen, humanitar, fetar, predikues dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqë.


Xhimi Karter me avokatin shqiptaro-amerikan Bardhyl Tirana – “Njeriu i Karter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimet e shumta gjatë ceremonive paraprake të varrimit, folësit dhe media të ndryshme theksuan sukseset e tija në shumë fusha, por edhe problemet me të cilat u përball gjatë mandatit të tij, sidomos ato ekonomike. Por, pak ose aspak, nuk u përmend kontributi i tij në fushën e të drejtave të njeriut, që ai i kishte përcaktuar si pjesë e pandashme e politikës së jashtme amerikane. Në të vërtetë, ishte Presidenti Karter, i cili në krahasim me presidentët e tjerë amerikanë para tij – që në fillim të mandatit të tij, ri-drejtoi si të thuash, politikën e jashtme amerikane, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në botë – dhe duke i bërë këto të drejta pjesë të politikës së jashtme të administratës së tij.

Për këtë drejtim të ri në politikën e jashtme amerikane, Xhimi Karter njoftoi popullin amerikan dhe botën në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president në janar të vitit 1977, duke thënë se Amerika, që në themelimin e saj si shtet dhe si shoqëri, ishte e para që ka përcaktuar bazën shpirtërore dhe lirinë njerëzore si vlera të nevojshme për një shoqëri të lirë e demokratike. “Që të jemi të sinqertë me veten tonë, ne duhet të jemi të sinqertë edhe me të tjerët. Ne nuk do të veprojmë me vendet e huaja në një mënyrë që shkel rregullat dhe standardet tona këtu në vendin tonë…Pasi ne jemi të lirë, ne nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë, kudo tjetër në botë. Morali ynë na dikton qartë që ne duhet të mbështesim shoqëritë dhe vendet që ndajnë me ne respektin e palëkundur për të drejtat individuale të njeriut”,- është shprehur Presidenti Carter në fjalimin e tij të parë me rëndësi, si President i Shteteve të Bashkuara, në Janar të vitit 1977.

Ishte kjo një deklaratë e fortë nga një president i Amerikës – për një përqëndrim të ri të politikës së jashtme amerikane në mbështetje të të drejtave të njeriut kudo në botë ; në një periudhë të historisë evropiane dhe botërore, kur lufta e ftohtë midis lindjes e perëndimit, midis shteteve komuniste dhe botës perëndimore demokratike ishte në kulmin e saj. Ishte kjo hera e parë që një administratë amerikane përcaktonte të drejtat e njeriut si gur-themeli i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera. Kështu filloi dhe vazhdon deri në ditët e sotme fokusimi i Amerikës për të përfshirë të drejtat e njeriut në politikën e jashtme dhe në trajtimin e marrëdhënieve të Ëashingtonit me vendet e tjera megjithse rrallë kush i jep kredi për këtë arritje Presidentit Xhimi Karter.

Presidenti Xhimi Karter me Papa Gjon Palin e II – Papa i parë në histori që ka vizituar Shtëpinë e Bardhë. Foto by Bill Fitz-Patrick, October 6, 1979 –National Archives, Jimmy Carter Presidential Library and Museum, Atlanta, Georgia

Vetëm dy vjet pas fillimit të mandatit të tij presidencial, në tetor të vitit 1979, Presidenti Karter, bëhet presidenti i parë në historinë e Amerikës që pret në Shtëpinë e Bardhë Papa Gjon Palin e II – vizita e parë historike e një Pape në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte kjo vizitë e Papa Gjon Palit të II në Ëashington që i dha një domethënie të re dhe mbështetjen e tij të forte, frazës “të drejtat e njeriut”, qoftë në politikën ndërkombëtare ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale midis shteteve, por sidomos në marrëdhëniet dhe në diskutimet midis Ëashingtonit e Moskës.

Gjatë asaj vizite – e para në histori e një pape në Amerikë – Papa Gjon Pali i II vizitoi 6 qytete amerikane, duke e paraqitur veten kudo që shkoi, si një “lajmëtar i vëllazërisë dhe paqës”, duke predikuar mesazhin e mirë mbi të drejtat individuale të njeriut, mbi lirinë dhe dinjitetin njerëzor  drejtuar jo vetëm popullit amerikan, por edhe botës. Një president amerikan i krishter-protestant, Xhimi Karter dhe udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Gjon Pali i II, sipas një deklarate me atë rast nga Shtëpia e Bardhë, thuhej se në takimin midis tyre me 6 tetor, 1979, “Papa dhe Presidenti kanë rënë dakort se përpjekjet për të avancuar të drejtat e njeriut në botë, përbëjnë një ide të domosdoshme për epokën tonë.”

Duhet të kujtojmë se vizita e Papa Gjon Palit të II në Ëashington (6 tetor, 1979) erdhi vetëm 4 muaj pas vizitës së Gjon Palit të II në Poloni, atdheun e tij të origjinës. Një vizitë kjo që, sipas disa historianëve, për atë kohë, ndryshoi Poloninë dhe botën. Vizita në Shtetet e Bashkuara dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë e Papa Gjon Palit të II, me Presidentin Xhimi Karter në tetor, 1979, ishte rasti i parë historik kur një president i Amerikës zhvillonte bisedime me udhëheqësin e Kishës Katolike mbi gjendjen në botë dhe mbi shqetësimet për paqën dhe drejtësinë në botë. Ata, sipas, deklaratës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë me atë rast, përveç çështjeve të tjera ndërkombëtare,  “ndanë besimin se respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin e individit duhet të jenë gur-themeli i politikave vendore dhe ndërkombëtare të shteteve e kombeve. Papa dhe presidenti”, -thuhej më tej në atë deklaratë, “theksuan mbështetjen e tyre për konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe për organizatat dhe entitetet ndërkombëtare, që i shërbejnë kauzës së të drejtave të njeriut…”,- thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë në përmbyllje të bisedimeve midis Presidentit Carter dhe Papa Gjon Palit të II në Ëashington. Deklaratat zyrtare të asaj vizite tregojnë qartë se çështja kryesore, ndonëse jo e vetmja, e bisedimeve midis tyre ka qenë avancimi dhe promovimi i të drejtave të njeriut, si pjesë e pandarë dhe e domosdoshme në marrëdhënie midis shteteve.

Nismat e Karterit, mund të konsiderohen edhe si kauza e madhe për çlirim nga komunizmi dhe për liri e demokraci shekullin e kaluar në Evropë e që çoi, më në fund, në shembjen e Murit të Berlinit. Një fakt ky që, fatkeqësisht, nuk u përmend aq sa meritonte të përmendej në fjalimet që u mbajtën këtë javë me rastin e ceremonive të varrimit të Presidentit Xhimi Karter, i cili ndërroi jetë me 29 dhjetor, 2024 në moshën 100-vjeçare.

Papa Gjon Pali i II në vizitën e parë në vendlindjen e tij (në Poloni) si udhëheqës i Kishës Katolike Universale, qershor, 1979 më pak se 4 muaj para se të shkonte për vizitë në Amerikë dhe takimin me Presidentin Karter. Historianët, në përgjithësi, janë dakort se Papa me origjinë polake kontriboi ndjeshëm në shembjen e komunizmit. Sipas disave, pa këtë vizitë të Papa Gjon Palit në Poloni në qershor, 1979, ndoshta nuk do kishte lindur lëvizja anti-komuniste polake Solidarnost – krijimi i të cilës, sipas shumë ekspertëve, shënoi fillimin dhe mbarimin e komunizmit zyrtar ndërkombëtar në Poloni dhe në mbarë ish-Evropën komuniste.

Ishte ky një qëndrim dhe përqëndrim i ri mbi të drejtat e njeriut në botë, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zhvillimin e politikës së jashtme dhe ndërkombëtare, por njëkohësisht ishte edhe një presion moral ndaj komunizmit ndërkombëtar: Bashkimit Sovjetik komunist dhe regjimeve shtypëse komuniste të Evropës Lindore e Qendrore. Angazhimi dhe këmbëngulja e Presidentit Karter se të drejtat e njeriut do bëheshin pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane dhe se të drejtat e njeriut do mbroheshin nga Amerika anë e mbanë botës;  pasqyroheshin gjithashtu, që në fillim, në një letër që Karter i kishte dërguar disidentit të atëhershëm sovjetik, i njohur botërisht, si mbrojtës i të drejtave të njeriut, Dr Andrei Sakharov. Në përgjigje të një letre që Sakharov i kishte dërguar Presidentit Karter, duke i kërkuar presidentit të ri amerikan që të ngrente zërin në emër të gjithë atyre që po luftonin për të drejtat e tyre në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Evropës lindore komuniste. Xhimi Karter ishte përgjigjur disidentit anti-komunist Sakharov: “Të drejtat e njeriut janë një çështje kryesore e Administratës time”. Siç kam thënë edhe në fjalimin me rastin e inaugurimit president, ka shtuar Karter në letrën e tij, “Ndonëse ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indifferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë…Ju siguroj se populli Amerikan dhe qeveria jonë do vazhdojnë angazhimin  tonë të fortë për të promovuar të drejtat e njeriut, jo vetëm në vendin, tonë, por edhe anë e mbanë botës”, ishte zotimi i presidentit të ri amerikan Karter dërguar disidentit anti-komunist më të njohur deri atëherë, Andrei Sakharov.

Xhimi Karter, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithë thjeshtësinë e tij në detyrën më të lartë në botë dhe Papa Gjon Pali i dytë kishin zbuluar se ndoshta megjithë mospajtimet fetare, njeri katolik e tjetri prostetant ata vërtetë kishin diçka të përbashkët: kauzën e të drejtave të njeriut, një kauzë që administrata e Presidentit Karter e bëri pjesë të politikës së jashtme duke e promovuar në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën. Ndonëse shumë prej nesh përfshirë autorin e këtyre rreshtave – i japim, kryesisht, kredi Presidentit Ronald Reagan dhe lidhjeve të tija me Papa Gjon Palin e II në luftën e tyre kundër komunizmit. Duhet thënë se lufta për zbatimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në botë, një nismë kjo e Karterit, mund të konsiderohet edhe si kauza e madhe për çlirim nga komunizmi dhe për liri e demokraci shekullin e kaluar në Evropë e që çoi, më në fund, në shembjen e Murit të Berlinit. Një fakt ky që, fatkeqësisht, nuk u përmend aq sa meritonte të përmendej në fjalimet që u mbajtën këtë javë me rastin e ceremonive të varrimit të Presidentit Xhimi Karter, i cili ndërroi jetë me 29 dhjetor, 2024 në moshën 100-vjeçare.

Trashëgimia e Xhimi Karter në mbrojtje të drejtave të njeriut – gjatë mandatit të tij si president, por edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 1981 – është ndër shumë të “para” që ai ndërmori gjatë mandatit si president dhe më vonë. Si asnjë president tjetër ai vazhdoi të ishte aktiv në shumë fusha të veprimtarisë së tij në Amerikë dhe anë e mbanë botës.  Xhimi Karter ishte presidenti i parë Amerikan, ndonëse jo në detyrë, që ka vizituar Shqipërinë pas shembjes së Murit të Berlinit në shtator të vitit 1993.

Karter për Nënë Terezën “Një frymëzim për të gjithë mbështetësit e të drejtave të njeriut”.

Xhimi Karter për Nënë Terezën: Kur Nënë Tereza ka marrë Çmimin e Lartë Nobel për Paqe për vitin 1979, Presidenti Karter i ka dërguar asaj një urim. Në letrën dërguar Nënë Terezës me atë rast, Karter vlerësoi punën e saj në ndihmë të varfërve, të sëmurëve, refugjatëve dhe fëmijëve. Njëkohësisht, Karter ka shtuar se shembulli i saj për përkujdesjen për të tjerët në nevojë është një frymëzim për të gjithë ata që mbështesin të drejtat bazë të njeriut.

 

Oslo, 1979 – Nobeli i Paqës për Nënë Terezën

KOSOVA WITHOUT THE NORTH IS NOT A STATE- By Agim Aliçkaj

Serbian association of any kind puts Kosova under Serbia

The Serbian terrorist attack of November 29 in the water canal of the Ibër-Lepenc system was directed specifically against the people of Kosova. This clearly shows the criminal face of Vucic’s Serbian regime. Even the biggest skeptics must finally understand that nothing can be achieved with Serbia through dialogue. They must understand that if the north is put under the Serbian control, Kosova will disappear as a state.

They must understand that without the North there is no Kosova.

Any Kosova politician who dares to create the Serbian association, will get “the place of honor” on the wall of shame of national history. The same thing awaits those who bargain with Albanian lands in any form. Let all traitors, cowards and sold souls understand it. No Serbian association, no exchange of territory, no adjustment of borders, period.

For the Serbian-Russian hegemonists, the demand for Serbian association is just another precondition, another step in the right direction to continue with other, more radical demands. Their ultimate goal is the destruction of Kosova, taking control of all Albanian lands and access to the sea. Kosova is the main and last obstacle to the realization of their dark desires.

The claims of the Serbian criminal regime about persecution and violation of the rights of the Serbian minority in Kosova are untrue and absurd. Kosova is under strict international surveillance from all sides, from KFOR, UNMIK, EULEX, the opposition, the press and many non-governmental organizations. Add to it friendly and hostile foreign intelligence services like CIA, MI6, BND, KGB, MSS, BIA and many others. Even if Kosova wanted to violate their rights, it would be impossible.

Likewise, the statements of some politicians from the opposition that Kosova is ruling the Serbian minority by force like Milosevic, Rankovic, etc. are untrue, dangerous and idiotic. Even worse, those who say that Serbia should be given something to get recognition are the biggest fools of this century.

The Constitution of Kosova guarantees the Serbian minority more rights than anywhere else in the world. They need protection from Vucic’s gangs, not some association that isolates them from their country. Of course, the government of Kosova must do everything possible to gain their trust without compromising state interests. International guarantees for the creation of a possibly “harmless” Serbian association for Kosova are impossible and misleading.

On the other hand, Serbia is violating the human and national rights of Albanians who live in their ancestral lands in Serbia, Presheva, Bujanoc, Medvegja and Sanxhak. The passivization of addresses and the ethnic cleansing of Albanians in Serbia is continuing without being hindered by anyone. The Government of Kosova should raise this issue at every moment and insist that this problem is entered in dialogue with Serbia.

The paranoid hatred of various Serbian cliques, including the Serbian Orthodox Church and the Academy of Sciences for the Albanian nation never stops. In their written platform evidenced in the pamphlet of the Serbian chauvinist Vaso Čubrilović, tried by the war criminal Milosevic and adapted by his blind follower Aleksandar Vučić, it is clearly stated: “The existence of the Serbian nation depends on the non-existence of the Albanian nation”.

We won our freedom with blood and countless sacrifices over the centuries. We won our independence with a war against the Serbian occupier. Freedom and independence cannot be negotiated and surrendered through dialogue at the table. This does not permit the blood of commander Adem Jashari and his family, other martyrs, heroes of freedom and thousands of innocent civilians, victims of the Serbian genocide. It especially does not allow the blood of 1432 children massacred by the Serbian terrorist army.

Europe’s failed efforts to pull Serbia from Russia at the expense of Kosova are unparalleled. The European emissaries used the liberalization of visas to give Çakorr to Montenegro, the Council of Europe to give touristic lands to the monastery of Deçan and are trying to use the dialogue to give Serbia control over the northern Kosova. Their initial pressure turned into deceit, blackmail and unfair sanctions against Kosova.

All these data indicate that some European politicians may have promised Serbia the northern part of Kosova. It appears that they want independent Kosova to become controlled by Serbia. The Prime Minister of Albania Edi Rama wants the same thing.

They succeeded in intimidating and subduing the previous governments. But the courageous, capable and uncorrupted government of Kosova that emerged from the elections of February 14, 2021, headed by President Vjosa Osmani, PM Albin Kurti and Speaker Glauk Konjufca took the North out of the Serbian clutches. They saved Kosova from certain destruction.

Accusations against the government of Kosova for worsening relations with international friends are absurd and baseless. Friends turned into traders of Albanian lands for their temporary geopolitical interests. They were used to giving orders and controlling the corrupt class of Kosova. No wonder they are surprised and angry with the determination of PM Albin Kurti to protect interests of his country.

The real culprits for the worsening of relations and the failure of the dialogue with Serbia are the internationals themselves. They punish Kosova for implementing democracy, law and order. Meanwhile, they appease Serbian autocrats and do not take any action against them for the terrorist attacks and aggression against Kosova.

Even bigger culprits are the opposition of Kosova, PM of Albania Edi Rama and the sold media who are encouraging Serbian aggression. Their efforts to blame the government of Kosova are useless. The people of Kosova know this matter very well, they cannot be deceived.

Hence Vjosë, Albin and Glauk. Honorable! Take it from me and thousands of independent voters, who have no personal interest in the political life of Kosova, except for the national interest. Don’t be divided! You are attacked from all sides just because you are working well for the state and the nation. Serbia has poured millions into Kosova and is using every means to divide and overthrow you. Please don’t be divided!

Kosova has achieved a lot under your leadership. Do not hurt these achievements because all your previous efforts will go in vain. Try to overcome disagreements privately with wisdom and respect. Don’t attack each other because you become low character like others. You are special and as such you will have the opportunity to leave your mark on Albanian national history.

Kosova and the entire nation need you, your joint work and unity. You are very capable for the positions you hold. You are still considered the trio of change and hope for Kosova.

The most important thing is that you have the support of the majority of the people of Kosova. International politicians and diplomats come and go. All of them are temporary. Only the people are permanent. Your political life depends on the people of Kosova, not on internationals. Stay together to win at least one more term with more than 50% of the vote. Only then will friends and enemies respect you and the country you represent.

You have special respect and support from prominent Albanian national and human rights activists, the living legends of lobbying in Washington Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, the majority of the Board of the Albanian American Civic League, as well as the vast majority of expatriates in USA.

Do not allow politicians who are ready to sell the state and the nation for personal and party interests, for stealing and corruption, to take over the governing of Kosova.

The opposition parties of Kosova must understand once and for all that in order to gain the trust of the people, they must become better than the position. Their demands towards the international community in the interest of the state should be bigger, not smaller than the ones by the government. The minimum expectation for them is to unite against Serbia. People’s support cannot be gained by insults, slander and inappropriate criticism, but by offering concrete solutions.

The media in the Albanian space and various analysts have become so disgusting with their comments that it is impossible to follow. They are lying so much against the government that they can’t be trusted even when they tell the truth.

Although attacked from all sides, the government of Kosova has done a great job, especially on the international level. It has faced the international pressure with dignity and in the best possible way, by compromising on small things but not those that endanger the sovereignty and integrity of the state.

The EU Macron-Scholz agreement, rejected by Serbia, should be the last compromise that Kosovo may make towards the international community. The dialogue has failed because of Serbia. The problem is in Serbia and can only be solved there. There will be no peace and security in Europe until Serbia is decriminalized.

Kosova has no other way but to resist and prepare for defense until the international community gets tired of Serbian destructiveness and aggressiveness. Therefore, the state of Kosova must be ready with all diplomatic, economic and military means because Serbian autocrats only understand real pressure and the language of force. All of us must contribute to the Security Fund.

This is just the starting point. Since Serbia is directly supported by Russia , Kosova needs a greater power to confront it. This can only be done with the help of America and no one else.

Cooperation and coordination with America is necessary to survive. The right is on our side. Serbia is with Russia and will never be with America. Kosova is America, period.

It is necessary to find a way to convince the administration of the incoming president Donald J. Trump to raise economic and diplomatic relations to a higher level and to reach an agreement on the defense of the state of Kosova until NATO membership is secured.

There is a possibility that the emissary proposed by President Trump for special missions namely in North Korea and Venezuela, Richard Grenell, will also have a role in the dialogue with Serbia.

No one knows for sure, but I hope not. The main reason is his open bias towards Kosova and his extreme closeness to the criminal Vucic, who even decorated him.

However, if Grenell gets involved in Kosova and does not change his approach, he can and should be opposed, first by Albanian-American supporters of President Trump, second by lobbying in the American Congress through representatives of both parties, and then by diplomacy based on facts of the elected government of Kosova. Only a capable and determined prime minister with great popular support can do this, and this is PM Albin Kurti.

Serbian chauvinists expect the Trump administration to support them in doing bad things, destroying Kosova and destabilizing Europe. The people of Kosova and the entire Albanian nation are expecting the support from America to do good things, for peace and security, good relations with neighbors and the strengthening of Europe. The choice should be easy. Further concessions to Serbia and the international community are not an option.

In the end, everything depends on us, on our work, dedication, unity and perseverance. There is no power in the world that can force Kosova to make concessions to the detriment of its statehood, if this is not accepted by the brave and freedom-loving people of Kosova.

Without the North there is no Kosova and without Kosova there is no Albanian nation!

KOSOVA PA VERIUN NUK ËSHTË SHTET-  Nga Agim Aliçkaj

–       Asociacioni serb i çfarëdo lloji e fut Kosovën nën Serbi

         Sulmi terrorist serb i 29 nëntorit në kanalin ujor të sistemit Ibër-Lepenc ishte drejtuar konkretisht kundër popullit të Kosovës. Kjo tregon qartë fytyrën kriminale të regjimit serb të Vuçiqit. Edhe skeptikët më të mëdhenj më në fund duhet ta kuptojnë se me Serbinë nuk mund të arrihet asgjë me dialog. Ata duhet të kuptojnë se nëse veriu futet në kontrollin e serbëve, Kosova do të shuhet si shtet.

         Ata duhet të kuptojnë se pa veriun nuk ka Kosovë.

         Cilido politikan i Kosovës që guxon ta krijojë asociacionin serb, do të zenë “vendin e nderit” në murin e turpit të historisë kombëtare. E njejta gjë i pret ata që bëjnë pazare me tokat shqiptare në çdo formë. Le ta kuptojnë të gjithë tradhtarët, frikacakët dhe shpirtat e shitur. Jo asociacion serb, jo shkëmbim territori, jo përshtatje kufijsh, dhe pikë.

         Për hegjemonistët serbo-rus, kërkesa për asociacion serb është vetëm edhe një parakusht, një hap tjetër në drejtimin e duhur për të vazhduar me kërkesa të tjera më radikale. Qëllimi i tyre përfundimtar është shkatërrimi i Kosovës, marrja nën kontroll i të gjitha trojeve shqiptare dhe dalja në det. Kosova është pengesa kryesore dhe e fundit për realizimin e dëshirave të tyre të errëta.

         Pretendimet e regjimit kriminal serb për kinse persekutim dhe shkelje të drejtave të minoritetit serb në Kosovë janë të pavërteta dhe absurde. Kosova është nën mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare nga të gjitha anët, nga KFOR-i, UNMIK-u, EULEX-i, opozita, shtypi dhe shumë organizata joqeveritare. Shtojini asaj edhe shërbimet e huaja miqësore dhe armiqësore të inteligjencës si CIA, MI6, BND, KGB, MSS, BIA dhe shumë të tjera. Edhe po të donte t’i shkelte, e ka të pamundur.

         Po ashtu, deklaratat e disa politikanëve të opozitës se kinse Kosova po e sundon pakicën serbe me forcë si Milosheviqi, Rankoviqi etj. janë të pavërteta, të rrezikshme dhe idiotike. Akoma më keq, ata që thonë se Serbisë duhet t’i jepet diçka për të marrë njohjen, janë budallenjtë më të mëdhenj të këtij shekulli.

         Kushtetuta e Kosovës i garanton pakicës serbe më shumë të drejta se kudo tjetër në botë. Ata kanë nevojë për mbrojtje nga bandat e Vuçiqit, jo ndonjë asociacion që i izolon nga shteti i tyre. Natyrisht, qeveria e Kosovës duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar besimin e tyre pa cenuar interesat shtetërore. Garancitë ndërkombëtare për krijimin e një asociacioni serb kinse “të padëmshëm” për Kosovën janë të pamundura dhe mashtruese.

         Nga ana tjetër, Serbia po shkel të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre stërgjyshore në Serbi, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak. Pasivizimi i adresave dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga Serbia po vazhdon pa u penguar nga askush. Qeveria e Kosovës duhet ta ngrejë këtë çështje në çdo moment dhe të insistojë që ky problem të futet në dialog me Serbinë.

         Urrejtja paranojake e klikave të ndryshme serbe, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave për kombin shqiptar nuk ndalet kurrë. Në platformën e tyre të evidentuar me shkrim në pamfletin e shovinistit serb Vaso Çubriloviq, të provuar nga krimineli i luftës Millosheviq dhe të përshtatur nga ndjekësi i tij i verbër Aleksandar Vuçiq thuhet qartë: “Ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”.

         Lirinë e fituam me gjak dhe me sakrifica të panumërta ndër shekuj. Pavarësinë tonë e fituam me luftë kundër okupatorit serb. Liria dhe pavarësia nuk mund të negociohen dhe të dorëzohen përmes dialogut në tryezë. Këtë nuk e lejon gjaku i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, dëshmorëve të tjerë, heronjve të lirisë dhe mijëra civilëve të pafajshëm, viktima të gjenocidit serb. Veçanërisht nuk e lejon gjaku i 1432 fëmijëve të masakruar nga ushtria terroriste serbe.

         Përpjekjet e dështuara të Evropës për ta tërhequr Serbinë nga Rusisa në kurriz të Kosovës janë të pashembullta. Emisarët evropianë shfrytëzuan liberalizimin e vizave për t’ia dhënë Çakorrin Malit të Zi, Këshillin e Evropës për t’i dhënë tokat turistike Manastirit të Deçanit dhe po përpiqen të përdorin dialogun për t’i dhënë Serbisë kontroll mbi veriun e Kosovës. Presioni i tyre fillestar u kthye në mashtrim, shantazh dhe sanksione të padrejta ndaj Kosovës.

         Të gjitha këto të dhëna tregojnë se disa politikanë evropianë mund t’i kenë premtuar Serbisë veriun e Kosovës. Duket se ata duan që Kosova e pavarur të kontrollohet nga Serbia. Të njëjtën gjë kërkon edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

         Ata ia dolën të frikësojnë dhe nënshtrojnë qeveritë e mëparshme. Por qeveria e guximshme, e aftë dhe e pakorruptuar e Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e kryesuar nga presidentja Vjosa Osmani, KM Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca e nxori veriun nga kthetrat serbe. Ata e shpëtuan Kosovën nga shkatërrimi i sigurt.

         Akuzat ndaj qeverisë së Kosovës për ftohje të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë janë absurde dhe të pabaza. Miqtë u kthyen në tregtarë të trojeve shqiptare për interesat e tyre të përkohshme gjeopolitike. Ata ishin mësuar të jepnin urdhra dhe të kontrollonin klasën e korruptuar të Kosovës. Nuk është çudi që ata janë të befasuar dhe të zemëruar me vendosmërinë e KM Albin Kurti për të mbrojtur interesat e vendit të tij.

         Fajtorët e vërtetë për ftohjen e marrëdhënieve dhe dështimin e dialogut me Serbinë janë vetë ndërkombëtarët. Ata e dënojnë Kosovën për zbatimin e demokracisë, ligjit dhe rendit. Ndërkaq Serbinë e marrin me të mirë dhe nuk ndërmarrin asnjë veprim kundër saj për sulmet terroriste dhe agresionin ndaj Kosovës.

         Fajtorë edhe më të mëdhenj janë opozita e Kosovës, KM i Shqipërisë Edi Rama dhe mediat e shitura që po nxisin agresivitetin serb. Përpjekjet e tyre për të fajësuar qeverinë e Kosovës janë të kota. Populli i Kosovës e di shumë mirë këtë çështje, nuk mund të mashtrohet.

         Prandaj Vjosë, Albin dhe Glauk. Të nderuar! Merreni nga unë dhe mijëra votues të pavarur, të cilët nuk kanë asnjë interes personal në jetën politike të Kosovës, përveç interesit kombëtar. Mos u përçani! Jeni të sulmuar nga të gjitha anët vetëm se po punoni mirë për shtetin dhe kombin. Serbia ka derdhur miliona në Kosovë dhe po përdor çdo mjet për t’ju përçarë dhe përmbysur. Ju lutemi mos u përçani!

         Kosova ka arritur shumë nën udhëheqjen tuaj. Mos i lëndoni këto arritje sepse të gjitha përpjekjet tuaja të mëparshme do të shkojnë kot. Mundohuni t’i kapërceni mosmarrëveshjet privatisht me mençuri dhe respekt. Mos e sulmoni njëri-tjetrin sepse bëheni me karakter të ulët si të tjerët. Ju jeni të veçantë dhe si të tillë do të keni mundësinë të lini gjurmë në historinë kombëtare shqiptare.

         Kosova dhe mbarë kombi kanë nevojë për ju, për punën tuaj të përbashkët dhe për unitetin tuaj. Jeni shumë të aftë për postet që mbani. Ju ende konsideroheni treshja e ndryshimit dhe shpresës së Kosovës.

         Gjëja më e rëndësishme është që ju e keni mbështetjen e shumicës së popullit të Kosovës. Politikanët dhe diplomatët ndërkombëtarë vijnë e shkojnë. Të gjithë ata janë të përkohshëm. Vetëm populli është i përhershëm. Jeta juaj politike varet nga populli i Kosovës, jo nga ndërkombëtarët. Qëndroni së bashku për të fituar të paktën edhe një mandat me më shumë se 50% vota. Vetëm kështu miqtë dhe armiqtë do t’ju respektojnë ju dhe vendin që përfaqësoni.

         Ju gëzoni respekt dhe mbështetje të veçantë nga veprimtarët e shquar për të drejtat e njeriut dhe kombëtare shqiptare, legjendat e gjalla të lobimit në Washington Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, shumica e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, si dhe shumica dërrmuese e mërgimtarëve në SHBA.

         Mos lejoni që politikanët të cilët janë të gatshëm të shesin shtetin dhe kombin për interesa personale e partiake, për vjedhje e korrupsion, të marrin në dorë qeverisjen e Kosovës.

         Partitë opozitare të Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se për të fituar besimin e popullit duhet të bëhen më të mira se pozita. Kërkesat e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar në interes të shtetit duhet të jenë më të mëdha, jo më të vogla se ato të qeverisë. Pritshmëria minimale për ta është uniteti kundër Serbisë. Mbështetja e popullit nuk mund të arrihet me ofendime, shpifje dhe kritika të pavend, por duke ofruar zgjidhje konkrete.

         Mediat në hapësirën shqiptare dhe analistë të ndryshëm janë bërë aq të neveritshëm me komentet e tyre saqë është e pamundur të ndiqen. Ata po gënjejnë aq shumë kundër qeverisë, sa nuk mund t’u besohet as kur thonë të vërtetën.

         Ndonëse e sulmuar nga të gjitha anët, qeveria e Kosovës ka bërë një punë të madhe, veçanërisht në planin ndërkombëtar. Presionin ndërkombëtar e ka përballuar me dinjitet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë lëshime për gjëra të vogla, por jo për ato që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

         Marrëveshja e BE-së Macron-Scholz, e refuzuar nga Serbia, duhet të jetë kompromisi i fundit që Kosova mund të bëjë ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Dialogu ka dështuar për shkak të Serbisë. Problemi është në Serbi dhe mund të zgjidhet vetëm atje. Nuk do të ketë paqe dhe siguri në Evropë derisa Serbia të dekriminalizohet.

         Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të rezistojë dhe të përgatitet për mbrojtje derisa bashkësia ndërkombëtare të lodhet nga destruktiviteti dhe agresiviteti serb. Prandaj shteti i Kosovës duhet të jetë gati me të gjitha mjetet diplomatike, ekonomike dhe ushtarake sepse autokratët serbë kuptojnë vetëm presionin e vërtetë dhe gjuhën e forcës. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në Fondin e Sigurisë.

         Kjo është vetëm pikënisja. Meqenëse Serbia mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia, Kosova ka nevojë për një fuqi më të madhe për t’u përballur me të. Kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën e Amerikës dhe askujt tjetër. Bashkëpunimi dhe koordinimi me Amerikën është i nevojshëm për të mbijetuar. E drejta është në anën tonë. Serbia është me Rusinë dhe nuk do të jetë kurrë me Amerikën. Kosova është Amerikë, dhe pike.

         Është e nevojshme të gjendet një mënyrë për të bindur administratën e presidentit të ardhshëm Donald Trump që t’i ngrit marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike në një nivel më të lartë dhe të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen e shtetit të Kosovës deri në sigurimin e anëtarësimit në NATO.

         Ekziston mundësia që në dialogun me Serbinë të ketë rol edhe emisari i propozuar nga presidenti Trump për misione speciale në Korenë e Veriut dhe Venezuelë, Richard Grenell. Askush nuk e di me siguri, por shpresoj që jo. Arsyeja kryesore është njëanshmëria e tij e hapur ndaj Kosovës dhe afërsia ekstreme me kriminelin Vuçiq, i cili edhe e ka dekoruar.

         Megjithatë, nëse Grenell angazhohet në Kosovë dhe nuk ndryshon qasjen e tij, ai mund dhe duhet të kundërshtohet, së pari nga mbështetësit shqiptaro-amerikanë të Presidentit Trump, së dyti duke lobuar në Kongresin Amerikan përmes përfaqësuesve të të dyja partive dhe më pas me diplomaci të bazuar në fakte nga qeveria e zgjedhur e Kosovës, por vetëm në mënyrë private. Këtë mund ta bëjë vetëm një kryeministër i aftë dhe i vendosur me mbështetje të madhe popullore dhe ky është KM Albin Kurti.

         Shovinistët serbë presin që administrata Trump t’i mbështesë për të bërë gjëra të këqija, për të shkatërruar Kosovën dhe për të destabilizuar Evropën. Populli i Kosovës dhe i gjithë kombi shqiptar pret mbështetjen nga Amerika për të bërë gjëra të mira, për paqen dhe sigurinë, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe forcimin e Evropës. Zgjedhja duhet të jetë e lehtë. Lëshimet e mëtutjeshme ndaj Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtarë nuk jan një opsion.

          Në fund të fundit gjithçka varet nga ne, nga puna, përkushtimi, uniteti dhe qëndresa jonë. Nuk ka fuqi në botë që mund ta detyrojë Kosovën të bëjë lëshime në dëm të shtetësisë së saj, nëse kjo nuk pranohet nga populli trim dhe liridashës i Kosovës.

         Pa Veriun nuk ka Kosovë dhe pa Kosovën nuk ka komb shqiptar!

AT GJERGJ FISHTA PËR ROLIN E SHTYPIT TË LIRË- Nga Frank Shkreli

Në përvjetorin e kalimit të tij në amshim (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940

Shpesh gjatë viteve, me 30 dhjetor, normalisht dhe modestësisht, por me respektin më të madh dhe me mirënjohjen më të thellë, kam kujtuar përvjetëtorët e kalimit në amshim të At Gjergj Fishtës, një prej kolosëve të shqiptarizmës dhe mbrojtësit të përbetuar të drejtave të shqiptarëve dhe të interesave të tyre kombëtare në trojet e veta shkullore. Ndonëse pak me vonesë — më mirë vonë se hiç – duke pasur parasysh se nuk vura re ndonjë shënim në median kryesore shqiptare, ndonjë kujtim të këtij përvjetori të kalimit në amshim të françeskanit e poetit shqiptar At Gjergj Fishtës (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940) — kësaj figure të madhe të Kombit dhe Kishës Katolike Shqiptare – gjithnjë i harruar dhe i përjashtuar, zyrtarisht, me eiptetin armik i popullit e bashkpuntor fashist.

Pra, kanë kaluar 85-vite nga dita e kalimit në amshim të Atë Gjergj Fishtës – nga 30 dhjetori i vitit 1940 – dhe mediat kryesore shqiptare të cilat pretendojnë se janë të lira – 35-vjet pas “shembjes” së komunizmit në Shqipëri – preferojnë të injorojnë data të tilla, të figurave të tilla kombëtare si Fishta – me shpresën se po të mos “kujtohet”, At Gjergj Fishta dhe veprat e tija, në heshtje, do të “harrohen”. Dhe nëqoftse ai nuk përmendet kur e kërkon rasti, siç janë përvjetorët –– më në fund, përjashtimi i tij nga letërsia dhe historia e shqiptarëve, do të përjetësohet – ashtu siç e dëshironte regjimi sllavo-komunist i atëhershëm dhe apologjetët e sotëm, të atij sistemi anti-kombëtar sllavo-aziatik.

Dihet se At Gjergj Fishta njihet më së miri si poet, por ai ka shkruar shumë edhe në prozë. Janë këto shkrime në prozë që janë më shumë të një natyre politike. Ai në të vërtetë e ka filluar veprimtarinë e tij gazetareske si shkrimtar e poet, me botimin e gazetave e revistave, quajtur “Posta e Shqipnisë”, revista “Hylli i Dritës”, “Orën e Maleve”, Gruen Shqiptare”, e tjera.

Si për shumë çeshtje të botës së atëhershme shqiptare, Gjergj Fishta e ka përdor shtypin si një shkollë kombëtare dhe vatër kulture. Shkrimet e tij në poezi e sidomos në prozë, sipas At Daniel Gjeçajt, “tërheqin, nxisin, zemrojnë, pasurojnë mendje e shpirt, madhërojnë, mësojnë e qortojnë.” Është vështirë ta marrim me mendë se çfarë do të mendonte At Gjergj Fishta për shtypin shqiptar të sotëm, në përgjithësi. Nga ato që dimë nga shkrimet e tija në gazetat dhe revistat e kohës ës tij, pak e shumë, e dijmë se ç’mendonte ai për rolin dhe rëndësinë e shtypit të lirë, në kohën kur ai jetonte. Veprimtaria e tij bazohej në besimin në Zotin dhe në Lirinë e veprimit. Ai ka themeluar “Hyllin e Dritës” me moton; “Ubi Spiritus Domini, ubi Libertas” – Aty ku është shpirti i Zotit, aty është edhe Liria”. Për Fishtën, shkrimtari e gazetari i lirë është një edukator i Kombit shqiptar. Ndërsa shtypi i lirë për At Gjergj Fishtën është një armë e fortë që duhet përdorur mirë, pa e abuzuar, është shprehur shkrimtari Arshi Pipa, me një rast.

Atëherë cili duhet të jetë roli dhe qëllimi i një shtypi të lirë, sipas Fishtës, bazuar në shkrimet e tia, në Shqipërinë e 1913-s, të posa dalur nga robëria shumë shekullore dhe terri i padijes, nga 5-shekuj robëri. Kështu është shprehur ai me rastin e themelimit të revistës Hylli i Dritës; “Që e Përkohëshmja jonë (Hylli i Dritës (HD)) të arrij me ngjallë shpresën ndër zemra të Shqiptarëve se prej Hyut, ditë më të mira kanë me iu reshë Shqipënisë”, ka shkruar Fishta në artikullin e parë botuar në HD I, 1913.

At Daniel Gjeçaj ka vlerësuar se në atë artikull, Gjergj Fishta, “ka thekësua shumë mirë misionin dhe qëllimin e revistes françeskane, Hyllit të Dritës, qëllim i cili, sipas tij, ka për objekt, mbi të gjitha, Zotin e Kombin, Dijen e Fenë, Lirinë e Përparimin, Moralin e Kulturën.” Hylli i Dritës i Fishtës dhe Albania e Konicës, konsiderohen si më prestigjozet që janë botuar deri më sot në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë.

Në fillim të shekullit të kaluar, Atë Gjergj Fishta do theksonte me forcë rolin e shtypit të lirë për formimin e gjithanshëm të popullit shqiptar të sapo dalë nga robëria e gjatë shekullore otomane. E do polemizonte me forcë me “kalemxhnjtë” e kohës, duke këkuar që gazetat, “Nëse duen me e përdorue përnjimend këtë armë të fortë, që e kanë në dorë, për të mirë të njerëzimit, për me davarit terrin e mizorinë, e me përhapë të drejtën e qytetninë, ata duhet ta bajnë gazetën enciklopedi të moteve tona… domethanë që të ketë mbrendë gjithfarë njohunish të nevojshme për shoqninë e jetën e njerëzve, e për t’i pajisë me dije fetare, filozofike, ekonomike, gjeografike, politike, etj, etj. Përndryshe tue kenë se nuk u del koha me i peshue hollë e gjatë shkrimet, gazetarët nuk munden me e krye detyrën e vet, ashtu si pret njerëzimi prej tyne. Arsyeja, pra, për të cilën disa prej gazetave të sotme nuk i përgjegjen kësaj detyre të naltë, ashtë se nuk kanë tjetër literaturë, veç fletoreve e shkarravinave të veta. E këta njerz, sa ma të padijshëm që të jenë, aq ma shumë vehen me shkrue ndër gazeta e ngrihen mbi të tjerë si gjyqtarë e mësues, e mbahen si prijësa të Kombi e atdhetarë të flakët.”

Po këta të njëjtit, mandej sipas tij, me “rrena, me të shpifuna e me trillime gjithfarësh, pa turp e pa njerëzi (me shrkrimet e tyre) u marrin, nepër fletore, nderën burrave ma të kenun të shoqënive ma të zgjedhuna e herë ballafaqe, por ma të shumtën, të fshehun nën emna të rrêjshem, i marrin nëpër gojë e i lnurin, pa u lanë as vend me i dalë zot së drejtës! Këta, pa dyshim, janë murtaja e njerëzimit, qelbësina e kombit e shkandulli i gjithkujt. E kësi njerëzish gjinden sot me shumicë në Shqipni… Njerëz të përmendun shpesh për shnjerëzime, të njohun për vese, të rrjepun e të shkelveshun prej mbrapshtinash, porsi çakaj të tërbuem bërtasin, për mos me thanë, lehin, nëpër gazeta të poshtnueme”. (Marrë nga Kombsija e Kleri katolik, sipas Radio vatikanit)

A thua Fishta do kishte të njëjtin mendim mbi një pjesë të madhe të shtypit të sotëm në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, 35 vite pas shembjes së një perandorie tjetër të errët gjysëm shekullore – atë të perandorisë sllavo-komuniste ndërkombëtare?! Cili do duhej të ishte sot roli i gazetarit shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në mërgim – në rrethanat e liriës e demokrackisë në çerek shekullin e parë të XXI?!

Për Fishtën, shkrimtari e gazetari është një edukator i Kombit shqiptar. Ndërsa shtypi i lirë për At Gjergj Fishtën është një armë e fortë që e përdor mirë, pa e abuzuar, katedër edukimi, është shprehur shkrimtari Arshi Pipa me një rast për mendimet e Fishtës për lirinë e shtypit. “Në një mënyrë të posaçme roli i fletoristave (gazetarëve). Gjithkush e di fuqinë e madhe që kanë fletoret në shpirtin e nji populli. Këto janë ato që shëndrisin mendjen e nji populli dhe drejtojnë mendjen e tij drejt përparimit dhe përmirësimit të jetës. Veç duhet që këto të jenë shkrue e rregullue mirë. Për ndryshe, në vend që me kenë faktor i përlindjes, ato do të ishin rrënimi i shpirtit të popullit”, ka cituar Pipa, At Gjergj Fishtën mbi rolin e shtypit në një shoqëri, si ajo shqiptare. Fishta besonte në rolin pozitiv të gazetarit dhe gazetave, si transmetues të ngjarjeve bashkohore, por edhe si vatra të atdhedashurisë dhe të kulturës, ndërsa e konsideronte pendën, edhe si armë mbrojtëse e idealit kombëtar, ndër të tjera. “Me armë kemi ruajtur eksiztencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, ka shkruar Fishta për rolin e gazetarëve.

Ndërsa, studiuesi dhe njohësi i mirë i At Gjergj Fishtës dhe veprimtarisë së tij si poet e prozator, i ndjeri At Daniel Gjeçaj ka vlerësuar se prej njerzve të pendës Fishta priste shumë. “Mbi të gjitha, prej gazetarëve të lirë, Fishta priste moral në sjellje, guxim në punë, sinqeritet në veprim, dashuri në mision, vetmohim në shpërblim. Ata lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë.”

Po gazetaria e sotëme në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe në mërgim, çfarë mund të mësojë nga At Gjergj Fishta — në këtë përvjetor të kalimit të tij në amshim — mbi rolin që gazetarët shqiptarë duhet të luajnë sot, si mbrojtës të së Vërtetës dhe si farkues të karakterit kombëtar fisnik shqiptar?

Frank Shkreli

“Shpëtimi i nji populli nuk mund të mbështetet vetëm në trajtën e qeverimit, por duhet marrë në kujdes edhe shpirti që e frymëzon atë.” (Fishta në Hylli i Dritës, III, 1923, 104)

FUSHATA SFORCUESE DHE SHPIFSE E PAN-IT, RREZIKON T´I BËHET BUMERANG- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

 

     Shkrimtari Maksim Gorki jipte një porosi të artë: “Mos u mundohuni të mohoni gjithçka tek tjetri, sepse rrezikoni të mos u besojë askush për asgjë”. Kjo porosi e autorit të njohur të romanit “Nëna”, është fort adekuate, për opozitën e sotme, në veçanti, për ate PAN-iste. Si llavë e ujqërve të uritur, në bjeshkët borë-shumë, janë tufëzuar analistë e banalistë, fytyra rrast të kriminalizuara, sorollatën nga njëri televizon tek tjetri, pothuaj se, të gjithë në pronësi të partive-banda të PAN-it kriminal. 

 

     Nëse zgjedhjet e shkurtit 2021, Vetëvendosje i fitoi, pasi populli u bind se “komandantët”, mashtrues e gënjeshtarë, pretendonin se e bënë luftën, pa asnjë betejë ballore, asnjë fitore, asnjë mbrojtje të popullatës civile e parandalim të 420 masakrave serbo-sllave dhe ia mohonin gjithçka Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që këta “biçim komandantësh”, arrestuan, maltretuan dhe vranë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe kundërshtarët politikë, kuadro e veprimtarë të LDK-së, të cilët e bënë paqen dhe luftën; kishin vjedhur zyrtarisht, duke abuzuar me pushtetin, duke degraduar Sistemin e Drejtësisë; Arsimin, me doktorata të blera dhe punësime në Universitete e Gjimnaze; Shëndetësinë të lënë pa pajisje mjekësore bashkëkorohore dhe pa përgaditur personelë mjekësor të specializuar dhe shkatërruar gjithçka tjetër në Kosovë.

 

     Tani Vetëvendosje do të fitojë, sërishmi, për mohimin e gjithçkaje që ka bërë në mandatin e saj 4-vjeçar Qeveria Kurti, përfshi edhe shtrirjen faktike të sovranitetit në veriun e Kosovës. Pamëdyshje, se ky sovranitet është i brishtë, por edhe më të brishtë po e bëjnë partitë-banda të koalicionuara në PAN-in kriminal, të cilat, që nga humbja e pushtetit, në zgjedhjet e shkuara, janë bërë palë me Serbinë, në sulmin e vrazhdët kundër Vetëvendosjes, me aleatët e saj “Alternativa dhe “Guxo”. Gadishmëria e PAN-it, për ta bërë Asociacionin, edhe pse kryeshefi i tyre, Hashim Thaçi, nënshkrues i tij, e quan – kancer të Kosovës -. Për sanksione akuzon Kurtin dhe Vetëvendosjen e tij dhe jo Serbinë dhe BE-në; të gjitha veprimet sovraniste në veri, i quan fushatë për vota. Policinë e Kosovës, e krahason me atë të Millosheviçit. 1 (një) miliard euro, 1/3 e buxhetit të shtetit, të shpërndara për skamnorët e Kosovës, i quan “vitra” e “sadaka”. Pushtetin me demokracinë më të zhvilluar në rajon e më gjerë, i vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, e quan diktaturë! 

 

      Pikërisht, për këto mohime dhe shpifje groteske, të propagandës lehaqene të PAN-it, për të nxirë gjithçka të pozitës aktuale, në stilin e filosllavit Enver Hoxha; bllokimin e VETTING-ut, të ligjit për sekuestrimin e pasurisë të pa mbuluar, të pa justifikuar nga PAN-istët, dhe frika e kthimit në pushtet të krimit dhe të kriminelëve, me ndihmën e drejtëpërdrejtë të Beogradit zyrtar; të kryeministrit shqiptar, Edvin Rama, me bandën e tij komuniste; të pjesës absolute të mediave, kryesisht, televizioneve, me  portalet e tyre, shqiptarët do të votojnë përsëri Vetëvendosjen, me shpresën e një koalicioni me një partner të pranueshëm, të pa inkriminuar, siç është Lidhja Demokrtike e reformuar.

 

     Armiqtë e jashtëm të Kosovës, duket se janë koordinuar me kundërshtarët e mërdhezur, (si fytyra e Halil Matoshit në debatin e nxehtë televiziv), të Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij, për t`i kthyer në pushtet bashkëpunëtorët e tyre, njerëzit e shantazhuar, me dosje të hershme krimesh faktike. Sepse ata janë të dëgjueshëm, pazarët bëhen lehtësisht dhe të leverdishme për armiqtë, siç ka ndodhur me dialoguesit  e mëparshëm, “po bëjmë vetëm dialog teknik dhe jo politik”, por “doli dardhë me bisht”, dialogu ishte tërësisht politik! Me keqardhje, në mos e tmerrshme, edhe disa nga radhët e miqëve tanë, miq, siç thotë populli, -për kokë-, preferojnë zgjidhje të shpejta. Dhe, të shantazhuarit janë gjithmonë të dëgjueshëm, të gatshëm edhe për kompromise të dëmshme, të dhimbshme për vendin, në këmbim të përfitimeve personale. Përballja me armiqtë, është më e lehtë, se sa përballja me miqtë. Prandaj, të keqen, në mundësi, duhet parandaluar.

 

         Koalicioni LVV-LDK, ashtë jetik për Kosovën e sotme

 

     Është shansi që Albin Kurti me shokë, t`i bëjë një shërbim të madh Vetëvendosjes, e parasegjithash Kosovës. Dihet, madje botërisht, se koalicioni LVV-LDK, ka qenë më i pranueshmi për shqiptarët vendorë dhe ata të përbotshëm, sepse ishte i pari koalicion me partner të pa kriminalizuar. Se kush e prishi atë koalicion, e ka thënë kreu i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, “emisari amerikan Grenell, na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”! Dhe, vet ish-kreu i partisë, Isa Mustafa, e konfirmon: “Unë e prisha koalicionin me LVV”, sepse ashtu e urdhëroi njeriu që e kishte katapultuar në krye të LDK-së, pra, Hashim Thaçi me SHIK-un e tij. 

 

     Andaj, hedhja e idesë të një koalicioni pas zgjedhor, LVV-LDK, pavarësisht kuotës të votave, rezultatit zgjedhor të palëve, do të ishte i mirëqenë për të dy subjektet, sepse do ta ngjallte besimin tek populli, se, më në fund, dy partnerët në qeverisje, LVV dhe LDK, nëse nuk kanë bërë “golë”, të paktën, nuk kanë bërë “autogolë”. Thënë troç, edhe nëse nuk kanë qenë fort të suksesshme, nuk janë subjekte të kriminalizuara, respektivisht, të penalizuara, për krimet makabre të vrasjeve numerike dhe as të korrupsionit, makro-hajnisë zyrtare, eksponentët numerikë të PAN-it.. Çështjet ideologjike janë hiç, në krahasim me parësoren kombëtare. Është koha për punë të mençura dhe zgjidhje të pranueshme. Shëmbullojmë: Për interesin shtetëror, CDU dhe SPD, në raste krizash qeveritare gjermane, janë koalicionuar dhe kanë qenë shumë të suksesshme në bashkëqeverisje.

 

     Për çudë, sa më shumë ulurima e lehje, aq më shumë po refuzohen nga shqiptarët, partitë-banda të PAN-it, të cilat i akuzojnë për sabotimin e luftës; për vrasjen e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kundërshtarët politikë; haraçin masiv; uzurpimet dhe tenderimet kriminale; për rrënimin e sistemit të Drejtësisë, të Arsimit dhe të Shëndetësisë dhe të gjithë katalogun e pisllëqeve tjera. Me paturpësinë më të madhe, me një barrë krimesh faktike në kurriz, sërishmi kërkojnë votën nga populli, kërkojnë kthimin në pushtetin e përgjakur të djeshëm!

 

     Të trimëruar nga disa zëra që vijnë nga larg, gjoja, për lirimin e të akuzuarëve për krime lufte, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë,  me besimin se ende mund të blihet liria, me lidhjet e tërthorta avokat-gjyqtar, siç ka ndodhur përgjatë këtij çerek-shekulli, llapaqenët PAN-istë kërkojnë aleatë, për të blerë apo kërcënuar dëshmitarët, të cilët po e ngrysin jetën, në vajë e gjëmë, për ekzekutimet e njerëzve të tyre, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, siç e emërton, saktësisht, bandën vrastare të disa “biçim komandantësh”, prokurori amerikan Jack Smith, të cilët donin të hynin në histori, duke e falsifikuar luftën, me qëllim të përvetësimit të saj. Për realizimin e këtij qëllimi, “komandantët” nuk zgjodhën mjetet. Duke ekzekutuar ministrin e Luftës, komandantët e dhe ushtarakët profesionistë të tij, të cilët, realisht, e bënë luftën e Kosovës. 

 

     Eksponentët e PAN-it, me argatët sivëllezër të Vuçiqit, deri në Tiranë, falsifikueshëm e turpshëm, çirrën se, kinse, në Hagë janë “udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, çlirimtarët tanë”, ndërkohë vetë ata e pranojnë se nuk kanë qenë pjesë e luftës. Madje edhe shokët e  tyre të LPK-së, (lexo: PDK-së), i akuzojnë për bashkëpunim me Shërbimet Informative, si: DGSE franceze; UDB-në jugosllave; SHISH-in shqiptar, për sabotimin e luftës, për tradhti kombëtare. Janë -fejtonet- në vazhdime, të gazetës “Kosova Sot”, të verës 2018, me autorë veteranët e të LPK-së, të cilët e thonë këtë,  duke shpjeguar faktueshëm e bindshëm. Dëgjoni edhe akuzat e serta të Jakup Krasniqit në TV7 dhe të tjerëve, gjysmë dekade më parë. Edhe disa komandantë, ende të lirë, por, rrast të shantazhuar, herë pas here, fushatojnë tek dhjetra-mijëra “veteranë” të rrejshëm, për nritje enorme të pagës, për të qenë në klientelën e tyre të përhershme elektorale. 

 

       Eksponentët e PAN-it kontrabandistë dhe aleatë me Vuçiqin, për ndarjen e Kosovës
 

     Me metodën e gatshme të fashizmit afro gjysmë-shekullor të filosllavit Enver Hoxha, i cili, në mesin e vrasjeve të mijëra kundërshtarëve politikë, i ekzekutoi dhe i la pa varr 6.000 intelektualë, të cilët ishin shkolluar në Univesitetet prestigjioze  të botës, të bursuar nga Mbretëria Shqiptare, e udhëhequr nga Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, themeltar dhe konsolidues i Shtetit Shqiptar. Me frymëzimin e idolit të tyre, Hoxhës të Tiranës, nën instruktimin e Sigurimësave famkeq të tij, bandat e PAN-it përgjakën Kosovën, me gjakun e derdhur të shumë burrave dhe djemëve luftëtarë shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit përdhunshëm! Së fundi, PAN-istët kanë ftuar në ndihmë, për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, edhe rrënuesin e demokracisë dhe të pluralizmit shqiptar, Edvin Ramën, i cili me karterët e drogës, e bëri bizar gjithë botën, që nga Evropa, e deri në Azinë e largët.

 

     Në këto rrethana, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me cinizëm e përtallë opozitën, se “pragu për partitë e tjera është 5 përqindshi, ndërsa  për VV – 50 për qind”.

 

     Opozita, në veçanti, ajo PAN-iste, e frustruar nga matjet e agjensive të specializuara të sondazheve, të cilat e nxjerrin LVV të parë dhe me  diferencë, fatalisht, të madhe, bëjnë akuza shpifëse e denigruese, kinse, për flirtime me Serbinë, ndërkohë që akuzuesit janë dëshmuar për bashkëpunim me bandat dhe kontrabandistët, me emër dhe nam të keq serbë, përfshi edhe Radoiçiqin, Veselinoviqin me banditërit e tyre. Andaj, e vërteta dihet dhe kryeministri Kurti me shokë ndjehen komod dhe shpërfillin e demantojnë, madje lehtësisht, të gjitha sajesat shpifëse dhe hiç të besueshme. Sa më shumë sharje e denigrime të opozitës, aq më shumë rritje në kuotën mbështetëse të pozitës. PAN-i kriminalizuar, pothuaj se, të gjitha vendimet e qeverisë, që janë në funksion të shtetit ligjor, i dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e refuzimit, sepse atje është – e motra e vëllait të ish-ministrit në qeverinë komuniste të Tiranës-.

 

         Shpifjet paushalle ndaj kuadrove të pozitës; lobimi për ndarjen e Kosovës;     

                       gadishmëria e PAN-it për Asociacionin – kancer i Kosovës!

 

    a) Opozita e kriminalizuar PAN-iste, ka mbetur me akuzën e pa akuzë zyrtare, të ambasadorit, Profesor Martin Berisha, i cili nuk ka asnjë lidhje biznesore me Kosovën; apo me 7-500 euro pagesë të lobuesit për Kosovën, Gani Jakupi. Ndërkohë që janë zënë “me pelë për dore”, duke lobuar me pagesë, për ndarjen e Kosovës. Kesti i njohur prej 182 mijë euro, i janë dhënë një agjensie parisiene, me dijeni të ambasadorës Vlora Çitaku dhe ndërmjetësinë e ministrës Dhurata Hoxha. Shefa të partive-banda, dje, që, kinse, lobojnë për ushtrinë, sot për hyrje në NATO, në fakt, ata duke qenë të shantazhuar me dosje, po derdhin milionat e hajnisë dhe të haraçit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë.  

 

     b) Akuzojnë zv.kryeministrën dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, për dështim në njohje! Por, “harrojnë”, qëllimshëm, se kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, më 2020, për ngrirje, heqje dorë nga lobimi për njohje, në këmbim që edhe Serbia të mos lobojë për çnjohje dhe pengesa tjera. Vërtet, akuzat për të dinjitetshmen Gërvalla, janë hakmarrje e ulët ndaj saj, sepse, si askush tjetër, nga zyrtarët e lartë, nuk i dha emër e mbiemër krimeve të listuara dhe të ekzekutuara, ngeshëm dhe me një sadizëm unik, të kundërshtarëve politikë. Dhe, kjo u dëshmua katërcipërisht edhe nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.

 

     c) Akuzojnë ministrin yll të Bujqësisë, Faton Pecin, për dhënien e subvencioneve partiakëve të VV-së, duke “harruar” se edhe ata janë qytetarë të Kosovës, pjesë e popullit, me tej 50 % të votave, respektivisht, me 438 mijë vota të fituara, në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021!

 

     E gjithë kjo histeri shpifjes, po i kthehet në bumerang opozitës PAN-iste, të rënë në dëshpërimin e thellë, duke e parandjerë humbjen e radhës.

 

     Shefat e partive-banda, zotohen se “nëse fitojmë zgjedhjet, do ta bëjmë që ditën e parë – Asociacionin -“, i konsideruar edhe nga vet autori nënshkrues i tij, Hashim Thaçi, para tej një dekade më parë, se “Asociacioni është kanceri i Kosovës”. Dhe, kjo jo vetëm që i frikëson qytetarët e Kosovës, por edhe i tmerron, qoftë edhe në gjumin dhe ëndrrat e tyre! Dhe, një kërkim shpëtimi, nga kanceri i pritshëm “Asociacion”, shpresat i kanë varur ke Albini, në partneritet me një subjekt shtet-formues, të pa implikuar në krime vrastare dhe hajnore, siç është LDK-ja.

 

         “Trojka famëkeqe: Hashimi, Rama, Vuçiqi, ngarkon Baton Haxhiun me mision special

 

     “Trojka” namkeqe dhe neveritëse, Hashimi me porosi nga Haga, Rama nga Shqipëria, Vuçiqi nga Beogradi, e dërguan Baton Haxhiun nga Tirana në Prishtinë, me misionin special, “sulm frontal kundër kryeministrit Albin Kurti”. Nga TV7, emisioni PRESSING, mjeshtri i intrigave dhe i hafillëkut të shumëfishtë, Baton Haxhiu, e qortoi dhe akuzoi – njëherësh opozitën e Kosovës, për “heshtje dhe qyqarllëk, të çakorduar dhe inferiore ndaj Kurtit”. Dhe, ngulmueshëm, bëri thirrjen për bashkim dhe koordinim të sulmeve, me slloganin makiavelist “shpif, shpif dhe përsëri shpif, se diçka do të mbetet”! Dhe, ashtu ndodhi. 

 

     Ustai hafije i hershëm, Baton Haxhiu, në shërbim të pushtuesit serbo-sllav, vazhdon zanatin e tij shpengueshëm edhe në Kosovën e lirë, duke abuzuar me demokracinë e shtetit të Kosovës. Me vete solli edhe ekipin e tij, të cilët i punësoi në televizionet e Kosovës dhe me ulurimat e tyre lehaqene, vazhdojnë ta provokojnë dhe terrorizojnë, çdo natshëm e ditshëm, popullin e Kosovës dhe shqiptarët e botës. Batoni vrapon nga njëra medie në tjetrën, gjithnjë i mirëpritur nga moderatorët shpirtshitur, të cilët, edhe kur Batoni thotë se “Liqeni i Ujmanit t`i lihet Serbisë, sepse ne e kemi Liqenin e Kukësit”, ata nuk reagojnë, ngaqë është porosi e pronarëve mediatik të tyre. Pra, gjithmonë duke vjellur vrerë, në linjen e pëbashkët me opozitën PAN-iste dhe Serbinë armike!

  

         Fushata zgjedhore ka degraduar; Kosova me një zonë zgjedhore, 

                    abuzim i madh; lista me deputetë të shantazhuar! 

 

      Fushata elektorale në Kosovë, kësaj radhe, ka degraduar tërësisht. Afati kohor i fushatës një-mujor, është zgjatur në tre-mujor, pa lejen e KQZ. Nuk e besoja që KQZ do ta lejonte këtë maskaradë fushatore të rrëmujshme. Duhej ta ndalonte dhe, në rast se dikush e fillonte shpërfillshëm, duhej ndëshkuar, siç e parasheh ligji, me gjoba të majme. E pa shpjegueshme, pse ndodhi kjo  çthurje dhe shkelje ligjore?

 

     Gara është konsumuar dhe devalvuar dukshëm. Ecejakët Kosovë-Mërgatë, me tepëri shpenzimesh të panevojshme. Revanshi mujshor e rrugaçëror i opozitës PAN-iste, ka shkelur rregulla dhe parime. Dialogu dilemë, jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por edhe e atyre të përbotshëm. Politikanët e shantazhuar, me dosje voluminoze, ende bëjnë hije e zymti, në jetën politike të Kosovës!

 

     Kosova me një zonë zgjedhore, abuzim i madh, sepse deputeti nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj askujt! Prandaj edhe fitojnë kriminelët dhe hajnat. Për një çerek-shekulli eksponentët e SHIK-ut kriminal, vazhdojnë të riciklohen me statusin e deputetit! E tmerrshme për demokracinë, popullin dhe Kosovën! Një deputete paska biseduar disa sekonda me një person të shpallur”non grata” nga DASH amerikan. Dhe, u bë nami! Po në listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, pse janë lejuar të tillët të futen?!! 


Shihni emrat e 20-shës së parë në listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, por edhe më poshtë listën komplete. Aty i gjeni emra të lakuar gjyqeve dhe burgjeve, përgjatë një çerek shekulli, për krime të rënda vrasëse dhe hajnish. Liria është fituar, duke paguar milionat, por, kurrë pafajësia. Këtë e thotë edhe avokati matrapaz, Ben Emerson, se “liria e filan (x-y) komandantit ka kushtuar 11 milionë euro. Prej tyre, 5 (pesë) milionë i kam marrë unë!” Deri tani dyshonim për këtë çmim enorme. Por, avokati Bemerson e konfirmnoi, kur pranoi se ende pa e përfunduar mbrojtjen e Kadri Veselit, kishte inkasuar në xhiro-llogarinë e tij plot 4 (katër) milionë euro, nga buxheti i lodhur i Kosovës!!!

 

Ndërsa LDK-ja dhe LVV i ka listat e pastra, kandidatë për deputetë të painkriminuar. Kjo dëshmon për epërsinë, parimore dhe morale, absolute të këtyre dy subjekteve politike, në raport me partitë, skajshëm, të kriminalizuara, përkatësisht, të PDK-së, AAK-së, NISMA, si dhe bishtave të tyre, të koalicionuara, dikur, në PAN.

 

                Politika pa të shantazhuar; spastrim ose zhbërje të partive kriminale; 

      stop mashtrimit djathtist të PDK dhe AAK; thikat mbi hartën e Kosovës, ishin faktike!

 

     Marrëveshjet e nënshkruara me dialog, të aprovuara në Kuvend, janë dëshmi e një Parlamenti, me koxha, politikaj të kriminalizuar, rrjedhimisht, të shantazhuar. Krimet makabre numerike, respektivisht, vrasjet serike të kundërshtarëve politikë, qëllimshëm të pahetuara, të pazbuluara dhe të pandëshkuara, kanë kontaminuar, helmuar jetën politike në Kosovën tonë. Me “lehjet në hënë”, të opozitës PAN-iste, vështirë ta mundë LVV, e cila, edhe nëse nuk i ka përmbushur një pjesë të premtimeve elektorale, nuk ka vrarë shqiptarë; nuk ka abuzuar me buxhetin e shtetit; pra, nuk ka vjedhur shtetin. 

 

     Nëse nga 3 (miliard) të buxhetit, 1 (një) miliard, pra, 1/3 e buxhetit, Qeveria Kurti, ua ka shpërndarë nevojtarëve skamnorë, nuk janë as “vitra” dhe as “sadaka”, por ndihmë e prekshme për varfanjakët e Kosovës. Dhe, LVV, qeveria e saj, këtë e arsyeton me programin social, të proklamuar në fushatën e shkuar, madje, qysh në nismë të qeverisjes. Mbajtja e fjalës, është joshje, për të besuar populli. Dhe, kjo i demanton bindshëm tellallët humbës. Ndërsa një pjesë e parave të pa shpenzuara, mund të konsiderohet mungesë e përvojes qeverisëse, ose zot shtëpie -konak-, që nuk e shprazë kurrë kuletën, arkën e shtetit, siç kanë bërë disa lapanjozë e plangprishës të mëparshëm. Por, në asnjë rast e rrethanë, kur paratë janë të depozituara në bankën e shtetit tonë dhe jo në bankat sekrete të botës, assesi nuk është hajni, siç trumbëtojnë lukunia e hajnave klasikë të Kosovës. 

 

     Të gjitha këto fakte dëshmojnë se partitë-banda të PAN-it, të cilat nuk dhënë asnjë provë reformuese, pas shumë krimesh dhe hajnish zyrtare, një shtet ligjor, do t`i shpallte të paligjshme, duke ndihmuar anëtarësinë e painkriminuar, të organizohen të spastruar nga elementët masiv kriminalë.

  

     Kosova është në krizë të thellë politike, sepse Rusia, Serbia dhe disa nga miqtë e tyre ndërkombëtarë, natyrshëm, armiq të Kosovës, preferojnë t`i kthejnë në pushtet “komandantët” e shantazhuar, me dosje krimesh të bollshme, sepse ata janë të dëgjueshëm dhe armiku i përdorë për t`ia bërë gjëmën Kosovës, siç aprovuan ndarjen e saj, paraardhësit pushtetarë.

          Lajm Senzacional:

      Presidenti serb Vuçiq kërkon nga vëllai i tij në Tiranë, Rama: “Të ndërhyjë tek amerikanët, për lirimin nga burgu i Hagës të Hashimit me shokë, sepse me Albinin nuk bisedohet, ndërsa me Hashimin dhe Ramushin, merreshim vesh dhe kuptoheshim lehtë”. Prandaj, në takimin e dy Parlamenteve, shqiptar dhe kosovar, kryeministri shqiptar, Edvin Rama, kreu porosinë e Vuçiqit, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Amerikës, të angazhohen për lirimin e të akuzuarve në Hagë, për krime vrastare, të paktën, të qindrafishta . Gjatoshi i Tiranës i rivrau shumë qindra viktima politike, të ekzekutuara, me lista emërore e ngeshëm, nga disa “komandantë”, me bandat e tyre, të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, duke lënduar, skajshëm, shumë mijëra familje të viktimave dhe farefisninë dhe miqësinë e tyre, anekënd Kosovës dhe më gjerë në botë. 

 

      Dhe, megjithatë, asnjë deputet i Kosovës apo edhe i Shqipërisë, nuk i reagoi kryeministrit provokator, i cili keqpërdori pritjen vëllazërore, krejt të pamerituar. Përkundrazi, për turpin e tyre, ata e duartrokitën, duke irrituar shqiptarët e përbotshëm dhe kulmuar marrëzinë e skajshme të deputetëve rrobotë. 

 

      Kur Albin Kurti denonconte “thikat mbi hartën e Kosovës”, opozita komplete e Kosovës, pyeste në habitore: “Ku janë thikat mbi hartën  e Kosovës?!” Tani, përgjigjen e gjeni në shkrimin, me autorësi timen, të shoqëruar me një fotografi origjinale dhe titull: “Tre banditërit me thika mbi hartën e Kosovës”, botuar në muajin nëntor 2024.

 

     Ndarja, e majta dhe e djathta”, janë broçkulla. Të djathta shtirën edhe PDK-ja dhe AAK-ja, por, realisht, janë të majta ekstreme, madje staliniste. Shihni si turrën kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, krijesë e Amerikës dhe e BE-së, kundër krimeve të bëra, jo vetëm në luftë, por edhe në paqe, për pushtet dhe pasuri. A nuk mjafton kjo për të kuptuar urrejtjen e PAN-it, ndaj Amerikës dhe Perëndimit demokratik?!

     Shanset për të qenë e parë në zgjedhjet e pritshme i ka LVV. Ndoshta nuk e arrin 50 për qindshin, por epërsinë mbi partitë rivale, besoj se do ta arrijë.

 

     Aktualisht, Kosovës i duhet një mazhorancë solide dhe koalicion i partive të pa kriminalizuara. Dhe, këto janë LVV dhe LDK-ja.

 

     Përndryshe, çfarëdo koalicioni tjetër, do të ishte kthim i krimit dhe i kriminelëve në pushtet. Dhe, gjëma për Kosovën do të ishte e parathënë, e pashmangshme.

,

     Shqiptarët e Kosovës, më në fund, duhet ta dinë, se Atdheu-Kosovë është në rrezik të madh. Dhe, këtë rrezik e gatuan disa “komandantë” të shantazhuar, siç thotë kryeagjenti i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy:

 

        “Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”.     

 

     Kur analisti i specializuar në -Analizë-, Profesor Nexhmedin Spahiu, javën e kaluar deklaronte ke kanal 10 – Politiko, se Serbia i ka agjentët e saj, në çdo institucion të Kosovës, madje edhe në media, analistë, një zonjë e paditur, reagoi në atë masë, sa nuk i plasi “zorra e pasmë”, nga britmat kundërshtuese. Megjithatë, moderatori i jipte të drejtë asaj, edhe pse e dinte se Profesor Spahiu e tha një të vërtetë, pa asnjë mëdyshje. Torturuese  të dabatosh me “analistë” injorantë, të paguar!

Krahina Shqiptare dhe viti i ri 2025- Nga Refik Hasani

Në vendë të urimit për këtë ndërrim motmoti, kujtoj opinionin e gjërë shqiptarë dhe jo vetëm, se Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanocin, po vazhdon  diskriminimi me intezitet të shtuar.
Viti 2025, së paku për 4  çështje, dallon nga vitet e mëparme.
I.Në SHBA, jep betimin solem një Administratë e re, ku Presidenti  Donald TRUMP, do të jetë përsëri President në Shtëpinë e Bardhë, kurse Republikanët do të kontrollojnë si Senatin ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres,
II.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, jan caktuar të mbahen më  9 shkurt 2025,
III.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, jan caktuar të mbahen  më  11 maj 2025, dhe
IV.Në Republikën e Serbisë, pas protestave të studentëve që jan në vazhdim, do të ketë ndryshime.
Këto zhvillime, veçmas ndryshimi në  Shtëpinë e Bardhë, dhe vetë Republikën e Serbisë, do të reflektojn edhe në Rajonin më të  pazhvilluar  dhe më të  diskriminuar në gjithë Evropën.
Sa i përketë zgjedhjeve  parlamentare në Shqipërisë, gjatë vitit 2025, pritet të kemi  një ndërrim të diskursit të mbajtur si një qëndrim zyrtar që është dëmtuar shumë mbi qëndrimin aspak të drejtë që ka mbajtur Tirana zyrtare në raport, ndaj kësaj Krahine shqiptare.
Kurse  për zgjedhjet  parlamentare në Kosovë, gjatë vitit 2025, pritet që Lëvizja Vetëvendosje, edhe më tej të rritë fuqin dhe shtohet në numër të deputetëve në Parlament, dhe  këtu është dhe shofim një avancim edhe më të madhë  në krahasim me gjithë qeverit e Kosovës, pas viti 1999, në mbështetje të  drejtave themelore të njeriut dhe drejtave kolektive.
Nga Kosova, mendoj   do të vazhdon të kemi një përkrahje instutucionale, jo vetëm financiar që është  filluar të ketë edhe kodë të veqantë të buxhetit të Kosovës dedikuar Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, por edhe në shtrimin, ngritjen e diskriminimit i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave në nivele më të larta të BE-së.
Viti i ri 2025, mbesim me urimin që ky vit të jetë, ku ky Rajon të jetë vendi i të ardhmes për fëmijët që rriten, për një përballje me sfida më të lehta, një vitë për mbështetje shumë më të madhe nga Tirana e Prishtina zyrtare, duke shqyrtuar mbajtjen e një konference të donatorëve, por edhe pritjet për një mbështetje më të lartë nga  BE-ja.
Shpresoj se për shqiptarët e këtij Rajoni, Prishtina e Tirana zyrtare  të mbrojn përmesë një platforme të drejtat e kësaj Krahine, por edhe dy parlamentet, do të kërkohet  të miratojn një Rezolutë mbi diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Mbi të gjitha marshi-protestues gjithëpopullor mbajtur në mënyrë paqësore i organizuar nga shqiptarët e këtij Rajoni, më moton e protestës, për ’’IDENTITET dhe DINJITET”, realizuar fillimisht në Bujanoc, datë 12 gusht 2024, pastaj  në Preshevë, datë 23 shtator 2024, dhe vazhduar edhe në Medvegjë, datë 3 nëntor 2024, jan aktivitete që do të fillojn të reflektojn shumë pozitivisht tek në vitin 2025.
Për vitin 2025, shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, do të vazhdojn synimin se e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe në instanca e mekanizma të BE-së, duke u ngrit diskriminimi edhe  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Para së gjithash, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Gëzuar vitin e ri 2025.
Vështrim i datës 2 janar 2025

NJË LETËR URIMESH- Nga EUGJEN MERLIKA

 

Të nderuara e të dashura zonja fisnike, të nderuar e të ndershëm zotërinj, dashamirës të të parit tonë, atdhetarit Mustafa Merlika Kruja,
Edhe pak orë n’a ndajnë nga festa e ndërrimit të viteve, që këtë herë është e veçantë për mua dhe familjen time, si pasojë e vendosjes së bustit të Gjyshit tim në qytetin e Tij të lindjes.
Ajo ditë e 24 nëndorit të vitit që po ikën, për rëndësinë e saj në historinë e saj më shumë se shekullore të familjes, të gërshetuar me privimet e një jete të mbushur me përndjekje gjysmë shekullore të regjimit armiqësor në të gjithë shfaqjet e saj, ka qënë kurorëzimi i ëndrrave dhe shpresave tona të gjata e të fshehta, të cilat kanë fjetur në thellësi të zemrave për dhjetëvjeçarë të gjatë, duke sfiduar në heshtje prapësitë e kohrave….
Në historinë e arritjes së asaj dite fatlume, edhe ju e të tjerë shqiptarë e shqiptare si ju, që nuk mundën të ishin të pranishëm në Krujë, keni patur një rol kryesor dhe për këtë arsye un dhe familja e ime ju jemi përjetë mirënjohës. Edhe në sajë të shkrimeve e mendimeve tuaja figura e personaliteti i Mustafa Krujës ka rifituar “qytetarinë e nderit” të Vendit të Tij, deri në ngritjen e bustit të Tij n’atë copë toke ku mësonte që fëmijë shkronjat turke dhe arabe në shkollën e Tij të parë. Në rrugën më se tridhjetëvjeçare të “nxjerrjes në dritë” të figurës së Tij, me shkrimet e juaj keni dhënë një ndihmesë të vyer në arritjen e atij synimi…..
Kjo letër e shkurtër merr përsipër t’U shprehë falënderimet tona më të sinqerta për punën tuaj të ndërgjegjëshme e t’u urojë “motmotin e Ri” familjarisht, si një vit të mbarë, të shëndetshëm, të begatshëm, të harmonishëm, plot dritë e ngjyra….
Urojmë që shpresat në një jetë më të mirë të stolisin ditët tuaja, e të gjejnë sendërtimin e tyre në një Shqipëri më të mirë, të bashkuar në Atdheun e përbashkët, ashtu sikurse e ëndërronte Gjyshi i im, “Kryeministri i Shqipërisë etnike”.
Gëzuar e për shumë vite të tjerë Vitin e Ri 2025!
Me shumë dashamirësi e respekt.
Eugjeni

 

31 dhjetor 2024

DOKTRINA “REBUS SIC STANTIBUS”, MUNDËSON ANULIMIN E MARRËVESHJES SË ASOCIACIONIT- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
Nisur nga praktika e doktrinat shtetërore, janë krijuar parimet fundamentale si “Pacta Sunt Servanda” që nënkupton se marrëveshjet duhet të respektohen si ligj për palët, dhe “Rebus Sic Stantibus” që nënkupton se marrëveshjet mund të pezullohen, anulohen, përfundohen apo tërhiqen prej saj. Këtë parim, si valvulë sigurie, e njeh edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëveshjet-Traktatet, e 1969-tës.
 
       Opozita destruktive e ndjellakeqe, e prirë nga PAN-i mafioz, i cili ia bëri gjëmën Kosovës, me vrasjet serike politike dhe hajninë zyrtare, është bërë palë me Serbinë, për ta bërë Asociacionin, madje pavarësisht llojit të tij! Shqiptarët e Kosovës, në veçanti, dhe ata të përbotshëm, në përgjithësi, kanë shqetësimin e madh, sepse çfarëdo lloji i Asociacionit, me apo pa kompetenca ekzekutive, për komunat me shumicë serbe, është parathënie e ndarjes të Kosovës. Dhe, këtë e dëshmon Asociacioni i 14 komunave në Bosnje-Hercegovinë, i cili prodhoi “Republika Srpska” të modelit Dodik.
      Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetme në rezistencë e kundërshti të bazuar, se Asociacioni që kërkon Serbia dhe aprovojnë ndërkombëtarët dhe opozita aleate e Serbisë, është nënshkruar në mënyrë paushalle dhe moskokëçarëse, nën presion dhe shantazh, me dosje faktike të krimeve serike, të Hashimit me shokë. Së fundi, edhe LDK-ja ka një mendim ndryshe nga opozita e kriminalizuar e Kosovës. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, deklaroi se “ajo që është nënshkruar në Bruksel, ka mundësi të ndryshohet”. Pra, krijimi i Asociacionit mund të përjashtohet, duke u dhënë siguri për të drejtat bazike minoritetit serb dhe pakicave tjera në Kosovë. Dhe, shteti i Kosovës e ka dëshmuar këtë përgjatë këtij çerek shekulli. Monitorimet e specializuara të institucioneve ndërkombëtare, për liritë dhe të drejtat e njeriut, e pranojnë se Kosova shquhet për demokraci prijetare, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë dhe botë. Në veçanti, trajtimi i minoriteteve gëzon liri dhe të drejta shtesë, në raport me shtetet tjera.
     Zhurmimi i çakorduar serbo-sllav, me aleatët e tij, dashakëqinj ndaj Kosovës, trumbeton, mashtrueshëm dhe rrejshëm, se, gjoja, serbët në Kosovë trajtohen keq. Edhe vetë shqiptarët habitën me -shpirtin kristian-, në kuptimin klasik të kësaj shprehje. Dhe, për asnjë çast nuk i janë referuar hakmarrjes, “qerim hesapësh”, ndaj popullatës serbe, bijtë bastardë të së cilës përgjakën Kosovën. Populli i Kosovës vazhdon të jetojë nën ankthin e madh, për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Jemi në prag të zgjedhjeve qendrore dhe opozita e shantazhuar nga Beogradi zyrtar, me aleatë, me dosjet kriminale të luftës dhe pas saj, zotohet se do ta krijojë Asociacionin. Ndërkohë, shpresë ka zgjuar deklarata e tanishme e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel mund të ndryshohet. Rrjedhimisht, gjithçka varet nga të menduarit dhe të kuptuarit drejtë nga elektorati shqiptar, se të shantazhuarëve PAN-istë, nuk duhet t`u jipet mundësia për kthimin në pushtet, në këtë kohë zezonë për Kosovën. Andaj, aleanca, koalicioni LDK-LVV mbetet i paalternativë, për ta përballuar presionin, sa të padrejtë, aq edhe kriminal, të Serbisë, me aleatët e saj, armiq të Kosovës, për krijimin e Asociacionit njëetnik serb.
 
         Doktrina “Rebus Sic Stantibus”, normë juridike, 
      e cila anulon kontrata e marrëveshje ndërkombëtare
     Para disa viteve hasa  në Doktrinën juridike ndërkombëtare: Klauzula “REBUS SIC STANTIBUS” dhe më pëlqeu që shtetarët dhe pushtetarët tanë t`i referohen asaj, për ta zhvlërsuar, deri në zhbërje, Marrëveshjen për themelimin e Acociacionit  të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, nuk shoh ndonjë lëvizje, interesim në këtë drejtim! Madje e kam përsëritur disa herë në shkrimet e mia. Dhe, e kam arsyetuar me dy të dhëna faktike:
 
  1. Asociacioni është nënshkruar në kushte e rrethana super specifike, nga njerëz të shantazhuar dhe të kërcënuar nga Serbia, me dosjet e krimeve faktike – maltretimin dhe vrasjet seriale e numerike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, për karrierë dhe pasurim të disa biçim “komandantësh” pa ushtarë!
      Ish-drejtori gjeneral i Shërbimit Sekret Francez, DGSE, Pierre Siramy, në një dokumentar special, CANAL +, thotë se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Në historinë e rekrutimit të Thaçit, është përfshirë Arnaud Danjean, dhendërr i Serbisë, i cili flet gjuhën serbe në familje, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit. Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent i këtij Shërbimi”.
  1. “Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”,- thotë ish-shefi i Shërbimit Sekret francez Siramy.
  2. Kur ndërkombëtarët, -en blok-,  aprovuan kërkesën e Serbisë, për themelimin e Asociacionit në fjalë, festuan- njëheresh: serbët e Kosovës dhe të Serbisë; Beogradi zyrtar; serbët në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi; si dhe Moska zyrtare, se u krijua “Republika Srpska” e dytë në Ballkan.
      Festa gjithë-serbe, mjaftueshëm, dëshmoi qëllimin e kërkesës ngulmuese, për krijimin e Asociacionit. Nisur nga praktika intitucionale, e ndjekur nga serbët e Bosnjes, ndarja e Kosovës do të ishte e pashmangshme. Bota akademike botërore, në veçanti, ajo amerikane, angleze, gjermane …, apelojnë, përsëritshëm, që Kosova me asnjë çmim të mos e bëjë Asociacionin, sepse ai, fillimisht, do të ishte kanceri i Kosovës, deri në realizimin e shkëputjes.
      Pikërisht, Doktrina “REBUS SIC STANTIBUS”, e parasheh prishjen e Kontratave dhe të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, kur njëra palë nënshkruese dëmtohet dhe e vënë në rrezik shtetin. Për mrekullitë e kësaj Doktrine, në korrigjimet, ndër shekuj e dekada, të Marrëveshjeve të dëmshme ndërkombëtare, janë bindëse dhe guidë për veprim.
     Profilaksia, si në shëndetësi, ashtu edhe në politikë, është e shëndetshme, parandaluese e të këqijave.
     “Gabova që e binda Ukrainën të heq dorë, nga programi bërthamor”, – rrëfehet Presidenti Bill Cllinton!
     “Gabova që lejova dhe aprovova krijimin e Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje”, – thotë Christopher Hill!
      Dhe, çfarë vlere kanë sot pendesat e këtyre burrështetasve, për krimet, tashmë, të bëra, kur Ukraina po përgjakët, në mungesë të armës atomike dhe Bosnja e Hercegovina është asfiksuar si shtet, pikërisht, nga krijimi i Asociacionit për 14 komunave me shumësi serbe, Asociacion që prodhoi “Republika Srpska”, pothuajse, një shtet brenda shtetit.
     Mendoj se autoritetet e Kosovës, duhet t`i drejtohen presidentit Macron, të sqarojë pse qytetari francez, zyrtar i lartë, përdori autoritetin e shtetit të tij, për ta bërë shtetasin e Kosovës agjent të dyfishtë, të Francës dhe të Serrbisë – njëherësh. Agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, me agjenturën e tij, nga një hiç, zero, e bëri agjentin e tij, Hashim Thaçin: themelues të UÇK-së; drejtor politik të UÇK-së; kryesues të delegacionit në Rambuje; shpallës të dhunshëm të pavarësisë, edhe pse nuk po shpallej e pavarur qeveria, por shteti i Kosovës. Dhe, atij nuk i takonte leximi i Deklaratës të Pavarësisë të Republikës të Kosovës. Ndërkohë që, kuadrot e LPK-së e thonë hapur se asnjë strukturë partiake apo ushtarake, nuk e ka zgjedhur Hashim Thaçin në asnjërën nga këto pozita!
     Është kriminale të abuzosh me emrin e Demaçit, se, kinse, ai po pengonte nënshkrimin e Marrëveshjes në Rambuje. Analizoni veprimet dhe vendimet banditeske, të ndërmarra nga Hashim Thaçi, si kryeministër dhe president, për të cilat nuk ka pyetur dhe as përfillur askënd. Që nga abuzimi i buxhetit shtetëror, për të paguar dhjetra avoketër, për mbrojtjen e të akuzuarëve nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë; pagesën e 42 mijë “veteranëve” të rrejshëm; e deri ke emërtesat e institucioneve, objekteve, auto-rrugëve dhe të tjera. Realisht, Hashimi ishte nën vartësinë e plotë të shefit të tij freng, Arnaud  Danjean, i cili kishte për mision ta dështonte Konferencën e Rambujesë, duke përmbushur porosinë e Serbisë.
     Është koha për vigjilencë të shtuar. Kujdes shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës tonë halle-madhe! Pika duhet të vihet mbi “i”. Shantazhimi i Hashim Thaçit ka qenë i drejtëpërdrejtë, “merre ose lëre”, dosja voluminoze, me krime numerike, është e gatshme. Klienti i tmerruar nuk konsultoi as strukturat partiake dhe as ato shtetërore. Dertoi me vartësin e tij, Isa Mustafa dhe bëri nënshkrimin fatal, kapitullues. Për pasojë, një marrëveshje e bërë në rrethana enorme të presionit, nuk është valide dhe duhet zhbërë, referuar doktrinës juridike ndërkombëtare “Rebus Sic Stantibus”.
      Të shantazhuarit nuk duhet lejuar të ngritën në pozita pushtetare dhe shtetërore, sepse, për t`i shpetuar ndeshkimit ligjor, për fajet personale të bëra, dëmtojnë seriozisht shtetin. Në rastin e Kosovës, kjo është vërtetuar katërcipërisht. Për çerek shekulli përballën me drejtësinë dhe burgjet, megjithatë, duan pushtet! O tempora! O mores! (Oh kohë, oh zakone!)
——————————————————————————   
 

Prof Dr Eshref Ymeri ose Filozofi modern mes dy kohёve- Nga Fatmir Terziu

Fatmir Terziu: Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

Prof Dr Eshref Ymeri është ende në tryezën e tij të punës, pasi ai po përcjell mes faqeve shënimet e krasitjet e fundit në veprën e tij të radhës që mbetet si një pasqyrë globale, jo vetëm për Tjetrin, por dhe për vetë ekzistencën e rrjedhës së një shteti që ka kusuret e mëdha jetike para kësaj pasqyre. Ai ka vite që mbledh e shkruan një vepër për Rusinë egoiste, që ndoshta ky është thelbi i saj, thelbi i kësaj vepre, që vetë Rusia të jetë në gjëndje të kuptoj vetveten e saj anarkiste. Janë qindra e qindra intervista e mbledhje faktesh që flasin dhe e bëjnë këtë vepër madhore jo vetëm mjaft të pritshme, por dhe të ndihshme, pikërisht njësoj si atë mitin e pasqyrës që ka ekzistuar që në lindjen e saj. E kështu mendja dhe dora e Prof Dr Eshref Ymerit e ka harruar ardhjen në jetë, ka harruar ditëlindjen, ndërsa në tryezën e tij të ngushtë familjare trokiten gotat e urimit për ditëlindjen, Havaja e tij e shtrenjtë dhe e dashur, i kujton se tashmë është koha për të trokitur Gëzuar, si atëherë, si atë ditë… kur gëzimi vinte me një zjarr nga sytë.

Tjetra është ajo që vjen nga të gjitha anët, se Prof Dr Eshref Ymeri, ka miq e kolegë, ka shokë e akademikë, ka vlera e të vlerësuar, ka mjaft e mjaft që rendin të dërgojnë urimin e parë, urimin plotë mall. E kush nuk do të dëshironte të uronte një vlerë kaq të madhe Kombëtare? Ai është ideator, krijues, botues dhe realizues i disa fjalorëve me thelb Gjuhën Shqipe dhe kontekstin në disa gjuhë të huaja, ai është autor i qindra e qindra artikujve me karakter Kombëtar, ai është zëri i qindra kritikave me dorë të mbarë, ai është ashtu sikurse e kam cituar Filozofi modern mes dy kohёve. Dhe ky Njeri modest, që është Akademik, dhe jo me cipalin ilustrues të atyre që vijnë nga ndonjë shoqatë në Amerikë, por me thelbin e tillë të merituar nga puna e tillë. Dhe ky intelektual që është autor i disa librave natyrisht mbetet dhe intelektuali më i thukët i sfidave. Sot, ndoshta me një tjetër arsye ai vjen më i fortë në këtë ditëlindje, pasi ai e kupton se pas ardhjes së ditëlindjeve pas çdo kohe, ka dhe një arsye moshe. Dhe këtë e themi pa frikë, për Prof Dr Eshref Ymerin ditëlindjet janë thjesht aritmetikë.

Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin atëherë nuk e kisha takuar fizikisht). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.”

E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare.

Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta?

Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore.

Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik.

Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të.

Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi  të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё shkruaj dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё, se frymëzimi nis që nga shtrëngimi i parë i duarve

Shtrëngimi i duarve

Vlora nga Uji i Ftohtë më hapet para syve të mi si një tifoz oleandri, i rënduar nga dielli dhe pluhuri, dhe i varrosur në mjedisin rënor të një shfaqjeje antike të papërfunduar. Kthesa të strukura në mushkëritë e brendshme më bëjnë të trullosur si nga pamjet e rrufesë. Zig-zagët e botës dhe harku i bukur i parkingut shikojnë me lakmi nga unë. Të më gëlltisë dhe të më shpëtojë. Dua një dush, ajër të kondicionuar dhe çarçafë të freskët. Kur imagjinata bllokohet, trupi e zëvendëson atë me dëshira të shkurtra dhe të sakta. Heshtje, të lutem! Dua edhe një pjesë heshtje! Nga ballkoni ku jemi vendosur dëgjoj zëra. Natyrisht zëra që ndjekin radhën e bisedës. Dhe këtu vëmendja më ysht të ndjej atë që natyrshëm menjëherë të rrëmben. Hap derën dhe në korridorin e gjerë të apartamentit të Vlorës shikoj çiftin e respektuar jo vetëm për moshën e modelin e dashurisë mes tyre, por dhe për tërë ekzistencën dhe kohën, Prof. Dr. Eshref Ymeri dhe zonja e tij e nderuar Hava. Dhe aty shtrëngojmë duart, shtrëngojmë duart bashkërisht për herë të parë dhe takohemi për herë të parë fizikisht, edhe pse më parë leximi dhe pena na kishte bërë bashkë dhe thuajse të dyja këto vlera që na bashkojnë na kishin zënë pritë në kusurin tjetër që vjen në të qënit familjar përditë. E ajo ditë më pas ishte pushim, plazh respektiv dhe biseda e biseda me aperitiv…Dhe kështu biseda prek letërsinë, krijimtarinë, gjuhët, politikës, familjen, jetën, shoqërinë, dashurinë, Shqipërinë tonë të dashur e të shtrenjtë…E mbi të gjitha familja…

Ndonjëherë harrojmë se jeta reale është gjithçka që ne nuk mund ta imagjinojmë, vetëm kur jemi bashkë, bashkë me atë që duam me zemër e shpirt, me atë që ndajmë të mirën e të keqen përditë. Dhe kur ndodh kjo e kuptojmë se jemi me atë njeri që është bërë pjesë e jetës, e përditësisë. Unë jam me Luçin tim të dashur, ndërsa rëra, ulliri, qielli dhe deti, katër elementët e kësaj toke të bardhë skulpturore, të përjetshme në zhveshjen e saj klasike, më rrethojnë me një mjaftueshmëri të heshtur. Në anën tjetë mbetet edhe ndjenja e ngopur dhe e lodhur që është vetëm maskë për mrekullitë që do të vijnë.

Vera e Vlorës po më godet si një çekiç me avull. Nxehtësia dhe kilometrat nëpër të cilat shpirti im bërtet për një oaz ndoshta e kanë kusurin tjetër. Plotë tinguj dhe aroma. Vetëm ngjyrat përmes të cilave vibron aura e holluar dhe një dëshirë e furishme për paqe trazohen nga gjuhët e fqinjëve veriorë e jugorë që kanë zënë shazllonët afër nesh. Dhe aty kujtoj paksa me frikë se mençuria e folur nga një i huaj me fjalë të humbura në përkthim shpesh i shmanget egoizmit turistik. Deri në ngarkim të plotë dhe ringjallje është biseda tjetër me Prof. Eshrefin. Që të mund të kthehesha në botë. Deri herën tjetër.

Unë jam duke udhëtuar. Për herë të parë, po udhëtoj me atë ndjenjën e pritjes tërheqëse, si pëllumb i asaj destine që ka marë paqen dhe mirësjelljen qytetare nga duart e një Njeriu të veçantë, intelektuali poliglot e Njeriu me karakter të sinqertë e të fortë, e le ta them përtej efektit, është një shtrëngim duarsh që më ka shpëtuar gjithmonë në lodhjen e realitetit.

Efekti diskursiv i urimit mes shkrimit

E gjithkush e kupton ngacmimin që të sjell idenë e një shkrimi. E kur ky ngacmim vjen nga deti, natyrisht është më i ndjeshëm diskursi që shtrydhet nga sikleti. Dhe ngacmimin e trazon… Jam ulur në shezllon. Po ju shikoj. Ju uleni në plazh gjithë ditën. Ti shikon malin që ia ke kaluar me punë e me mendje të shëndoshë intelektuale dhe më vjen keq që mali nuk e di këtë. Të mendosh dhe të mos e mendosh, kjo është situata. Dhe në jetë ka gjithmonë një kënaqësi të vogël dhe një të madhe.

Dhe u kthehem bisedave të shprishura padashje nga stërkalat e detit…, që yshten të dëgjojnë e të  përcjellin diskursin tjetër përtej sikletit. Sepse një person së pari duhet të kuptojë se ai është në botë vetëm një herë. Kjo është arsyeja pse ai argëtohet pak. Dhe kënaqësia e madhe vjen kur ai është gati të lërë Zotin në shpirtin e tij, në mënyrë që t’i bëhet e qartë se çfarë është për të, sapo ta godasë nga brenda derisa të shpërthejë. Nëse e humbni durimin, Ai lart nuk do t’ju falë. Kështu punoni për brezat! Tani do t’ju tregoj për jetën e patreguar… Për dashurinë e zemrës, për…. E bëj gjithmonë në përvjetorët tanë, kur ngre e trokas gotën me Havanë. Kur mbaron sezoni dhe kur ulem me të, për të rikujtuar kujtimet e verës e urimi më ysht në korr si atëherë kur sytë u dashuruan në auditor. Para syve të mi kërcejnë të gjitha gjërat e bukura që janë ndalur pranë udhës jetike. I shikoj, i buzëqesh dhe më thonë gjëra të ndryshme. Por unë i shoh vetëm këmbët dhe kokën që u përhumbet në ajër dhe them me vete, hej Njeri, pse nuk je kaq i ri dhe i bukur, që t’i prekësh secilin, siç e meriton, o …!

Dhe unë dua të bërtas për të tronditur universin. Dhe kjo është arsyeja pse, atëherë filloj të ngjitem në malin e jetës. E pi një gotë ujë të pastër dhe kthehem. Aq shumë u argëtova, e kuptova që jam ende gjallë, do të jem mirë!

Dhe eja përsëri – kthehu në jetën time rinore, studentore, e dashura ime e shtrenjtë Hava! Deri në ditëlindjen e ardhshme…i bërtas diskursit që më shtyn e më ysht…, më ysht të shkruaj edhe kur është mjaft lehtë për ta kuptuar. Aty është stili, mendimi, udha dhe modeli i një jete, dhe fundi i një ferri të cilin gjithnjë e ka shigjetuar pena, mendimi dhe shkrimi që vjen nga dora dhe mendja e një filozofi të tillë sikurse është Prof Dr Eshref Ymeri. Sa me fat që jemi me këtë thirrje grumbulluese. Sa me fat…

Mbështetur nga kjo thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlerёsuar shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

100 VJET – TRIUMFI I LEGJITIMITETIT SË VOTËS LIRË (1924 – 24 dhjetor – 2024) – Nga Ekrem Spahiu

 

Sot, është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe e vullnetit politik të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri.

Legjitimiteti – e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-konomik. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.

Në këtë prizëm duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.

Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte Kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eleminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu me atentat.

Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.

Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale për përmbysje pushteti.

Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur për të përmbysur organet legjitime, duke përdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë.

Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.

Historiografia komuniste e ka cilësuar këtë si revolucion, duke e reklamuar si vlerë ngjashmërinë e tij me Revolucionin Rus të vitit 1917. Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit për përmbysjen e qeverisë legjitime nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asamblea Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit” nuk përbënin shumicën.

Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucionare”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Në këto kushte të një qeverie jo legjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.

Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion e dëshmon, mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist ndjehej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia llogariste kështu më shumë mundësi për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore nuk pranonin asnjë kontakt së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.
Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike për rikthimin e legjitimitetit.

Për këto arësye, rikthimi i legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924 është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin shqiptar. Ndërkohë, rikthimi i procesit politik legjitim shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.

Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë që i është bërë datës 24 Dhjetor 1924.

Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.

Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”.

Është në denjitetin e Institucioneve të Shtetit shqiptarë që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar.

AGO AGAJ – “KOSOVARI NGA VLORA” – Në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli

Ago Agaj ka ndërruar jetë me 24 dhjetor 1994, në Clearwater të shtetit Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 97 vjeçare. Gati një shekull jetë në shërbim të Shqipërisë etnike. Dr Ago Agaj i përkiste atij brezi shqiptarësh patriotë të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës, ose i dëboi nga Atdheu ose i vrau dhe i burgosi në burgjet dhe kampet e përqëndrimit dhe të punës së detyrueshme, anë e mbanë Shqipërisë. Ishin këta, të urryer dhe të përjashtuar nga komunizmi enverist, cilët ndonëse edhe në mërgim përjetëshëm, nuk e harruan kurrë Atdheun e tyre. Shumë prej tyre të dëbuar dhe të burgosur nga regjimi zogist e komunist enverist, janë arratisur anë e mbanë botës të përjashtuar e ndonëse të shpallur tradhëtarë dhe armiq të atdheut – në të vërtetë ishin një brez patriotësh të pas Luftës së II Botërore, të cilit i përkiste edhe Prof Ago Agaj. Ndoshta i fundit i kësaj gjenerate burrash të vyer – të pa-përsritshëm — të kombit, mund të ishte Profesor Sami Repishti — cili ndërroi jetë disa javë më parë këtu në Amerikë. Ata ishin patriotë që ushqenin bindje dhe besim të pa lëkundur tek virtytet, vlerat dhe traditat arbërore shekullore të Kombit shqiptar. Ago Agaj, ishte i këtij brezi që për fat të mirë e të keq të tyre, u përfshi në përplasjet e mëdha botërore të shekullit të kaluar. Një brez që pak gëzoi e shumë vuajti nepër tallazet e historisë së fillim shekullit të kaluar e deri në Luftën e II Botërore por edhe më vonë në jetën e tyre në mërgim. Kjo për fat të zi të vetin e të familjeve të tyre që kishin lën pas në Shqipërinë komuniste, por edhe për fat të keq të Kombit, pasi idetë e tyre dështuan përball komunizmit ndërkombëtare të kohës, ndërkohë që tani e dimë se Kombi e pësoi si e pësoi, për pothuaj gjysëm shelulli diktaturë komuniste.

Në këtë 30-vjetor të kalimit në amshim të Dr Ago Agajt, kujtojmë me disa fjalë të këtij shkrimi — modestësisht dhe shkurtimisht – por me qëllim që emri i tij dhe i brezit të tij të patriotëve shqiptarë anti-komunistë të mos zhduket në terrin e interpretimit komunist të historisë, as të mos hidhet në harresë. Inxhinjer Ago Agaj ishte një prej intelektualëve të Kombit që gjithë jetën e tij në atdhe dhe më vonë në mërgim – ia kushtoi fatit dhe interesave të Kombit– anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos fatit të Dardanisë së okupuar nga Serbia fashisto-komuniste. Megjithse edhe ata i kishin ndryshimet e veta politike me njëri tjetrin, ishte ky brez jo komunist i shqiptarëve të periudhës së luftës dhe më vonë, që pothuaj, pa përjashtim, besonte bindshëm se, “pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

Ai njihej në komunitet për dashurinë e tij të madhe për Kosovën. Si i tillë, Ago Agaj njihej edhe si “Kosovari nga Vlora”. Nëqoftse Agim Karagjozi ishte “kosovari” nga Gjirokastra, atëherë edhe Dr Ago Agaj mund të themi, me gojën plot, se ishte “kosovari” nga Vlora. I emëruar Prefekt i Mitrovicës në vitin 1941, ai kishte mbetur shumë i lidhur me Kosovën gjithë jetën e tij, madje edhe në mërgim. Në një letër të shkruar disa muaj para se të ndërronte jetë në Florida, 30-vjetë më parë, e që qarkullon në disa shkrime rreth jetës së tij, ai kishte shprehur besimin se fati i Kombit shqiptar është i lidhur ngusht me fatin e Kosovës:

“Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i Kombit Shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë nga kthetrat e kuçedrës Serbe, atëherë do të kemi një komb tetë milionësh dhe askush nga fqinjët keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast se Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin Serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për Kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjigj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”, janë fjalët e Ago Agajt se fati i Kombit shqiptar — si në kohën e Ismail Qemalit, ashtu edhe sot – është lidhur në mënyrë të pandashme me fatin e Kosovës, se “pa Kosovë, nuk ka Shqipëri”!

Ago Agaj, siç thashë më lartë, i përkiste atij brezi të patriotëve anti-komunistë të pas Luftës së II Botërore së cilët ishin të vetdijshëm të këtij fakti e realiteti historik, por fatzi, kombëtar; të ndarjes së Kosovës dhe trojeve të tjera arbërore nga Shqipëria. Të gjithë ata, ashtu siç veproi edhe Ago Agaj, secili në mënyrën e vet, kanë bërë atë që kanë mundur, nën rrethanat e Luftës së II Botërore, për të shpëtuar Kosovën, gjuhën dhe kulturën shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare. Ja si e ka përshkruar Ago Agaj kontributin e njërit prej atij brezi patriotësh shqiptarë, Profesor Ernest Koliqit – mikut të tij dhe bashkpuntorit të ngusht – në hapjen e shkollave dhe në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Me rastin e vdekjes së Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj, një shërbestar i vyer i Shqipërisë Etnike dhe njëri prej të pareve që shkoi në Kosovë në vitin 1941, ka kujtuar rolin e Koliqit në hapjen e shkollave shqipe në Dardani: “Në hidhërimin tonë nuk duhet të harrojmë se Aji (Koliqi) qe fatbardhë në jetë e në vdekje. Shumë njerëz janë përpjekur me zell për një qëllim të lartë e të mirë, por pak janë ata që patën fatin të shohën farën e mbjellë gjatë jetës, përhera duke u rritur e përparuar. Ernest Koliqi e pati ketë fat. Dardanët në Kosovë e Maqedhoni, farën që mbolli Ky, e kultivuan me zell të madh e zotësi të pashoqe dhe arrijtën në një shkallë arsimi e cila gëzon e krenon të gjitha zemërat shqiptare kudo që janë dhe – natyrisht, atë të Ernestit, ca më shumë. Ai ishte një ndër më të mirët që kemi pasur gjer më sot, veçse ai mbillte ushqim për shpirt e mendje të Kombit”, është shprehur Ago Agaj, për Ernest Koliqin, njërin prej bashkpuntorëve të tij më të ngusht politik.

Brezi i këtyre patriotëve ia dinin njëri tjetrit meritat dhe kontributet e tyre. Por për fata të keq, brezi i sotëm i shqiptarëve vazhdon të ndjekin shembullën e ish-regjimit komunist të përjashtimit të këtyre figurave të mëdha të Kombit. Mohimi i veprimtarive të figurave të ndritura të Kombit dhe përjashtimi i tyre nga historia kombëtare si Ago Agaj e Ernest Koliqi, ndër shumë të tjerë të shekullit të kaluar, jo vetëm gjatë komunizmit por edhe ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e deri në ditët e sotme, është njё mёkat ndaj historisë së shqiptarëve, një turp i pashlyeshёm për qeveritë “post-komuniste” të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Për akademitë e shkencave të dy shteteve shqiptare, për shkollat e universitetet – turp për intelektualët dhe mediat shqiptare në përgjithsi që nuk kujtojnë këta burra të Kombit, për kontributin e tyre historik.

Duke i hedhur në harresë figurat e Kombit si Ago Agaj, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica e shumë e shumë të tjerë simkëta, dy shtetet shqiptare, sa i përket këtyre figurave kombëtare, Tirana dhe Prishtina zyrtare janë bërë tanimë pjesë e pandarë e krimeve të harresës e të shlyerjes së emrave të këtyre burrave nga historia e trojeve shqiptare. Doni s’doni, pas 35 vjet tranzicion, ju jeni po aq përgjegjës për trajtimin e keq dhe harresën historike të këtyre kontributit të këtyre burrave, aq sa ishin shekullin e kaluar edhe ish-regjimet komuniste anti-kombëtare sllavo-aziatike të Tiranës dhe Beogradit në trajtimin e këtyre burrave të Kombit dhe familjeve të tyre të nderuara.

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i ngusht i Profesor Ernest Koliqit. Foto nga darka e Vatrës, Nëntor, 1969 në Nju Jor: Ernest Koliqi me Ingj. Dr Ago Agaj

Disa nga pjesëtarët e brezit të patriotëve shqiptarë në mërgim, bashkohas dhe bashkpuntorë të Ago Agajt: Dr Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Allarupi, një i paidentifikuar dhe Dr Hamdi Oruçi. Në sfondin e pikturës Ernest Koliqi me Profesor Ago Agaj. Një brez me kontribute të mëdha kombëtare, por megjithkëtë, “Një brezni orëzezë”, do ta cilësonte Ernest Koliqi.

Ish-kolegu im në Zërin e Amerikës dikur, Xhevat Kallajxhi më thoshte se me Dr Ago Agajn kalonte verën në Teqenë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane të Baba Rexhepit në Detroit

 

——————————————————————————————

NJË PROFIL I SHKURTËR I DR AGO AGAJT Nga burime të ndryshme. Lindur në Ramicë, Malësi e Vlorë me 7 mars 1897, ndërsa ka ndërruar jetë në Clearwater, të shtetit Florida me 24 dhjetor 1994). Me profesion ka qenë agronom, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, në Lëvizjen e Qershorit dhe i dënuar për pjesëmarrjen në Kryengritjen e Delvinës. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist emigroi së pari në Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku iu bashkua shumë bashkevendasve të tij anti-komunistë.  Mësimet e para i ka marrë mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta I ka kryer në Vjenë të Austrisë për Inxhinieri-Agrikulturë. Ndërkohë kthehet në Shqipëri më 1919. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe në Luftën e Vlorës. Gjatë viteve 1920 – 23, Dr Ago Agaj ka bashkëpunuar me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891 – 1946), të Universitetit të Kölnit, për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë dhe më 1924 bëri pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punoi edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, u emërua agronom i zyrës së bujqësisë. Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Njihej gjithashtu si mbështetës i  Lëvizjes së qershorit. Më 1937 arrestohet, gjykohet dhe dënohet me tre vjet burg për pjesëmarrje në kryengritjen e Delvinës.  Dita 7 prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Agajn e gjen në burg. Pas vitit 1941 shkoi në Mitrovicë të Kosovës, ku u emërua prefekt. Atje drejtoi organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhej të mbrohej edhe nga sulmet çetnike të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Më 1943-1944 shërben si ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, Dr Agaj u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos në Egjipt, për të përfunduar më vonë në Shtetet e Bashkuara.

Kur u largua nga Shqiperia, Dr Ago Agaj e pati të pamundur të merrte me vete bashkshorten me 5 vajzat e tyre të cilat, si rrjedhim, u internuan dhe vuajtën dënimet dhe persekutimin komunist për gjatë gjithë kohës së sundimit komunist në Shqipëri.

Frank Shkreli


Send this to a friend