Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart
mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhosën
Hashimi, Veseli , Ramushi dhe ti Isa Mustafa, qe kurr mos e pafshin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,
Lamtumir…lamtumirë….lamtumirë për sa t’jetë jeta.
Rreshta të qëndisur me lot
që s’mund të lexohen nga i që është,
vërtetë shqiptar – pa mallkuar këtë tradhti
të të krisurve Hashim, Ramush, Kadri
dhe deputet të shitur për pozita.
Jeni TURPI i kësaj toke të shkretë por Zoti,
populli (që ia shkelët votën) dhe
historia do tu ndëshkojnë.