Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.
As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.
A e dini more se ky Bajram Curri ka ka komunikuar me «armikun» me te madh te shqiptarve me Lenin e Rusisë. Lenini rrezoj nga froni Carin qe ishte mbret me gjak blu e ne vend te tije ngriti njerzit e varfer te cilet kerkonin barazi per te gjith. Po a ka armik me te madh se ky qe ja merr pushtetin mbretit dhe ja jep punetorit.
Lopë egjall koke bre dashakeq !
” Vendi dridhej Ai mbeti
Se s’ tronditej nga tërmeti”
Ai mbeti s’ pati frikë
Noli shkruan prej n’Amerikë…
Kjo elegji eshte shum perfekte
Neno moj mbaj zi per vllan me tre plumba na i ran na e vran e na e shan na i than tradhetor! Fan S. Noli
Shume interesant