U mbushen 79 vite kur u krye masakra masive në Tiranë nga data 28 tetor deri me 16 nëndor 1944. Një nga idhtarët dhe organizatorët më të egër të këtij genocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë… Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani… Veçse me i pastrue gjatë luftës, veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”. (AQSH, F.14, d. 2/Av.1944.) Natyrisht, ky genocid nuk ishte sporadik, por i organizuar dhe drejtohej nga kryeterroristi Enver Hoxha.
Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Në njësitin terrorist merrnin pjesë edhe dy shtetas jugosllavë që ishin sjellë në Pezë nga D.Mugosha: Papa Hasani nga Manastiri dhe Leon Katarivasi nga Shkupi, që sipas dokumentit të Arkivit të Shtetit, f.279, d.10,Po në tetor të këtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigadën e Parë për të luftuar bashkë me të kundër gjermanëve, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës.Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Këtë intelektual i lauruar në Austri dhe Vatikan dhe nacionalist të njohur sipari i masakrës masive hapet natën e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste në vend që të godisnin pushtuesit gjermanë, futeshin fshehtazi natën nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin qytetarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre.
Kështu ia behën në mesnatë te shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën.“Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Një nga ata ushtarakë të zhdukur, jo të dorës së dytë, siç thotë Hoxha, por ushtarakë të kalibrit të lartë, si Rakip Kalenja, nga Mallakastra, i lauruar shkëlqyeshëm në Akademinë Ushtarake të Torinos, dega e xhenjos. Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë Ushtarake në Stamboll, oficer i gjindërmarisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore. Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në Rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake të kryer në Itali, atdhetar, bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vjenë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, oficerë në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret. Një nga ata dyzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës. i shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga rilindësit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bërzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar, ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri.Po atë natë terroristët arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formim perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Ai ndihmoi në modernizimin e ushtrisë shqiptare. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg. Gjenocidi për motive politike vazhdoi me intensitet brenda dhe në rrethinat e Tiranës. Më 3 nëntor 1944, forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre Deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup Deliallisi, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit, të dy bij të një familjeje të madhe.
Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e Allamanëve të Matit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitaliste dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike. Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëritjetrin në një përrua pesë viktima të tjera: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça.Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllezërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë. Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafiz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist. Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brrarit oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 11 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!” Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin.
Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Mesagjeritë Shqiptare”, që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre, Hamit Kokalarin, i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova- djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq. Po atë ditë, terroristët komunistë pushkatuan edhe Nebil Çikën, gazetarin, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të vdekur e të mbuluar me gjak.Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës.. Terrori masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me iniciativë private, hapi një punishte të vogël, të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes. Kështu u mbyll kjo masakër, që përgjaku Tiranën, më tutje edhe masakrave të tjera të përgjakshme në Shqipërinë e Veriut, që i hapën rrugën pushtetit komunist, që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë. 39 intelektualë shqiptarë, mes të cilëve, deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë, por edhe studentë, u pushkatuan në rrethinat e Tiranës, midis datave 28 tetor dhe 16 nëntor 1944, në emër të “Pushtetit Popullor”
Në 65 vjetorin e vrasjes së intelektualve Ambasadori i SHBA-së, John Withers e cilësoi makabre ngjarjen e ndodhur 65 vjet më parë, duke u shprehur se “ata u ekzekutuan vetëm sepse i shërbenin borgjezisë anglo-amerikane dhe jo proletariatit. Kjo mund të jetë një përgjigje midis një debati, por jo t’i merrej jeta atyre”.
Ndër të tjera, ambasadori Withers bëri një paralelizëm mes “të djeshmes” dhe “së sotmes”, ku beteja e njerëzve me ideale, sipas tij, duhet të jetë më aktive.
“Beteja që ata intelektualë u përballën dikur, është e njëjta me atë që po përballemi edhe sot. Sa herë që shohim censurë nga qeveria, duhet t’a kundërshtojmë atë, ashtu edhe kur kanoset apo intimidohet shtypi i lirë. Ne duhet t’i ndalojmë të gjitha këto akte. Ne nuk mund t’i japin pavdekësinë atyre, por përkushtimin tonë në nderim të intelektualëve që sakrifikuan jetën për ato ideale”, tha Withers.
Kush ishin 39 intelektualët!? Ata ishin në Tiranë , në profesionet e tyre, në shërbim të strukturave të shtetit shqiptar, dhe jo në shërbim të pushtuesve! Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesin! Ata i shërbenin shtetit të tyre, dhe pse ishte luftë, ata ishin në shërbim të qytetarve shqiptar! Njihuni me cv e tyre Njihuni me cv e tyre:
MUNTAZ KOKALARI
Lindur ne Gjirokaster me 1896. Kreu studimet juridike ne Turqi. Pjesmarres ne revolucionin e 24 Qershorit. Burgoset 4 vjet ne kalane e Gjirokastres. Ushtron detyren e avokatit, zotërues i disa gjuheve te huaja . Ne 1929 ishte noter ne Tiranë. Bashke me vellane Vesimin themeloi “ Mesagjerite shqiptare” per bindjet e tij politike pushkatohet pa gjyq se bashku me vellane dhe kusherine Salim Kokalari., me 12 Nentor 1944.
VESIM KOKALARI
Lindur ne Gjirokaster 1898. Kreu shkollen “ Rushdije” ne Stamboll profesor i gjuhes Franceze. Ne vitin 1932 ishte pjesetar i levizjes se Vlorës me Skender Muçon, Hysni Lepenicen etj. Arrestohet dhe dënohet me 101 vjet burg. Ne vitin 1943 themeloi shtepine botuese ku botoi kryeveprat boterore. Ky patriot dhe intelektual pushkatohet me 12 Nentor 1944.
SURJA KOKALARI
Lindur në Gjirokastër më 1903. Mbaruar studimet në Itali. Kushëri i parë i Musine, Muntaz e Vesim Kokalarit. Si antikomunist i vendosur u dënua me vdekje nga diktatura komuniste.
NEBIL ÇIKA
Lindur ne Preveze ne 1903( Greqi). Mbaron studimet ne kolegjin francez te Korfuzit dhe studimet e larta ne Stamboll. Personalitet i shquar ne gazetari. Drejtoi me sukses gazeten” Arberia” dhe revisten” Minerva”. Shkrimet e tij paten jehone, dukem u cilesuar si shkrimtar i nivelit te larte per ngritjen e demokracise. Pushkatohet me 12 Nentor 1944.
ISMAIL AGË PETRELA
Lindur në Tiranë më 1897. Specializuar në Francë për farmaceutikë. Burre trim e patriot tiranas me horzontë të gjerë kulturor. Pjesmarrës aktiv në Revlucionin e ’24-ës. Pjesmarrës në Konferencën e Pezës 1942. Krijon Çetën nacionaliste kundër fashistëve italianë. Pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes në 1943. U pushkatoi në 3 nëntor 1944. Shtini iu tha vrasësve “ Burrat një herë vdesin”.
ALI PANARITI
Lindur ne Korce 1903. Mbaron shkollen tregtare ne Rome. Ishte nje biznesmen i cili merej me ndertimin e rrugeve. Dallohej per shpirtin e tij humanitar. Pushkatohet me 10 Nentor 1944 .
.
HAMID GREBLLESHI
Lindur ne Tiranë me 1907. Mbaron Akademine Ushtarake ne Turqi ku u diplomua oficer. Punoi ne armen e xhandarmarise deri ne vitin 1939. Largohet per arsye shendetetsore, por rrethanat e detyruan te vihet perseri, kesaj here oficer i prapavijes detyre te cilen e kryen deri me 28 tetor 1944 kur njesitet partizane e pushkatuan.
ISUF ALLAMANI
Lindur ne Mat me 1907. Kreu studimet ne Universitetin e Firences ne Itali, ne Fakultetin e Veterinarise. Arrestohet ne Shijak, bashke me tre balliste i cojne ne grupin partizan te Pezes. E mandej drejt Tiranës ne fshatin Sharre. Ne 3 Nentor 1944, ku nje skuader partizane me bresheri automatikesh i mori jeten.
HAZIS BLLOSHMI
Lindur në Librazhd 1903. Kreu akademinë ushtarake në Itali. Oficer karriere, i cili u persekutua nga komunizmi, që gjatë luftës dhe deri në vitin 1990 kreu pushkatime , burgosje, internime. Blloshmi përqafoi nacionalizmin nëpërmjet organizatës Balli Kombëtar. Azisi kapet në 2 nëntor 1944 dhe pushkatohet nga partizanët e brigadës së parë komanduar nga Mehmet Shehu.
SELIM KELMENDI
Lindur në Vuthaj më 1902. Diplomuar si ushtarak në Itali. Shërbeu deri në fund të jetës si ushtarak në Ushtrinë Kombëtare. Dallohej si oficer i talentuar me pikëpamje nacionaliste. Pushkatohet nga guerriljet partizane më 11 nëntor 1944.
NAZMI URUÇI
Lindur në Dibër 1904. Oficer karriere. Ka shërbyer gjer në fund të jetës së tij në rrjeshtat e ushtrisë kombëtare. Me urdhër të Mehmet Shehut arrestohet nga njësi partizane dhe pushkatohet në 12 nëntor 1944.
HASAN DINE
Lindur ne Maqellare, Dibër 1906. Fillimisht mbaroi shkollen teknike amerikane ne Kavaje, mandej vazhdoi studimet ne Akdemine Ushtarake ne Itali. Sherbeu vite me radhe si oficer ne komanden e Pergjithshme. Me 2 Nentor 1944, pushkatohet nga guerrilet partizane
.
SHEFQET DELIALLISI
Lindur ne Shijak me 1911. Fisi I Delialliesve shquhej per kontributin e tyre patriotik, qe gjithcka ia dedikuan Shqiperise dhe Kombit. Shefqeti mbaroi Akdemine Ushtarake ne Itali, duke sherbyer me devotshmeri ne rreshtat e ushtrise kombetare shqiptare. Me 13 Nentor pasi e torturuan e vrane, duke zhdukur cdo gjurme, sepse e urrente komunizmin.
KAPLLAN DELIALLISI
Lindur ne Shijak 1902. Nacionalizmi i Deliallisve fillon me Ismail Qemalin e ne vazhdim. Qe ne vitin 1920- 1932 ka qene deputet i Shijakut. Pjesmarres aktiv ne revolucionin demokratik kunder Zogut, I cili e internoi familjarisht. Pas kesaj nuk u mor me me politike. Pra pse duhej te vritej ky nacionalist nga forcat partizane me 3 Nentor 1944?!
JAKUP DELIALLISI
Lindur ne Shijak 1907, vellai i Kapllanit, perse nuk duhej te jetonte!? Dy xhaxhallaret e tyre Nasari dhe Ymeri shoqeruan Ismail Qemalin per ne Vlorë. Me 28 Nentor 1912 ngriten flamurin kombetar ne mes te Shijakut. Per vite me radhe ka qene kryetar komune. Naten e zeze te 3 Nentorit te vitit 1944 forcat partizane moren jeten e 3 Delialliasve po kursesi nuk shuan idealet e tyre nacionaliste.
LLUKA XHAMARI
Lindur ne Durrës me 1902. Mbaroi shkollen teknike ne Itali. Biznesmen i mesem ne shoqerine automobilistike. Njeri me zemer te madhe. Atdhetar dhe demokrat i madh. Naten e 12 Nentorit 1944, terroristet komuniste e pushkatuan, duke i lene nenes se tij amanetin “KUJDES FEMIJET SE PUNA IME MBAROI, jam viktime e pafajshme”.
JORGJI MEMA
Lindur ne Shtermen te Elbasanit me 1907. Mbaron normalen e Elbasanit. Ne vitet 1928-1932 sherbeu ne garnizonin ushtarak te Vlorës e Elbasanit. Me vone nenpunes ne administraten shteterore. Ne vitin 1943 sekretar i Ballit Kombetar per Elbasanin, organizate nacionaliste. Jorgji Mema ishte viktime e fundit e terrorit komunist me 16 Nentor 1944.
BORIS BELESKI
Lindur në Rusi më 1898 “ Rus i Bardhë”. Diplomuar si oficer në Rusi në Akademinë Ushtarake Moskë. Shërbeu si instruktor në Ushtrinë Kombëtare. Arrestohet në 12 Nëntor 1944 dhe pushkatohet nga një skuadër partizane
.
MUHARREM LLESHI
Lindur ne Tirane 1887. Rrjedh nga nje familje Atdhetare. Dy djemte e tij Sulejmani dhe Islami benin pjese ne Organizaten Balli Kombetar. Pikerisht per kete naten e 12 Nentorit 1944, njesite Partizane vrane Lleshin.
RIFAT TËRSHANA
Lindur në Dibër 1904. Kryen akademinë ushtarake dhe fiton gradën Toger. Arrestohet në 22 tetor 1944. Ka shërbyer vazhdimisht në rrjeshtat e ushtrisë Kombëtare. Pushkatohet nga njësi partizane me urdhër të Mehmet Shehut në 1944.
RAKIP KALENJA
Lindur ne Mallakaster me 1901. mbaron gjimnazin e Shkodres, mandej vazhdon studimet ne Akademine Ushtarake Torino ( dega e xhenjos). Me 7 Prill 1939, luftoi me arme ne dore kunder fashisteve italiane. 12 nentor 1944, pushkatohet me urdher te Mehmet Shehut
MUHARREM LIKU
Lindur ne Tiranë. kryen studimet e larta ushtarake ne Stamboll . Me 1920 kontribon si oficer i karieres ne organizimin e ushtrise shqiptare. Morri pjese intesivisht ne mbrojtje te kufijve teritoriale te eliminuar eliten e oficerave te cilet urenin komunizmin . Ne mesnaten e 31 Tetorit 1944 pushkatohet nga njesite partizane.
SUBI TOPULLI
Lindur ne Gjirokaster me 1891. Oficer i karrieres ne ushtrine kombetare. Mbaruar Akademine Ushtarake ne Itali. Pasardhes I Bajo dhe Çerciz Topullit rilindasve qe jeten ia dhuruan Atdheut dhe Kombit. Pushkatohet nga njesitet partizane naten e dates 12 Nentor 1944.
ABDULLAH SARACI
Lindur në Tiranë 1910. Kreu akademinë ushtarake në Itali. Kapiten I Ushtrisë Kombëtare. Komunistët kriminelë më 1 Nëntor 1944 e pushkatuan së bashku me Major Muharrem Likun.
Prof. Dr. LORENC BASHA
Lindur ne Shkodër ne 1900. Kreu shkollen franceskane ne Shkodër kurse studimet e Larta ne Austri ne degen e Linguistikes. Vite me radhe nendrejtor i gjimnasit te shtetit ne kryeqytet. Atdhetar dhe intelektual i rangut te larte. Ne 12 Nentor 1944, me urdher te Mehmet Shehut pushkatohet
ANTON FEKEÇI
Lindur ne Shkodër me 1917, me baba Austriak Josif Pekec dhe me nene shqiptare, bije nga dera e Boriçeve. Keshtu Anton Fekeci vendoset perfundimisht ne Shqiperi duke sherbyer si oficer ne ushtrine kombetare. Naten e 30 tetorit 1944 guerilet Partizane e pushkatojne.
AKIL SAKIQI
Lindur ne Dibër te madhe 1907. Mbaroi me rezultate te shkelqyera Liceun e Korces. Diplomuar ne Akademine ushtarake ne Rome. Italine fashiste e priti me arme ne dore. Dallohej per zotesine e tij ne rrjeshtat e ushtrise Shqiptare. Akili si dhe shume oficere urenin komunizmin. Naten e 28 tetorit 1944 ne prakte “Çlirimit” me urdhër te E.Hoxhes pushkatohet.
PETRAQ PEKMEZI
Lindur në Ohër 1901. Mbaroi fakultetin e inxhinierisë në universitetin e Vienës, zotëronte pesë gjuhë të huaja. Pushkatohet nga guerrilët partizanë në 12.11.1944.
BAJRAM CUKA
Lindur me 1895 në Lis të Matit; shkollohet ne Shkollen e Xhendarmarise së Shtetit shqiptar; gradohet kapiten; punon nga vitet ’30-’44 Komandanti i Durrësit; pushkatohet me 3 nëntor 1944 në Sharrë të Tiranës
MEHMET MAHMUT DADO
Ka lindur me 1918 ne Gur te Bardhe MAT; mbaron akademine ushtarake ne Itali; dhe diplomohet shkëlqyeshëm në këtë akademi. Zotëronte 4 gjuhë të huaja; nuk prononte të bënte betimin përpara flamurit Italian, por vetëm atij shqiptar; vritet nga njësitet guerrile në nëntor 1944.
SELMAN OSMAN SHTJEFNI
Lindur me 1 Dhjetor 1905 në Shtjefën të Matit. Shërben në kalorësinë mbretërore ku shkëlqen dhe gradohet me gradën “kapiten’; Pushkatuar me 31Tetor 1944 së bashku me komandantin e tij rusin e bardhë, Boris Belevsi.
ALEKS MAVRAQI
Lindur me 1895 ne Preveze. Mbaron studimet per gazetari; punon me gazetarin e shquar Nebil Çika; martohet me te motren e tij; nje personalitet e ishquar i gazetarise shqiptare te viteve ’30; pushkatohet ne hotel Bristol ne nentor 1944.
SELAUDIN ALI KORÇA
Lindi ne vitin 1911; i biri i patriotit Hafiz Ali Korça ndërpret studimet në Itali për të ardhur në atdhe me porosi të babait të tij në luftë kundër fashizmit dhenazizmit. Pushkatohet në Tiranë në vitin 1944
FAIK SHKUPI
NDUE PALI
MINELLA KOTKOCI
FARI DOBULLA